Kerkimi i Kosoves per siguri

Nga:Agim ÇEKU

Une flas si viktime e pasigurise. Une flas si nje luftetar i sigurise. Fakti qe jam ne Austri, si nje Kryeminister i cili viziton nje vend evropian, tregon se lufta jone pothuajse eshte fituar.

Pothuajse- por ende jo plotesisht. Sot une mund t’iu jap pervojen time personale ne ate se cka do te thote pasiguria. Une gjithashtu mund t’iu shpjegoj deshiren time per hapin e fundin drejt sigurise dhe mbrojtjes.

Kjo nuk eshte nje ceshtje teorike- ne ne Kosove e kemi te njohur realitetin e pasigurise dhe pambrojtjes. Une nuk po mendoj vetem per pastrimin etnik, djegien e shtepive, anetaret e vrare dhe te rrembyer te familjes. Une po mendoj per zerin e duhur politik, te drejten ne arsimim, te drejten per te ardhmeri, te pasjes se nje atdheu te cilin ti e pranon si tendin.

Per dyqind vjet Evropa Jug-Lindore ka qene nje laborator per idete Perendimore Evropiane. Idete perendimore te nacionalizmit dhe identitetit jane testuar mbi popujt e Ballkanit dhe mbi qeverite dhe kufijte e Ballkanit. Ne 1999-n sigurisht, Kosova shikoj nje intervenim humanitar te paprecedent, kur NATO-ja me fund veproj kunder regjimit te Milloshevicit. Po qe se na vizitoni, edhe do ta vereni se populli i Kosoves eshte shume mirenjohes per ate intervenim. Ne gjithashtu jemi mirenjohes edhe per keshillat dhe perkrahjen qe nga ajo kohe.
Por ne ende kerkojme mundesine e vertete per te vendosur per fatin tone. Vete-vendosja ka qene nje shprehje shume e rendomte ne pjesen tone te botes, por ende nuk eshte realizuar per popullin e Kosoves. Vetem tani ne kemi filluar te marrim kontroll te vertete per fatin tone, ndersa qeveria merr persiper pergjegjesi te rendesishme per administrimin e Kosoves dhe te qytetareve te Kosoves.

Ne 100 vitet e fundit, hapesirat e asaj cfare tani eshte Kosove kane qene pjese e deri dhjete – eshte veshtire jesh i sakte – regjimeve te ndryshme. Ne te shumten e kesaj periudhe, pjesa etnike shqiptare e popullates ka qene e sunduar nga regjimet qe ne me te miren e tyre kane qene indiferente dhe ne me te keqen te hedhur ne armiqesi, ndaj tyre.

Realiteti demografik i regjionit dhe ujdite politike te cilat e kane sunduar regjionin nuk kane shkuar krah per krah. Keto cuan drejt sistemeve te mangeta dhe te pakenaqshme te qeverisjes.

Po kthehem prapa tek ceshtja e mbrojtjes. Une dua t’i sfidoj pritjet tuaja. Kur une flas per mbrojtjen. Une nuk po flas ketu per nje konflikt te armatosur. Une madje nuk po flas as shqetesimet serioze. Une po flas per ndjenjen themelore te stabilitetit dhe jo-stabilitetit ne mendjen e cdo qytetari.

Per momentin ne Kosove jemi duke punuar nje projekt per te identifikuar dhe analizuar ndjenjat e qytetareve per sigurine. Rezultatet e para kane qene domethenese. Shume njerez kane kujtime te fresketa per dhunen nder-etnike, te te qenit te debuar me dhune nga shtepite e tyre, te te parit ne rruge te uniformave te cilat ata nuk i pranojne. Por kur ata jane pyetur per mbrojtjen ata identifikojne ceshtje sikur punesimi dhe perspektiven ekonomike. Ata identifikojne gjera si uji i paster, rryma dhe ndricimi i rrugeve. Fshatrat kerkojne stacion policor qe te permiresojne ndjenjen e tyre te mbrojtjes. Po rata gjithashtu kerkojne edhe qender rinore.

Kjo na ka ndihmuar neve qe te identifikojme se ku duhet te perpiqemi me teper: ne nivelin e poshtem, projektet lokale, te cilat kane te bejne pak me ndonje kercenim nga grupet tjera etnike. Sigurisht se qytetaret e Kosoves kerkojne te jene te mbrojtur nga dhuna. Po rata gjithashtu kerkojne nje rruge, nje fshat, dhe nje komune, e cila do te krijon ndjesine e nje vendbanimi te perhershem funksional. Ata deshirojne qe me ne fund shtepia e tyre eshte ne te vertete vendlindje. Ata deshirojne te dine se vendi i tyre eshte vertete nje shtet.

Kjo na kthen prapa tek rendesia e sigurise – me kete une mendoj Pavaresine. Problemi themelor i Kosoves sot eshte pasiguria. Qytetaret tone ende nuk e dine se cka do te ndodh me ta: ata nuk e dine se ne cfare vendi jane ata, ata nuk e dine se nga cfare sistemi te qeverisjes do te qeverisen, ata nuk e dine nese politikanet per te cilet kane votuar kane ndonje pushtet te vertete, ata nuk e dine kush do te udheheq forcat policore dhe kush do te kujdeset per rrymen.

Une nuk po flas ketu vetem per Shqiptaret e Kosoves. Po flas gjithashtu edhe per Serbet e Kosoves. Qytetaret tane Serb nuk e dine se ne cfare vendi ata jane. Ata nuk e dine se cfare sistemi ligjor do ti mbroje ata. Ata nuk e dine se cfare struktura do te kujdesen per arsimimin dhe kujdesin shendetesor te tyre. Ata pranojne vetem retorike te zbrazet nga regjimi i cili, sic tregojne sondazhet, ata besojne se nuk eshte duke iu ofruar ndonje plan real per te ardhmen.
Pa kete siguri, asnjehere askush nuk do t’i besoj nje modeli apo ndonje modeli tjeter te ekzistences – te nje shtepie fizike, te nje qeverie.

Tani per tani, Kosova nuk mund te merr investime nderkombetare jetike sepse asnje investitor nuk deshiron te vjen ne nje vend ku prona apo pronesia eshte e pazgjidhur dhe natyra e shtetit eshte e paqarte. Qytetaret e Kosoves nuk kane shtetesi te vertete- vetem karta identifikimi te perkohshme te KB-se te cilat zevendesojne ato te cilat jane vjedhur, apo te cilat i referohen nje vendi i cili ka kaluar. Qytetaret e Kosoves nuk I zgjedhin njerezit te cilet i marrin vendimet me te medha dhe me thelbesore per jetet e tyre. Qytetaret e Kosoves nuk e kane zerin e tyre ne bashkesine nderkombetare.

Kjo eshte pse ne shtyjme perpara pavaresine – perfundimtare, te miratuar, gjitheperfshirese, shtetin e qendrueshem – sa me pare qe eshte e mundur. Sepse vetem kur te na japin pavaresine, kur net e behemi Sovran te se ardhmes sone ne mund te ndertojme se bashku nje ardhmeri ne baze te forte.

Kjo eshte perspektiva ime ne lidhjen ne mes te sigurise dhe mbrojtjes. Shpresoj se ky shembull praktik e ndihmen diskutimin tuaj. Me lejoni te paraqes edhe nje pike te fundit te gjate. Per pjesen time te Evropes, periudhat e Perandorive dhe nacionalizmit ne Evrope kane qene shkaterrimtare. Por idealet Evropiane dhe bashkesia dhe pergjegjesia globale kane qene te shendosha. Ato udhehoqen BE-ne dhe NATO-n qe te clirojne dhe te stabilizojne Bosnjen dhe Kosoven. Tani te njejtat ideale na ofrojne neve rrugen drejt se ardhmes. Ne jemi pjese e kontinentin te madh dhe ne mund te jemi pjese e rrjetit te madh kulturor dhe ekonomik.

Ketu eshte ideja ime per te ardhmen e Kosoves – dhe mesimi eshte i rendesishem jo vetem per Kosoven. Jepni Kosoves siguri – na jepni diturine e padyshimte te qeverisjes sone te pavarur, diturine e te drejtave tona te plota si qytetare te demokracise, diturine e vendit tone me vlere ne bote – dhe me ne fund na jepni sigurine. Na jepni ne kete siguri dhe mbrojtje, dhe na krijoni mundesi qe ta ndertojme te ardhmen se bashku. Si bashke qytetare, si bashkepunetor ne nje trashegimi te perbashket dhe nje shteti te perbashket, per te cilin mund te presim me fund. Se bashku me fqinjet tane regjional dhe bashkepunetoret Evropian ne mund te bashkepunojme qe te sigurojme stabilitet dhe prosperitet te perbashket. Mesimi i Kosoves verteton se si siguria dhe si rrjedhim mbrojtja jane baza te ardhmerise se suksesshme dhe paqesore bashkerisht per te gjithe ne.

(Fjala e Kryeministrit te Kosoves ne Forumin Europian: “Ne kerkim te sigurise”, ne Alpbach te Austrise)

Shkruani nje pergjigje