LLOGARAJA –NATYRE DIMRI

Nga: Gezim  LLOJDIA

ATRAKSIONI

“O malet e Shqipërisë….Një melodi ëmbëlsisht,pafundësishtë më zgjon ndenjën.Duhet të jetë gjuha e shpirtit, që të flasi për botën ëndërrore dhe poetike.I pafundëmi Naim.Këto vargmale në këto vise,pa penën e Naimit,nuk do ta ruanin këtë rrëzëllim!Në Llogara mbrijmë në muzg.Llogaraja është një atraksion natyror në jugperëndim.Një peisazh gati mahnitës qarkon këtë grykë mali.Pemët gjithmonë si në historinë e kahershme kanë mbetur me një stinë,por ruajnë një ngjyrë,të blertën.Llogaraja është një nga ato perla,që sa më shumë e sodit dhe e njeh edhe më shumë të befason.E gjendur në një lartësi mbi 1000 mbi nivelin e detit,është një hapësirë e mbytur nga gjelbërimi.Por më çuditshëm është fakti se ky masiv malesh rrëzohet përmbi detin Jon.Dhe ky rrëzim është kaq mahnitës.Llogaraja është një nga ato parqet më të mëdha, i kthyer në një rezervat pyjor.Është së fundmi një qëndër e vizitueshme turistike malore,ku rruga për atje deprton nëpërmjet një soji turizmi alpin.Zhbirimi nëpër disa rrugë për në Llogara.

1-Monument natyre.Qafa e Llogarasë ngërthen habitshëm një ndër monumentet e nënës natyrë.Po kaq e njohur historia e pamja e saj.Është një nga pishat më të rralla të këtij masivi malor.E formuar mbi tokë,u rrit dhe jetoi jetën  e një pishe të përkedhelur,të vizitueshme dhe të admirueshme.Madje lidhja flamur-qytet nuk mund të mos vihet re.Dhe sikurse Zoti i  bënë punët me “sira”,dmth të parën të dytën të tretëm, kështu si një murë me rradhë tullash,në fillim solli pishën si një ogur,le ta ledhatoi natyra me mjetet e saj,më vonë gatoi vendin ,solli rrethanat që flamuri të mbrijë në qytetin ku ishte ëndërruar e luftuar për flamur.Mirëpo portretin e saj era e “daltoi”  si një skulptor –mjeshtër i rrallë natyre.Jugat i “krehën” degët, dhe kur mot pas moti,orë pas ore, minutë pas minuti,ndër kohët..Kështu pamja e saj u shfaq ndryshe.Dhe në të vërtetë, aty era të rreh në çdo kohë.Të këputë ,thonë vëndasit,brisk është.Është dhuratë natyre.Por dora e njeriut ka prekur simotrat e saj.Zjarret e verës janë frut i këtij “kontributi masakrues të pishave.Faqja ,qw pwrkarshi detit puthitet eshte zhuritur e bwrwr kwrcure.Ore shqiptare po se hoqet nje herw  kwtw  dreq zjarrin nga dora.

2-Kufizimet.Sipër është ky mal,poshtë këmbëve të tij plazhi i fshatit Palasë.Plazhet joniane përbëjnë në rreth 30% të vijës së përgjithshme bregdetare një pasuri e virgjër.Do të mbeten kësisoj të atillë,deri sa dora e shqiptarëziut,mos qoftë e thënë të kujtohet një ditë që paska haruar kaq gjatë dhe  ti betonojë siç di vetë!Ishalla mos qoftë kështu se kusur nuk duhet lënë atyre  zhvigjërojnë perlën joniane.Në perëndim kur dielli zhduket është qyteti i hershëm Orikumi(Oriku)i ndërtuar në shek.VI p.e.s.Fle poshtë këmbëve tonë,në këtë mbrëmje vere.

3-Sipërfaqia.Hapësira e blertë e këtij masivi shtrihet në një sipërfaqe,prej 1020 ha.Vendodhja kap një largësi nga qyteti bregdetar ,prej 37 km.Shtrihet në një rrugë panoramike.Gjalpëron përmes saj drejt jugut, dhe udha si atherë përmes kthesave,me ngjitje-zbritje,kur je në kthesën e parë frika të merr shpirtin.Ujërat tej poshtë  tejqyrin si pasqyra, që kanë thellësi dhe hipnozë janë marremëndëse.

4-Lartësia.Një pikë e hershme topografike ka regjistruar një shifër.Besoj se duhet të bëhet fjalë për1027m,lartësi përmbi detin thikë.Është një grykë tepër e cuditshme,kur makina shket nëpër asfaltë.Lugje midis për të thyer rutinën.Fytyrë bulçimbuluar.Një rrugëtim i kufizuar dhe përmes ndihet aroma e malit.Thellësia e mushkrive, që ngopen aromë mjalti.Vijëzimi i vargëmalit ,një krahëqafosje me përbërës baltë,bimësie,humus ,shkëmbinj,magmë.Mali ruan hijen e tij,frika e mugëtirës është e rëndë.Dhe një zë radio, që vjen nga sipër:”Rrugës së malit kur vije,dridhe moj syzeza …dridhe…soji i këngës trubofolk,që gjithsesi i mbahet ritmit të vjetër.

5-Ujërat rrjedhin.Ujërat shkoqur flasin për lëvizjen.Filozofike e kulluar.Vijmë nga lindja.Zbresim në perëndim.Shtëpia e origjinës :është Lindja.Shtëpia e fundit :perëndimi.Kush mundet ta ndaloj vërshimin e ujrave në perëndim ?Nga Naimi kemi këtë frazë vargëzimi:” …Ujrat,po burojnë dhe venë tuke kënduar…

6-Hëna në Llogara është si në tjera vende.Por në netët e verës bëhet më i lexueshëm shpirti i saj.C’farë  mund të jetë hëna në Llogara?a-Hëna-tregues domethënës.b-Hëna-observues.c-Hënë e zbehtë,fytyrënxehtë.d-Gjuhë e hënës e mistershme.e-Hënë e ngrënë.E fshehtë e pathënë. Në hënë të ngrënë-drurët e prerë,rrojnë njëqind herë.Përmbys hëna-zënë shirrat.Drapëri i hënës-fshatari pshurr ugarin e porsambjellë.Hënë e ngritur-shpërthim sythesh.

DUKATASIT

Vëndalinjtë janë dukatasit.Portretizimi i tyre i plotësuar:njerëz mandjehollë,të presin me sofrën,pra një farësoji nga shqiptarët e  vecantë me tradita nga më të mirat.”More Dukati me famë/ke nxjerrë burra rrallë,ke nxjerrë burra mirë, parë Dervish Alinë…. njëzet Hodo Zeqirë, luftoi me Italinë, Gjormë e Llogara” dhe me tej Sado Koshena etj…Nuk dua të futem në historira, që ka vulën e mirë dhe të keqe siç ishin luftrat apo të flasë për trimat e marrë…Por dua të zhbirojë një anë tjetër të tyre atë të zgjuarsisë natyrale,të mëndjes së holle,të ironisë tepër të goditur që vetëm Zoti ua dhuron shpesh njerëzve, që jeton në afërsi të maleve.Pa matu dot me dukatas,më thanë ca vite më parë kur bënim udhë për në fshatin e vjetër.Do ta provojmë ,thamë ndërsa një grup i moshuar na doli  sapo u shfaqën shtëpitë.Kuvenduam një cop herë por duke i pyetur për të marrë përgjigjen e zgjuar ,sepse ai dukatasi po na fliste se fshati i tij kishte qënë nacionalist etj etj.Si shpjegohet zotëri, i fola,që Dukati në kohën e luftës rreth 60%  ishte  nacionalist,duket që nuk e kapi dhe u hodhë jo 60,por 80-90%, ja po i shtojmë 95%,fola,pa hë ,më tha ku do të dalësh.Kjo shumicë kështu kaloi në kohën e partisë .Ku e vërteton këtë,po Dukati sikur pati shumë kuadro apo jo ka edhe një biçim anekdode ,dëgjoje zotria jote: kur erdhi një i qeverisë në Kuç,e kapën fshatarët dhe i thanë:”Di gjë Qeveria pse parku na dërgoi ne që kemi qënë me luftën atobuzin me ngjyrën blu dhe Dukatit, që ka qënë ballist i dha atobuzin me ngjyrën e kuqe…mos na e kanë bërë me qëllim…thua” ,hë mirë vazhdo tha dukatasi,pastaj aty nga ’91 ishte  në favor të partisë ,kur fitoi PD  votonte vetëm për PD,kur fitoi PS  ja jepte votat asaj ose aleatëve dhe tani ja dha  PD pra një llojë pragmatizmi i admirueshëm.Ka dy shpjegime tha plaku i mençur dukatas.Një pohim është ky pse Dukati u bë nacionalist.Ishin të pasur dukatasit,kishin mall ,prona  ishte hapur llafi se në Lindje ,Rusi,bollshevizma ua mori të gjitha,prandaj shkoi andej më kupton,ndërsa e dyta ndoshta ngaqë i kuptojmë gjërat me vonesë dhe reagojmë me vonesë.Shumë e pastër dhe filozofike,thënia.Dhe kjo përgjigje tek njeriu i parë, që ndeshëm në udhë,prandaj e meritojnë dukatasit respektin, që duhet të kesh për tu hequr kapelen.Për kullat e Dervish Aliut.Janë monument  thelbësor ndër vlerat e kësaj zone.Bëhet fjalë se u ngritën rreth shek XIX dhe i përkisnin Dervish Aliut,ato ngrehina kulle përmbajnë vendet e vrojtimit të mbrojtjes,ngrehinat e ngrenies etj.Një miku im ka gjetur një shprehje flori”Dukat-gjysëm misiri”,çka përshkruan gjografinë e tij, që rrethohet nga deti,mali dhe fusha.Sot Dukati ka një ecje të vrullshme ka një historik ku kanë sjellur të gjithë vlerat e këtij visari dhe një botim me  gazetën”Dukati”.Dukati ka patur edhe një polifoni që duhet ruajtur.Kaq për fshatin që të mëson rrugën drejt vargmalit ku endet mjegulla e bardhë, ndërsa retë qumështore vijnë e mbushin kupën e tij.

PERLA E MESDHEUT

Brilantët nuk gjenden vetëm të fshehur nën tokë.Perlat e ralla të natyrës mesdhetare kanë zgjuar edhe emrin e këtij mali në jugperëndim të vendit.Cilësohet ndër perlat e Mesdheut.Qafa e Cezarit.Legjionet e Cezarit e pushtuan këtë qafë,në kohëra të hershme..Thuhet se kanë kryer aty edhe fushimin.Po I cek shkurtimisht historitë.Në dimër në Llogara ka një pamje të mrekullueshme.Rrugët e bardha.Dëbora kapicë.Gjithshka borëmbuluar.Fshati turistik “Llogara” disponon :16 vileta druri.Në lokalin e vilave gjenë origjinën me veshjet dhe kafshët e rralla.Por ajo, që të largon është cmimi.Edhe në këto lartësi malesh,si atje poshtë këmbëve të tij në bregdet përsëritet një histori,tarifat mbeten të larta.Për kë janë ndërtuar vallë këto lokale,vila,ngrehina, shtëpi komode këtu dhe në buzë deti,kur cmimet mbeten kaq të shtrenjta,për cilën koha dhe për cilët njerëz?Ndërsa kur zbret në bregdet të vjen për të uluritur kur pronarët të thonë një natë kushton kaq shtrenjtë.Hotele,motele,restaurant për kë,për drogaxhinjtë,të korruptuarit,harëmsëzët,maskarenjtë,hajdutët,dhe batakçinjtë po ajo pjesë që mbahet me pak të ardhura do ti shijojë vallë  këto mrekulli dhe a do të flasi dot për këto bukuri naimjane si në poezi,apo”mollë e ndalueme”…gjithandej për fukaranë e gjorë.Në kohë turizmi ku thuhet se gjallohen miliona USD,ku shkojnë ato  dhe si shpërndahet fitimi apo këto pasurojnë një pakicë pronarë hotelesh,shitësit e pako gjë pas tyre…Ajo, që më ka tronditur vazhdimisht janë mënyra,ose më saktë konceptimi,arkitektura e lokaleve kaq skandaloze sa më s’bëhet,a s’morëm dikur një përvojë nga vëndet, që kanë bërë turizëm malor qëkur,apo do të vazhdojmë shqiptarçe historinë e nisur.Ajo çka është bukuri e pasuri e natyrës e dhuratë e tjetër kujt,ajo çka është dhuratë e duarve të njerëzve është për të vënë duartë në kokë.Unë, do të kërkoja tradicionalen edhe në ngrehinat e këtij mali turistik.Vetëm kjo u mbetet në mëndje të atij turisti, që gjeti pak kohë e u ngjit tek kjo bukuri,që ne e ngremë në qiell me fjalë,por që  më shpesh përditë e rrëzojmë  poshtë me shëmtimin e duarve tona.

KËNGA E ZOGJVE 

“Gjuha  vete tek dhëmb dhëmbi”.Në të vërtetë gjuha, që të lexojë një peisazh fantastik vete tek përshkrimi poetik.Dëgjoj këngën e zogjëve  fshehur në muzg.Vërtik më shfaqet bukurisht Naimi, që këndonte: Për këngën e zogjëve,thoshte Naimi:-Tek këndon thëllëza me gas dhe zogu me dëshirë…..E qyqja duke qeshur,bilbili me ëmbëlsi……Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcëjn’ e këndojnë…..Dallëndyshe bukuroshe,që thua mijëra fjalë……Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë…..Se nga dëgjonet thëllëza……Zoqthit që flasin belbër…

Një tufë e tillë bënë një  “paradë” përpara syve tanë.Ikin dhe klithin,bisedojnë ,kanë edhe ata gjuhën e tyre,që u ka dhënë Perëndia.Një ditë të tërë kanë dëgjuar këngën e tyre të mistershme.A mund ti deshifrojmë sado pak gjuhën e tyre.Se besoj,sidoqoftë le të matemi pak.

Kumte.Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë.Pikërisht është ajo.Janë lajme të zogjëve në ajër.Brenda realitetit të tyre.Qëndron komunikim misterebërës , kumtenxjerrës të pashpërbëshëm.I gjithë realiteti i robëruar është agjenci lajmesh me gjuhë eteri.C’farë duan thonë?

1-Të të vënë në dijeni.”Sizmografi” i tyre ka regjistruar.Kohë e pikëlluar.Mot trazuar.Dimër i nxirë.Arrinë.Lexuar në sytë e mjegullës me forma engjëlli.  2-Të zbardhin në qiell,mesazhin  e gjetur nën drapërin   e hënës.Gjumëdremitja e nënës.E pagjumja.3-C’gjuhë lexojnë hiperbolat?Në ç’gjuhë  shkruajnë ,heliogrife, thua hë!Por të pa lëçitshme.Një adresë.Hapsirë boshë.Uebsajti u gjetë:ëëë misteret e zogjve.com.

Mistike.Shkruan gjërra fshehtësie.Deshifrojmë:Qyqarë po zbret shiu!Bagëtia fle zbuluar në haur.Zahireja s’del .Murrëri do na mbërthej.Bëhuni erë!… dv.Skalitur.Citate të hershme.Treten në qiell.Të pakapshme,për mëndje dhe sytë.Vrapojnë këta zogjë,por a e dinë për ku? Qetohen.Hidhen,përdridhen.Të çorientuar nga zhurma,ecin kuturu.Kurrë si lanë të qetë njerëzit,në kuvendimet e tyre madhështore,apo në spektaklet me performancë pranverore!

FLUTURAT

Gjithkund i kam parë në këtë vargmal.Kënga e Naimit për fluturat është:”…O flutura krahëshkruara,që fluturoni nëpër erë.C’vargje perlë!Ngjyra.C’farë yje-gërmash gjënden në telajo të krahë-fluturave? C’nokturn!Heliogrife, simbole të lindjes.Të pagjetura kuptimi. Shpellave.Me muzgje harrimi.Fluturat ku rrojnë?Pothuajse gjithkund.

Shpirtëra.Te lugu i murrëm kam ndjerë shpirtëra,që notojnë në erë.Në kohët e hershme ,gra të mëhallës zunë kujën:Na mbetën në derë,pelat  shterpë,kur panë fluturat në derë.Mushkat po shterpë e shterpë.Flasin gojët :Ato janë shpirtëra.Shpirtëra,që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell.Shpirtëra,që rrojnë.Shpirtëra që vijnë.Një pikë e vetme është.Diell është,diell-bëhet,diell-zbret.Porse fluturat,ç’lajme përcjellin ashtu në eter.

COPËZA MEDITIMI

Drurët e këtij masivi në dimër.Të mugulluar.Mbështjellur me puhi.Lexon në sy.  Tablo pikëlluese.Me lakuriqësi.Vjeshtë.E thjeshtë.E vjetshmja.Si e parvjetshmja. E hershmja.E sivjetshmja. Në vjeshtë.Gjethe pikëllim.Argjendi i hënës .Në faqe.Në  fytyrë u plake moj gjethurinë.Është vjeshtë e tretë.Silueta e dimrit.Shfaqet me kapotë  ushtarake.Gjethja,që s’pranonte të zbriste nga pema.Tha se quhej:”kryeneçja”.

SHTERPËZOI BLETA

Qindra km për të ardhur këtu,vajtje-ardhje,ikje dhe kthim.Në lëndinë kullosnin bletë.Nëpër fletëverdha.U pengua luleverdha.Roit në zgjua.Uji shtërpoi në krua.Si atëherë det.Me katër fletë.Tërfili në lëndina.E gjora  harresë.Kullosin bletë.Shumë pyetje në përgjim.

Amidoni zbret.Vjeshtës së tretë.Vjeshtës  së fundit.Tatëpjetë. Mbrijmë sërish tek objektivi realiteti ynë. 

LLOGARAJA NË CDO STINË

Fytyra e këtij mali është gati e përcaktuar.Turizmi gjallon dhe do të jetë primar.Llogaraja në cdo stinë është vendi më tepër i preferuar i turistëve vëndas dhe të huaj.”Nga kështu udha or mik?Një kafe në Llogara.Më shpjegonte një vendas.Një avokat kërkoi ta nderonte një mik.Ishte viti 98.Vinte nga Gjermania,i  bardhë miku.I ftohtë si Llogaraja.I ngrysur si sterra.Ndonja treçerek ore rrugë,mbritën.Pa hyrë në lokal miku bërtiti.C’pate i thanë!Gjermani u pataks.Kishte parë një njeri me kallash në krahë.Rri o burrë ngulu,s’është gjë,është roja i lokalit,i shpjeguan.Cuditërisht borina sivjet krijoi ngjyrën e saj bardhësinë.Rrugët u bllokuan.Por turistët ngryseshin dhe flinin në dhomat e rehatuara të ngrohura nga oxhaqet me drurët e pyllit.

LLOGARAJA NJË ATRAKSION

Llogaraja është një atraksion natyror në jugëperëndim të vendit.Një peisazh  gati mahnitës qarkon këtë grykë mali.Pemët gjithmonë si në historitë e kahershme kanë mbetur me një stinë,por ruajnë një ngjyrë,të blertën.Pylli ka disa lloje drurësh,por dominuese është pisha.Ajo ruan gjelbërimin e kudohershëm,freskinë si dhe është tepër dekorative.Ujërat e Llogarasë janë të kthjellta.Kjo është karakteristikë e burimeve malore me përmbajtje gëlqerore.Kthjelltësia e tyre është pjesë e origjinës malore.Ujërat këtu në Llogara si në të gjithë botën kanë një rrugëtim të përhershëm.D.m.th,ndërsa fromohen në Lindje,zbresin në Perëndim.Shkurt,kokat e tyre janë burimet e malit,ndërkaq këmbët janë derdhjet tatëposhtë malit.Ndërsa flora shfaqet me këtë hijeshi,fauna më tepër në Llogara s’bie në sy.Ka disa lloje zogjësh.Gjuetia e derrit të egër është një sport i vështirë me rendje të gjata dhe prita në thellësi të pyllit.Ndërkohë kësaj faune i janë shtuar edhe sorkadhet.Janë 5 të tilla.Ngjyra e tyre e kuqëremtë në të bardhë,qetësia e tyre,ndrojtja e admirueshme afrojnë vizitorë.Cifti i parë është blerë në Greqi,thotë një punëtor,për 5 mijë euro.Kur u rrëzua nga drurët trishtimi i dëborës në mes marsi,atëherë sorkadhet vunë kujën,jo për ikjen e bardhësisë,por për stinën që do të sillte çeljen e gjethit.Ishin në pritje.

Shkruani nje pergjigje