Flamuri i Paqes!

jolanda-dautiJolanda Dauti,prezantohet sot perpara lexuesit me nje triptik poetik qe permbledh krijimet me te reja te prezantuara ne opinion,nepermjet hapesires virtuale.Pervec tregimit ajo provon dhe poezine ku shfaqet me tere forcen,duke i kenduar paqes apo luftes…..Dy gjera kaq te kunderta qe po shijohen anekend globit.Ajo nuk harron romantizmin qe afron njeriun me natyren dhe idealen e enderruar.Pa hiperbolizime,mund te themi se pervec tregimit ku ka deshmuar te jete befasuese,ajo mbetet edhe ne poezi nje ze qe tingellon fort,sepse tashme ajo ka hyre me potence ne nivelet e larta te letersise se re shqipe.

Gusht

Nate Gushti,
nata e yjeve te humbura.
Tregon masa ne levizje, te padukshme
Shfaqen vetem per te vdekur….

Qe “frikesohem” nga e reja antike
Nuk jam e vetmja, degjoj zera perreth,
dhe eshte si ti numerosh….

Nje yll qe shkelqen, me pas bie,
nje deshire, permbushet menjehere…

Bashkepunetore Fantazia
udhetoj duke u mrekulluar me boten,
mes yjeve e mjegullnajes,
me shpejtesine nje minut ne shekull,
e pas njemije vjetesh
mbi nje kale rrufe gjendem ne lendine,
e degjoj zerat qe me shoqerojne…

Edhe ne, ne umanet
udhetojme ngahera ne dna tone,
ku farketohemi, perfeksionohemi
pastaj vime ne drite per te vdekur….

Meteore
se krahasohemi me pafundesine e fjetur
ne te cilen lundrojme…..

***

Pyetje pa pergjigje

 Nene
Perse behen luftrat?
Perse te miret kthehen e ndershkojne te keqinjte?

Kush jane te keqinjte?

Rritu bir e do e kushtosh vete!

Shiko kete,
ka padiskutim fytyre e te keqit,
ja ta shoh;
Jo – ky eshte i mire, te keqinjte jane ndryshe,

Po jane gra dhe femije??

Te miret thone ; duken te mire,
Por jane terroriste,dmth te keqinj.

Ndofta kur te rritem Nene,
Sdo te shkoj ne lufte.

Nese do te jesh i vetem
Do te thone qe je frikacak.

Kush????
Do jene te shumte, rri i qete,
Me siguri ata qe nga lufta nxjerrin fitime.
Frikacaket e vertete!

Kur te mos kete me te keqinj,
luftrat do mbarojne?

Do te te pelqente te jetoje ne nje vend
Kur per te treguar se je i mire
Duhet te vrasesh te keqinjte?
C’te mire mund te jemi !……

Luftrat do mbarojne,
kur te gjithe te ndergjegjesohen
qe nuk eshte e drejte,
qe kush per interes te vet, vensod per lufte
e pastaj dergon te tjeret te vdesin….

Vetem atehere, ndofta do te kete nje shprese
edhe pse e brishte,…

Sepse kush ka interesa
di te jete dhe shume bindes!……

***

Flamuri  i  Paqes!

Aty -ketu akoma rezistojne
te lidhur ne ballkone derisa era ti shkaterroje.
jane Flamujt e Paqes!..

Koha eshte nje mjek i mire thote populli,
jo se ka ruajtur me te sinqertat
por statistikisht duke folur, ndofta disa .

Pak leke per flamuj, nuk sherbejne per te qetesuar ndergjegjen,
para se ti vendosje ishe ne paqe me vellane?
me komshine?…. me shokun e klases?

Paqja nuk mund te jete mode
Paqja eshte gjithmone e per te gjithe!

Shkruani nje pergjigje