Rama:Gati per dialog ne tryezen e presidentit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh i gatshem te ulet ne bisedime me kryeministrin Sali Berisha, ne tryezen e presidentit te Republikes.Duke theksuar se nuk do te kete hapa te rendesishme pa u bere me pare nje marreveshje te negociuar per hetimin e zgjedhjeve dhe vendosjen e demokracise ne vend, shefi i socialisteve deklaron se ne situaten e krijuar ose duhet te garantohet liria dhe ndershmeria e zgjedhjeve ose duhet larguar qeveria permes protestave demokratike, por jo duke marre pushtetin nepermjet dhunes.
Rama i beri thirrje kryeministrit qe te mos investoje me ‘per balte mediatike dhe per blerje deputetesh”.Kreu i PS-se theksoi se socialistet e mbeshtesin plotesisht rezoluten e Keshillit te Evropes, duke nisur qe prej percaktimit se Shqiperia eshte ne krize politike.Edhe vete kreu i PS-se eshte i mendimit se bojkoti nuk eshte i mire, por ‘eshte i vetmi ilac i hidhur qe i ka mbetur opozites, perpara se gangrena e zgjedhjeve te paralizoje sistemin’.

“Bojkotin tone e ka vendosur Berisha dhe mund t’i jape fund vetem ai. Ne duam transparence kushtetuese dhe ligjore”, theksoi Rama, duke shtuar se persa kohe parlamenti nuk ushtron dot te drejten e tij kushtetuese per hetim, refuzimi i kesaj mundesie eshte ne thelb uzurpim.Ashtu sikurse KiE ne rezolute shpreh shqetesimin per destabilizimin e Shqiperise, edhe kreu i PS-se eshte i te njejtit mendim per degradimin e institucioneve per shkak te situates se krijuar.”Legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet te zgjidhur per te ndalur kete degradim”, u shpreh Rama.

Shkruani nje pergjigje