Amendamenti për presidentin, Rusmajli: Është keqkuptuar

Nga: Taulanta  BOJA

Përfaqësues të mazhorancës në delegacionin shqiptar në Strazburg thanë se nuk kishin kërkuar shmangien e presidenti nga roli i mediatorit mes palëve politike për zgjidhjen e krizës. Ilir Rusmajli tha se amendamenti i tyre për këtë çështje ishte keqkuptuar.
“Unë besoj se kjo ka qenë ndoshta në mënyrë të pavullnetshme një lexim i gabuar ndoshta nga përfaqësues të medias sepse kontesti i amendamenteve që ne propozuam në Asamble ka qenë pikërisht që të koncentrohen të gjitha përpjekjet dhe t’i jepet e gjithe ndihma e Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës, presidentit të republikës me qëllim që ai brenda kuadrit që përcakton rezoluta të mund të eksploronte zgjidhjet” tha Rusmajli.
Duke komentuar rezolutën e Keshillit të Europës Rusmajli tha se aty kërkohet qartë ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet, por jo hapja e kutive. “Kërkesat që zoti Rama përpiqet sot e gjithë ditën t’i përsërisë gati në mënyrë automatike kanë marrë përgjigje drejtpërdrejtë dhe përfundimtare nga gjykatat shqiptare. Prandaj kërkohet të hapet spiralja me komision hetimor. Por komisionit hetimor nuk i lejohet kurrësesi që të prishë vendimet e gjykatave sepse është jashtë funksioneve të veta kushtetuese dhe këtu nuk ka asnjë lloj ekuivoku. Këtu nuk ka asnjë lloj paqartësie” tha Rusmajli.Ndërkohë një anëtare tjetër e delegacionit, Lajla Përnaska, rikujtoi edhe një herë incidentin me kredencialet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duke bërë përgjegjëse për këtë Partinë Socialiste. “Duke dënuar edhe një herë me shumë forcë këtë akt sa të shëmtuar aq dhe të padenjë, unë do të doja t’i bëj thirrje deputetëve të PS që të dënojnë po me aq forcë antikombëtarizmin e kryetarit të tyre” tha Përnaska.

Shkruani nje pergjigje