U SHUA ALI OHRI, KALORËSI I MONARKISE
Pak ditë më parë ndërroi jetë Ali Ohri. Ai ishte kalorës në kuptimin profesional, sepse kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në armën e Kavalerisë në Milano. Por më tepër ai ishte kalorës sepse i përkiste shtresës së aristokracisë shqiptare, që kishte luftuar me breza për pavarësinë e Shqipërisë. Ne Itali titulli “kavalier” i jepet atij që është dalluar për punë të gjatë në dobi të vendit, dhe po të kishte titull të tillë këtu, ai do ta meritonte sepse, përveç të tjerave, ai vuri bazat e armës së kalorësisë në Shqipëri gjë për të cilën “mburrej” duke treguar bocetat e librit “Shoku im kali”.Aliu e filloi karrierën ushtarake në një mënyrë origjinale. Tregon ai: “Viti 1937, isha në pallatin mbretëror kur shkova për vizite rastësisht kalon Mbreti dhe pyet motrën e tij: “Kush është ky djalë?” “Është djali i Xhenanit, kushëri i dytë i Mbretit”. Duke parë gjatësinë dhe origjinën Mbreti i propozon që ta dërgojë në Akademinë Ushtarake për të shërbyer më vonë në Garden e tij.Me gjithë kundërshtimin në fillim të të atit, Aliu shkon në Milano ku regjistrohet në Armën e Kavalerisë. Në atë armë ishte shumë vështirë të pranoheshe. Përveç aftësive fizike, pranimi aty kishte të bënte me origjinën traditën, etj. Janë të paktë 4 ose 5 shqiptarë që kanë mbaruar këtë armë fisnike. Mbas tre vjet në Milano, Aliu mbaron edhe dy vjet shkollë aplikacioni në Torino. Shërben për pak kohë në Firence dhe kthehet në Kosovë.Në vitin 1944, për vetë bindjet e tij monarkiste është pjesëtar i grupit të Abaz Kupit për të cilin ruajti respekt gjithë jetën. Në ‘45 e nxjerrin në lirim. por ai nuk i ndahet “kalit”. Punon me repartet e kavalerisë, me fermat ku rriteshin kuajt, ne garat e hipizmit. Jeta e tij nuk mund te mendohej pa mikun e tij.Por kjo punë nuk mund të vazhdonte gjatë. Oficerin e “Zogut” nuk mund ta linin të qetë. Në vitin 1949 e arrestojnë dhe e dënojnë me pesë vjet burg, nga të cilat 13 muaj në birucë, “për tentative arratisjeje.’
Mbas burgut jeta e tij u veshtiresua, por nga pasioni i tij “kali’ nuk hoqi dorë. Punoi mbas punës së krahut si konsulent ku e thërrisnin dhe studionte literaturën përkatëse.Vitet e demokracisë e gjetën Aliun në moshë të pjekur. Tani Monarkia ideali i tij i rinisë, ishte bërë parti legale. Ai nuk u ngut të hyjë vetë. Kishte diçka fisnike në shpirtin e tij. Ai priti një ftesë të cilën e meritonte. Kur Leka Zogu erdhi në Shqipëri në vitin 2002, ai porositi që dua të më presë në aeroport komandanti i Gardes, Ali Ohri. Në vitin 2003 me organizimin e Oborrit, ai u emërua Camberlan i Oborrit (përfaqësues i Mbretit) dhe Kryetar i Oborrit Mbretëror, detyrë të cilën e mbajti deri ditën që ndërroi jetë.Me Aliun jam njohur vite me parë. Bile ishte ai që më afroi nga mbiemri. Mos je djali i Akilit? Kam qenë shoku i tij ndonëse më i ri. Të jesh krenar për babanë, fjale qe me pare nuk i kisha dëgjuar nga jo familjare. Ai se bashku me një oficer tjetër i ndjeri Reshat Beqiri, me dolën dëshmitarë në gjykatë në vitin 1990 për legalizimin e vdekjes se babait……Në verën e vitit të shkuar, në ballkonin e shtëpisë së tij i bëra disa pyetje:
- Cila ka qenë dita me e shënuar e jetës tënde.
- Ardhja e Mbretit në Shqipëri, rivendosja e emrit të bulevardit kryesor të Tiranës Zog I dhe se fundi përurimi i shtatores te Ahmet Zogut në Mat. Berisha me tha, me këtë vepër nderoi themeluesin e shtetit modern shqiptar. Me këtë vepër nderoi dhe veten e tij.
- A ke ndonjë peng nga jeta jote?
- Nuk arrita t’i shërbej Mbretit Zog I.
Ali Ohri ishte një ikonë e Mbretërisë të cilës i shërbeu me përkushtim dhe bindje të thellë. Jam Zogist deri në majën e thoit, e përsëriste vazhdimisht. Ai mund të ketë qenë oficeri i fundit i Mbretërisë që ishte në jete.Nuk arriti te botoje librin e tij te jetës: “Kali shoku im”.
