Mes dy rrymave botërore

Nga: Arian  REXHEPI

I ndodhur para hartës politike të Europës, gjykimi është më racional dhe dobiprurës në koherencë me ndryshimet e pritshme dhe hope të gjigandit perëndimor ndaj vendeve ish komuniste. U ndjeva keq kur kujtova deklaratën zyrtare të një prej liderëve të fundit të diktaturës shqiptare se “vendi s’i përket as Lindjes “arkaike” dhe as Perëndimit të vrullshëm, duke penalizuar kombin që jo vetëm shpirtërisht i përket qytetërimit të vlerave. Të fundit nga blloku lindor i Traktatit të Varshavës, Ukraina dhe Gjeorgjia, janë të lidhura ngushtësisht me Rusinë e stepave dhe të tokës së bukës, pa përjashtuar rezervat minerale ndër më të mëdhatë në rruzull. Sikur të mos ishte shumë e lidhur varësia ekonomike me mbarëvajtjen dhe të ardhmen e tyre, Europës do t’i qe lehtësuar pamja në drejtim të performancës së paraqitjes së vlerave në tokat e lindjes. Me përjashtim të Rusisë që laget edhe nga Deti Kaspik, të tri këto vende zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në brigjet e Detit të Zi, që është dhe rruga lidhëse për në Europë dhe me më pak shpenzime, por jo e vetme.Rusia, me një sipërfaqe të vogël të daljes në det me një port jo fort të madh në krahun e djathtë kufizohet me Ukrainën dhe në të majtin me Gjeorgjinë. Pas Ukrainës ndodhet Evropa dhe pas Gjeorgjisë ndodhet Turqia si fuqi e parë në NATO dhe me ksenofobi ndjenjash të rrezikshme. Rrezik shumë i madh për Rusinë e sotme që po fuqizohet duke u nisur nga e para, pas rënies së perandorisë së kuqe. Federata Ruse me një sipërfaqe 20 milionë km katrorë po shpejton të zërë vendin e humbur duke kërcënuar me gaz, drithë e armë vendet e rajonit kur litarin pas qafe edhe më shumë po ua shtrëngon të zëna në kurthe siç zihen kunadhet.Ukraina, vendi i dytë për nga sipërfaqja në ish BRSS, jo vetëm dje por edhe sot shihet me admirim nga Perëndimi si burim fitimesh të majme dhe të shpejta. Udhëheqësit e Konfederatës Ruse, për shkak të shtrirjes gjeografike të madhe përgjatë kufirit të republikës ruse e kanë përdorur përherë si një skalion të mundshëm për të mbrojtur vetveten ndaj kërcënimeve serioze që shpesh i vinin nga përtej Uraleve. Kaq do të mjaftonte për të justifikuar shpenzimet e mëdha për arsenal ushtarak që kjo e fundit bënte me politikat e saj në këmbim të garancisë që u jepte vendeve me presionin e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhe hera herës të skajshëm siç ishte rasti i kundërrevolucionit Hungarez në 1956 dhe rasti i fundit inkursioni ushtarak i gushtit të 2008 ndaj Gjeorgjisë si çlirimtarë ndaj një regjimi që vetë populli nuk e donte për politikat që ndiqte.  Ukraina, më shumë shihet nga perëndimorët si vendi ideal në një luftë të mundshme ekonomike por edhe si bazë ushtarake në raste krizash. Rusia dhe aq më tepër SHBA s’e kanë harruar vitin ‘63 të shekullit të kaluar kur habitën botën me bazën kubaneze në prag të shtëpisë si kundërpërgjigje ndaj presionit të mundshëm që Amerika ushtronte për zona influence. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe sot por me kahe të kundërt drejt stepave ruse për më shumë tregje dhe hapësira të mundshme.Por gabimi më i madh qëndron te performanca që Perëndimi i ka bërë një kombi me një popullsi 50 milion banorë. Në kuadër të rrëzimit të barrierave midis popujve, qëllimi i fundit final për të jetuar në paqe ishte mbarimi i luftës së ftohtë që duket se nuk është shuar shpirtërisht pasi muret ka kohë që janë shembur. Premtimi që iu bë vendeve të lartpërmendura për ti mbështetur financiarisht dhe ekonomikisht veçse të ndryshonin kursin drejt perëndimit tashmë duket se nuk është mbajtur dhe pasojat problematike janë të pranishme. Në kundërshtim me psikologjinë e këtij kombi, perëndimorët zgjodhën versionin e tokës së djegur, pa llogaritur rusët. Pa përvojën e duhur të kapitalizmit dhe të prirura veç për fitime duke shitur armë pa harruar 100 vjet përgatitje ata shpejt u pasuruan duke thelluar korrupsionin dhe duke shpejtuar të shpallin kursin e ndryshuar. Ukraina po gabonte rëndë në politikën e jashtme duke shitur armë për të vrarë shpirtra dhe trupin e vajzave në rrugët e Evropës, si i preferuar në botën e seksit. Perëndimorët e panë si një oaz parajse dhe shpejt nxituan për t’u bërë pjesë e tortës me pirunj, lugë e thika. Në këta 20 vjet ndryshimet janë marramendëse dhe me devijime të shumta. Dhe një pjesë e përgjegjësisë bie mbi Perëndimin, që nuk guxoi për më tepër ose që nuk paraqiti strategji afatgjata për të ringjallur ekonominë e këtyre vendeve vitale. Në rritje, pakënaqësitë arritën kulmin me përqendrimin në disa duar të pasurive publike si kapitalist vendi dhe koncesionar të huaj. Kjo s’mund të kapërdihej nga masat e gjera që kërkojnë të drejtat që për hir të së vërtetës ishin më të shumta në kohën e lavdishme të Rusisë së Kuqe. Me operacione që u përdorën nga perëndimorët, ekonomia vendase u zhyt më shumë në borxhe, madje duke lënë peng edhe kishat e famshme, pjesë e shpirtit të tyre të identifikuar si ortodoksë të zellshëm, pavarësisht se edhe sot drejtohen nga Vatikani, por rituali është vendas. Jo vetëm kaq por në rrugët e Evropës ishte i parapëlqyer seksi ukrainas në këmbim të qejfit me çmime të larta për të kënaqur epshin. Dikur zotër të pasurive publike, sot e shitën dhe moralin drejt dëshpërimit që shpirtin po u merr dhe nuk ndalet. Ndikimi rus është i justifikuar si lider i Lindjes me hegjemoninë që rikërkon të vendosë duke ushtruar presionin me të gjitha mjetet. Si Juvshenko dhe Timoshenko e kanë të vështirë realizimin e reformave të nisura në drejtimin e duhur. Prova për këtë është Janukovic, një kryeministër i vendosur me dorë të hekurt nga Putini. Si ish president dhe sot kryeministër, ai po grumbullon pasuri marramendëse rreth vetes dhe po  udhëheq Rusinë gati si Stalini në vitet e mbretërimit me pushtetin e hekurt.Në raport me Ukrainën, Gjeorgjia si vend i vogël është parë me një sy tjetër nga oborri i Kremlinit. Si filorusë të zellshëm e të përkëdhelur janë parë dhe shumë të besueshëm për ndjenjat ortodokse. Pasardhës të Stalinit që i dha famën në botën e madhe ata përherë janë parë si barrierë e fortë ndaj Perëndimit dhe botës islame, një rrezik i mundshëm në ditët e sotme. Me Armeninë në krah, ata janë më të sigurtë për t’i thënë “JO” përhapjes së mundshme të islamit në ish republikat ruse me kombësi të ndryshme. Lavrov, për këtë dhe shumë fakte të tjera është i pakapërcyeshëm por si armen i zellshëm po e drejton gjysmën tjetër të botës sipas interesit të shefit. Detyrë që për shumë vjet e mbajti Shevarnacxe gjatë luftës së ftohtë kundrejt Perëndimit. Sot Shakashvili, një filorus tjetër është vënë në krye si kryeministër i vendit, që nuk po ndalet në ambicie, me mbështetjen që po i jep Putini.Duke ndjekur me vëmendje rast pas rasti dhe ditë pas dite ngjarjet në botë, kanë filluar të ringjallen krushqit e vjetra. Në botë, në vijë horizontale veprojnë dy boshte të fuqishme për zona influence.I pari është boshti perëndimor Uashington-Londër-Berlin-Tokio, që kërkon të realizojë standarde për të gjithë popujt e botës, me një shpresë të vetme të vendosjes së sistemit demokratik në të gjithë globin,duke shfaqur vlerat më të mira.
Dhe i dyti është boshti paralel me të parin, por i kundërt më parime duke kthyer aleanca të frikshme për të ardhmen e popujve, Francë-Greqi-Serbi-Rusi-Kinë. Të tre këto të fundit e kanë treguar mëse një herë ambicien për të sunduar me anë të dhunës.Ndryshimet kanë filluar të duken edhe brenda shteteve që janë pjesë e boshtit. Pas qëndrimeve të ftohta që De Goli mbajti ndaj Britanisë dhe Perëndimit duke kërkuar një vend lideri dhe ndryshimit të kursit që i bëri duke spostuar NATO drejt Brukselit kur zyrat i largoi nga Parisi në mesin e viteve ‘60 të shekullit XX e shoqëruar me ish presidentin e fundit Zhak Shirak si pro lindor me rivënien në eficencë të aleancave të vjetra me Rusinë, presidenti aktualisht në detyrë z. Sarkozi ka anuar peshoren me qëndrimin pro amerikan në balancën e botës, duke i dhënë zhvillimeve të fundit një kurs tjetër drejt shpalosjes së vlerave të përbotshme. Edhe Gjermania nga ana e saj po bën përçapje me ekonominë gjigante konkurruese në këtë botë klanesh. Kapitalit gjerman i intereson pa anashkaluar perëndimin,Greqia, Rusia dhe vende të bllokut lindor ku ka bërë shumë investime dhe kohët e fundit edhe Kina por me hapa më të vegjël. Mirëpo ajo është skeptike përsa i përket investimeve të fuqishme dhe fitimprurëse nga frika e rikthimit të sistemit të vjetër që nuk do të shohë kapitalistë të huaj që shfrytëzojnë krahun e lirë në vendin e tyre dhe me arrogancë hiqen si padronë të sjellshëm. Aq më tepër një Gjermani e konceptuar si armike e përjashtme e vlerave njerëzore që e tregoi me shembuj konkretë gjatë dy luftrave që bëri përgjatë shekullit që lamë pas, por që historia nuk harrohet. Në Lindje, brenda dhe jashtë oborrit priten ndryshime radikale nëqoftëse në kohë nuk ndërhyn Perëndimi. Me Bullgarinë dhe Rumaninë, Evropa është bërë pishman dhe e shikon me skepticizëm zgjerimin e mëtejshëm. Jo vetëm të shumtë në numër por edhe me një shtrirje të madhe gjeografike ajo e ka të vështirë kontrollin.Përballë saj ndodhet një shtet gjigand, Rusia, me një sipërfaqe më të madhe se Evropa e bashkuar dhe me një pasuri çudibërëse që fle në nëntokën e ngrirë nga akujt dhe bora.Ndaj dy kushteve, partneritet me të drejta të njëjta ose vasal i përjetshëm i Evropës moderne kundrejt pasurive të saj, Rusia do të parapëlqente një vend lider në Lindje, duke e ndarë botën nga e para. Prandaj dhe po nxiton Putini. Testi i fundit pati sukses me presionin  e gazit për ngrohje. Në palcë të dimrit Europa u gjunjëzua përballë gjigandit  rus Gazprom, në mbarë botën, më të fuqishmit. Dhe aq më tepër Ukraina, si e vobekta jetime që kërkonte divorc nga nëna kur mendtë i kanë ikur. Në gjykimin tim, më duket e paarritshme lënia e oborrit rus dhe kalimi në kahun e kundërt, pas shumë vështirësish që po has në këtë fillim shekulli me qasjet dhe largimet destabilizuese. Të mos harrojmë edhe aleancën ortodokse Rusi-Greqi-Serbi që prish ekuilibrat e botës sa herë që bëhet aktive ndaj aleancave të mëdha dhe të fuqishme siç ishte rasti për ndihmë ndaj Kosovës me NATO, e shumë të tjera në Lindje. Ia vlen të përmendim konfliktin ndaj Vatikanit me patriakanën e Moskës dhe Athinës në çështje besimi. Dhe rasti më i freskët, dhënia me koncesion e portit të Pireut, Kinës ekspasioniste si një ndër portet më të mëdha të botës me urat  të reja lidhëse. Ky trekëndësh fanatik përfshin edhe shumë shtete të tjera nën ndikimin e fuqishëm të rusëve. Pa dashje, nën ndikimin rus këto vende më duken të vogla. Kjo është edhe arsyeja që nuk doli i qartë roli i tyre si vende “të lira”. Me temperature nën zero, të shohim se ç’mund të sjellë koha që është veç e ftohtë dhe nuk ka shenja jete.

Shkruani nje pergjigje