MEXHIT HAXHIU,TALENTI QE PROVOI LUFTEN E KLASAVE




Nga:Gezim LLOJDIA



PËRSE NUK VINTE PËR MIRË RREGJIMI



Haxhiu është 63 vjeç.Motlindja është regjistruar në një kohë trazimi, viti ‘43,fillim viti 3 janar, ditë acari. Në vogëlin e tij nuk ka arritur dot të kuptojë ç’përbënte për familjen Haxhiu dimri i vitit ’44. Në nëntor ’44 Dalip Haxhiu ,i ati i Mexhitit ikën nga Shqipëria,arsyeja: nacionalist. Larguar me zemrën copë, ndërsa la në vatrën e tij, 3 fëmijë. Më i vogli 6 muajsh, ndërsa Mexhiti 15 muajsh.Me sytë e enjtur,Fatime klithi:” Mallkuar qofsh rregjim i tillë“.Ai rregjim nuk vinte për mirë per Haxhinjte. “Ndërkohë, shprehet Mexhiti në rrëfimin e tij, erdhën dajot dhe na morën në pronat e tyre në Ujin e Ftohtë.

Buzë atij peisazhi detar përfundova shkollën tek “Zenel Murra”.Kur dëgjohej kërkëllima e anijeve të luftës në gjiun e Vlorës.Rreth vitit ’60 ai përfundoi gjimnazin “Ali Demi”.Një dimër tjetër nga këto vende do të shquhej qartazi lufta e heshtur .Përfundimi i shkollës ruajti peshën e rrezikut,rrëzuar 2 vjet pa punë. Në diplomë shkëlqenin 10-tat, por me një rrëzëllim kërcënues për të kërkuar arsimin e lartë. “Nuk guxova, shprehet ai, për të kërkuar arsimin e lartë. Për të mos harruar harresën ekzistenca jonë ishte nëna, që degdiset punëtore nga ullishtja tek “P. Rexhepi”. Në kthimin e kujtimeve, ai ruan klasën e parë.E dhimbshme ngjarja. “Më zbritën nga makina, ku do të shkohej në mbrëmjen e Vitit të Ri.Në vendin tënd do të shkoj një tjetër. Atëherë, vazhdon ai, ndjeva se regjimi për ne kishte hapur një greminë.Deri në vitin 1960, familja nuk ka mbajtur triskën e frontit. Sporti për Mexhit Haxhiun është një lloj arti, që fsheh magjinë e vet. Por ky art do t’i bëhej gjatë karrierës së tij,siç shprehet një shkrimtar ferri i fatit të vet. Si të gjithë fëmijët luante në sheshet e Ujit të Ftohtë. Ngjizjen me këtë art të bukur e ka bërë në fëmijërinë e tij. Vasillaq Ndini, dëshiron t’i zgjojë “ëndërrat e trembura” për t’u ngjitur pas këtij arti magjepës.Në ditën e marrjes së titullit Mjeshtër,ai kishte thirrur miqtë e tij ishte Piktori Nestor,Aktori Timo Flloko dhe sportistë,dikur aq të njohur.



PAS 47 VJETËSH TAKOHET ME TË ATIN



“Kur iku nga Shqipëria në dimrin e ftohtë të ’44 na la të vegjël. Me shpirtin e lodhur nga dhimbja Dalip Haxhiu, jetoi 47 vjet në mërgim. Rrëzimi i mureve të ftohtë bëri, që të takojë tim atë. 72 vjeçar jetonte në Francë, i vetëm në Versajë. Telefonin e tij të largët në Vlorë e mbytën lotët tanë. Në hapësirën e atij hoteli në Versajë në distancë më ka njohur duke ia treguar me gisht, një miku të vet:” Ai atje qe po vjen është Mexhit Haxhiu”.



Në vend të kartës së identitetit.



Brenda këtij kurthimi politik,familja Haxhiu përcolli një rregjim dhe gjysmën e jetës së vet.Bashkëshortja e Mexhitit është një grua e respektuar labe.Me Mexhitin ka dy djem,që kërkuan ata famën e të atit sportistë dhe u tha se ishin po aq magjistarë,por fama si sqimtare nuk i ngjiti në ato lartësi,ku u ngrit prijsi i futbollit vlonjat Haxhiu.Nëpër peripeci të kohës ka kaluar familja Haxhiu.”Të fejuarës, thotë ai, i bënin presion, i ushtronin trusni, që mos të martohej në asnjë rrethanë me Mexhit Haxhiun”.Ishte vërtet sportist i madh, por në brendi, biografia “e keqe” ishte një hije që e ndiqte pas çdo gjurme të mirë. Bashkëshortja pas martesës nuk i shpëtoi dot përndjekjeve. Një rrugëtim i vështirë mbijetese, punëtore tek Kombinati i Konservave, në NTUS, deri sa e hoqën fare.



Taksa e kohes,dy herë ushtar



Rrugëtimi më i vështirë përmes ditëve ku prehej shpresa,çuditërishtë fiket.Në kulmin e luftës së ftohtë, viti ’61. Ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes “Partizanit” zgjidhte më të talentuarit nga ushtarët. Por historia e djaloshit Mexhit Haxhiu tek ky ekip mbetet me enigma. Thirret dy herë ushtar. Pasi kishte bërë betimin, komisari i klubit i tha: “Ti djalë je marrë gabimisht ushtar”. Ai kishte mësuar biografinë e tij. U kthye në qytetin e Vlorës. Pas një muaji e rithërrasin ushtar tek “Partizani”,kjo vulos vajtjen e dyte ushtar. Sapo kishte përfunduar ndeshjen e parë tek “Partizani”, dikush nga tribuna qwndore kishte pyetur se kush ishte ai djaloshi, që vallëzonte kaq bukur me topin? Sapo kishin mësuar emrin Mexhit dhe mbiemrin Haxhiu, ai kishte urdhëruar: “Ai djalë duhet të largohet nga skuadra”. “Më degdisën në repartin e punës, në burgun 2200 në Lushnje, thotë Mexhiti. Aty punonin të gjithë ata ushtarë, që e kishin biografinë si timen.Por kur shpresat, ishin fikur e thërrmuar thirret me urgjencë tek “Partizani”. E transferuan në Tiranë. Nuk qëndroi shumë, përveç disa ditëve. Pas 20 ditësh e thirrën përsëri: T’i je i transferuar në Vlorë”, i thanë.



ENIGMAT



Enigmat që kanë mbuluar përplasjet e Haxhiut tashmë nuk kanë më brenda atë mjegull të dikurshme.Një shprehje “Një hap para dy mbrapa,do të përshkonin ngjitje-zbritjet,nga sporti tek jeta personale.Për më tepër sa orvatej të ngjitej,zbritja mbetej prezente.Pas nje thirrje urgjente ,mbrinte nje kohe nderprerje.



1-Tek strehëza e tij në Vlorë te “Flamurtarit” kur e larguan nga “Partizani”, por vetëm për një fazë kampionati.



2- Duke parë talentin e tij e afrojnë tek ekipi kombëtar, por e aktivizojnë vetëm në ndeshjet brenda vendit në Tiranë. Në ndeshjen me Algjerinë shënon gol.



3-Ndërsa ekipi kombëtar niset për në Rinas për të fluturuar drejt Irlandës, më vonë Holandës, Haxhiun nuk e përfshijnë fare në formacion. “Kur erdhi Ramiz Alia për të përshëndetur shkuadrën para nisjes, shpjegohet Mexhiti, i kërkova shpjegim, përse nuk më lejonin të shkoja jashtë shtetit me ekipin kombëtar, por luaja vetëm në Tiranë.



4-Por ndërsa afronte vera e vitit ’60, në qershor më lejuan të shkoja me ekipin kombëtar, por si për çudi zgjodhën dy ndeshjet në vendet Lindore me Bullgarinë dhe Rumaninë. Urdhërin e kishin firmosur Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku, për të më lejuar udhëtimin me ekipin kombëtar.



KUR BINTE MUZGU PËR TË QARË FATIN E KEQ



Njw rrefim trondites.”Në Varna të Bullgarisë, mjegulla pllakoste qytetin atë mbrëmje tmerruese. Në hotel shoku im më i afërt, Muharrem Karriqi, pas një trazimi të jashtëzakonshëm më tha:” Dëgjo Mexhit. Duhet të ruash një sekret. Mua më kanë vendosur të të ruaj ty. Mos ia thuaj askujt këtë, i kupton pasojat”. Nga mbrëmja e Varnës mësova se ai djalë fisnik arriti ta tregonte “misionin e papërfunduar”, ndërsa dhjetra të tjerë e kanë ruajtur të fshehtë. Çështja ime në sport ishte futur në një qerthull ku fakeqësisht na përplaseshin mbi shpinë”.



REVOLUCIONI KINEZ DHE DEGËDISJA NGA SPORTI



Revolucioni kulturor kinez,ç’hije të rëndë që solli.”Dy ditë pas kthimit nga Varna, nisi revolucioni kulturor kinez. “Hija” e tij u ndje shumë shpejt në Shqipëri,ndonwse mbrinte nga pjesa aziatike me format dhe mwnyrat maoiste. “Më largojnë nga ekipi i “Partizanit” me sportistë të tjerë, që paguan po këtë taksë të kohës”. Emrat e Mexhit Haxhiut, Vehap Xhindoles, kampionit të peshave të rënda, Fehmi Telegrafit, peshëngritësit dhe Nazmi Kryeziu, sot dëshmor i demokracisë rënë në 2 Prill ’91. Kthimi në qytet u quajt një “ëndërr e thyer”, ndërsa sporti shkaktar i fatkeqësive të tij. Pritej të aktivizohej në sezonin e ri të kampionatit. Në vjeshtë, mes shtatorit ndeshja e parë përkonte me festën në Drashkovicë, ndërsa pasdite shkonte në stadiumin e qytetit. Po vishte uniformën kur mbërrin në dhomat e sportistëve trajneri, Petrit Arapi. I nxirë nga fytyra: “T’i Mexhit nuk do të luash sot! Tifozëria lart në tribunë prisnin me ankth se si do të veprohej me Haxhiun. Kur në fushë mungoi Haxhiu, thirrjet e tyre ishin të pakta, ç’fatkeqësi, ndeshjen e kemi humbur. 4 – 0, fitoi Elbasani.
Pas një kohe mundi të kapërcente “kufirin e fushës së blertë” për t’u aktivizuar me “Flamurtarin”. Kjo i atribohej edhe tifozërisë vlonjate. Transferohet tek bobinazhi, pas një kursi dy vjeçar bëhet elektricist. 25 vjet punon në këtë zanat. Aktivizimi i Mexhit Haxhiut tek skuadra e “Flamurtarit” përmbante një kusht. Ai nuk do të lejohej të shkonte në asnjë ndeshje jashtë vendit.Ne udhetimin e “Flamurtarit” drejt Kosoves ne ‘73, ju mbyllën shtigjet së bashku me Krenar Shakën ,Kastrot Çelën, nuk i lejuan të shikonin ,por dhe të luanin në trojet shqiptare.

Shkruani nje pergjigje