JETË NË KUTI SHKREPËSESH…

Nga: Eduard  FRROKAJ

Fatos Kongoli shkrimtari ynë i njohur ka një titull metaforik romani ”Jetë në kuti shkrepësash”,më duket vetëm një metaforë interesante,huazim për simbolikën e shkrepëses së shqiptarit…Njeriu me shkrepës frikësohet nga nata dhe dëshiron të ndriqoj rrugën, rrugën pa dritë, ama shkrepësa e shqiptarit është model unikat në këtë botë moderne që ecë me shpejtësi dhe që do ta kujtonte me mall, nostalgji dhe shaka shkrepësen e shqiptarit…

Made in France…
 
Kur vinë mërgimtarët nga toka helvetike sjellin një kuti shkrepësash, janë 4 shkrepësa zakonisht të vendosura në një kuti që djemtë e ri ia sjellin gjyshit për të dredhë ndonjë cigare duhan në odë të burrave, pa një pa dy të tregojnë qmimin në raste të zakonshme për të treguar superioritetin e shkrepësave model unikat nga Franca.Breza të tërë shqiptarësh kanë sjellë të njëjtat shkrepësa në atdhe të shoqëruara me ”Marlboro light”…Por një ditë nuk u shkëput tradita por u zbeh funksioni i shkrepësave të sjellura nga Zvicra dhe të prodhura në Francë.Një hënë e errët doli në sipërfaqe të dheut do të thoshte ironikisht Kadare dhe ua lëshoj rrugën shkrepësave të vetme funksionale në atdheun e shqipeve.
 
Made in China…
 
Shkrepësat që janë aktuale në atdheun tonë të dashur dhe të brengosur nuk kanë etiketë prodhimi duket se janë të prodhuara në ndonjë bodrum të errët pasi kanë një dritë në fund që I duhet shumë shqiptarit ama duken se janë të prodhuara në Kinë me shumkicë dhe me qmim të lirë, pasi nuk mund ti thuash si djemtë e tokës helvetike se kaq është qmimi i tyre, duket se janë të prodhuara nga një dashuri e madhe dhe marramendëse si në epokën e komunizmit ku xhaxhi nuk do të lejonte prodhimin francez sepse popullit i duhet drita sepse është aktiv në punën e përditshme për të mirën e Republikës e cila po ”ndriqonte nëpër natë”…I kemi vënë re në c’do cep të atdheut shkrepësat me një dritë në fund ndoshta shkrepësat më unikate në historinë moderne të teknikës dhe teknologjisë.Pleqtë që rrinë nëpër oda të burrave (sado të rrallë…) i kanë harruar shkrepësat që i sjellin djemtë nga Helvetia, këto që duken si model kinez u duken më ekonomike dhe logjike si thonë ata në këtë kohë këto shkrepësa s’kanë të paguar…
 
Jetë në kuti shkrepësash…
 
Meselja e tregimit o burra të dheut është se ne jetojmë në kuti shkrepësash, ky model ” barbar ” i shkrepësave që i ka secili shqiptar dhe secila familje na duhen për të shkuar në toalet sepse Republika nuk po përparon që të ketë dritë të mjaftueshme për njeriun e saj.Këto shkrepësa u duhen shumë të sëmurëve në spitalet tona legjendare (Spitalet në Arbni nuk shërojnë njerëz…?!),poashtu u hyjnë në punë të afërmëve të pacientëve të shtruar për të ua lëshuar dritën në kokë që të hetojën në errësirë se ku janë ata tipa që pijnë barna të stërshitura!,U hyjnë në punë jashtëzakonisht shumë bujqve dhe punëtorëve ( të pakët) për të shikuar mekanizmin përballë që të mos e këpusin dorën,na duhen të gjithëve për të gjetur cigaret nëpër dhomë kur ndalet rryma dhe për të shkuar që të ndezim gjeneratorin me cigaren ndezur…Kështu kotet në gjumë Republika jonë , krenare me zbulimin unikat shkrepësat e rralla pa etiketë prodhimi që duken si kineze të prodhuara në kohën e xhaxhit ( se puna është se Kina është fuqia e dytë ekonomike në botë),jetojmë pra në kuti shkrepësash…Ndoshta vetëm jam mahitur pak, se punët qëndrojnë shumë bukur si në Helvetinë e djemëve me shkrepësa Made in France, apo jo burra të dheut…Besa koha është e shkurtër e do të bëhet më mirë?!…Derisa të bëhet më mirë vazhdojmë ti kërkojmë me shkrepës në kokë në spitalet e Arbnisë pacientët që pijnë barna të stërshitura në spitale legjendare dhe vazhdojmë të jetojmë në kuti shkrepësash…

Shkruani nje pergjigje