Kosovë, Parlamenti debat për krimet e pasluftës

parlamenti_prishtineNga: Perparim  ISUFI

Deputetët e parlamentit të Kosovës kanë debatuar ashpër rreth videos që tronditi opinionin publik dhe skenën politike rreth një javë më parë.PDK paraqiti 46 firma për zhvillimin e një seancë të jashtëzakonshme,por kjo kërkesë u kundërshtua nga grupet e tjera parlamentare.

“Për një javë të tërë, opinioni i Kosovës ëhstë terrorizuar me akuza, shpifje, të pavërteta dhe ne si PDK dhe si grup parlamentar jemi instistues që nëse dikush ëhstë i fajshëm, le të përballet gjyqi me ta. Kushdo që del, le të dalë edhe Ramë Buja vetë”, tha Ramë Buja, grupi Parlamentar i PDK.Por opozita ka kërkuar diskutimin e Raportit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian e jo cështje që i përkasin drejtësisë. “Kërkesë e GP të AAK ishte që të lejohet drejtësia të merret me këto çështje. Ne mendojmë se një debat i tillë, siç u kërkua sot, në esencë do të ndikojë në punën e drejtësisë, do të krijonte situatë tepër të paqartë edhe ëpr institucionet tjera të cilat duhet të merren me këtë çështje”, tha Ardian Gjini, grupi Parlamentar i AAK.

“Çfarëdo debati i kësaj natyre në kohë fushate ëhstë më së shumti në funksion të fushatës dhe parlamenti nuk do të ishte mirë të shërbejë për qëllime të fushatës”, tha Ibrahim Gashi,AKR. “Ne nuk po e akuzojmë PDK-në por individë të caktuar me emra e mbiemra. Kur ka emra e mbiemra, atëherë nuk ka parti. Ne dëshirojmë që të heqin dorë nga krimi dhe t’i lëmë të veprojnë organet e drejtësisë”, u shpreh Gani Geci, deputet i LDD.

“Jam e tronditur me mesazhin të cilin ne si klasë politike po ua dërgojmë qindra e mijëra të rinjve duke e prezantuar politikën si të kriminalizuar”, u shpreh Vlora Çitaku, deputete.Edhe pse kryesia e parlamenti të kosovës kishte rënë dakort që deputetët të mos merren më me akuzat që i takojnë organeve të drejtësisë përsëri kjo temë e nxehtë hyri në debatet parlamentare.

Shkruani nje pergjigje