Te njohesh veten permes pasqyrimit tek tjetri

B174Bisedoi: Agron  RUMI

Entela Safeti Kasi,eshte nje nga personalitetet qe ka hyre vrullshem ne keshtjellen e letersise shqipe,si pjesa e saj me e mire.Poete, romanciere, përkthyese dhe eseiste,diplomuar për gjuhë dhe letërsi angleze.Është çertefikuar në Mbretërinë e Bashkuar, për Integrimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, më, 2004 dhe nga  Këshilli i Europës, dhe Akademia e Baden Waterberg, Gjermani më 2008. Në Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë, për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” më, 2005. Është autore e librave “Ëndërr e paemër”,“Koha e Kalit”,“Pasion dhe Krim”, “Në këtë muzg pikëllimi”. “Metafora që (s)’falen”, është antologjia e poezisë kontemporane të poetëve nga bota. Poezia e saj është përfshirë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”2001 dhe 2002, si edhe nga “Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Izmir” i organizuar nga PEN International dhe Turkish PEN 2007, ku është lauruar me kupën e kristaltë të këtij festivali, midis poetëve të vitit. Është ftuar nga International PEN dhe Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve në Ballkan, Europë, SHBA, dhe Kinë. Është përkthyer në: Maqedonisht, Turqisht, Spanjisht, Anglisht, Frëngjisht, Arabaisht dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka sjellë në gjuhën shqipe veprën e përzgjedhur të Casimiro de Britos, si edhe të poetëve më në zë të ditëve tona. Aktualisht është presidente e PEN qendrës të Shqipërisë

 

Lajmi Shqip : PEN Intenacional, është drejtuar në botë nga shkrimtarët më të njohur, si Artur Miller, Umberto Eko, etj. Ju drejtoni këtë qendër në Shqipëri. Si ndjeheni?

Entela Safeti-Kasi : PEN është oranaizata më e lartë për shkrimtarët, poetët, gjuhëtarët, përkthyesit, historianët, botuesit, dhe gazetarët. Për here të parë është themeluar në Angli në vitin 1921, si një klub për tu takuar shkrimtarët më në zë të botës në një kohë të tronditjeve të mëdha historike. Letërsia dhe gjuhët janë një shtyllë për të cilën ka nevojë çdo identitet në shoqëri. Njerëzit e letrave e kanë krijuar dikur këtë si një mundësi shkëmbimesh, afrimesh dhe pranimesh ndërsa bota jetonte makthin midis luftrave botërore. Në Shqipëri, PEN është krijuar si një domosdoshmëri për të dalë përtej izolimit, për të afirmuar identitetin kulturor dhe historik të shqiptarëve, për të mundësuar botimin e veprave në gjuhën shqipe në gjuhë të mëdha si anlgishtja, frëngjishtja dhe gjuhë të tjera të cilat kanë një numur të madh folësish dhe lexuesish krahasuar me gjuhë që kanë një numur më të vogël folësish dhe lexuesish.Të jesh në cilësinë e presidentes të PEN qendrës shqiptare është përgjegjësi e madhe dhe një detyrë e rëndësishme ku krenaria për identitetin dhe dashuria për  gjuhën letërsinë dhe kulturën e vendit të cilit i përkas, më bëjnë të provoj çdo të thotë kur identiteti kulturor shqiptar repsektohet nga identitete të tjera kulturore letrare dhe gjuhësore në botën e sotme e cila po shkon drejt globalizmit.  PEN është institucioni që ka në program  afirmimin e letërsisë në gjuhën shqipe, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e të drejtave të autorit, garantimin e lirisë të fjalës dhe shprehjes dhe botimit, mbrojtjen e identitetit historik, gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve. Në PEN qendrën Shqiptare janë personalitetet me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, shkrimtarë, gjuhëtarë, historianë, arkeologë, përkthyes, gazetarë, akademikë dhe botues dinjitozë.Këta njerëz kanë idealin se vetëdija dhe respekti për identitetin dhe origjinën të cilës i përkasin meritojnë respektin dhe vëmendjen në globalizëm. Repsekt dhe krenari për çdo identitet, ky është edhe parimi themelor i PEN Ndërkombëtar. Nëse do të përdorja një shprehje: “Njih vetveten”, do të shtoja” Njih vetveten përmes pasqyrimit tek tjetri”.

Lajmi Shqip: Shqipëria dhe e kaluara e saj e vështirë, tranzicioni politik dhe koha në të cilën jetojmë, sa do të ndikojë kjo në realizimin e misionit të PEN?

Entela S. Kasi: Shqipëria e ka jetuar diktaturën më të egër, ndryshe si asnjë vend tjetër i Europës lindore në mënyrën më të rëndë të mundshme. Një nga fatkeqësitë më të rënda që mund ti ndodhin një populli një kombi dhe vendi ishte ai tmerr që prodhoi absurdin e izolimit total dhe shkatërrimit, e deformimit të madh, sidomos në jetën e njerëzve dhe shoqëri. Edhe kur Shqipëria u hap, mentaliteti dhe deformimi mbetën pjesë e të menduarit dhe të sjellurit, por duket se pas një tranzicioni të gjatë politik dhe ekonomik shoqëria shqiptare po ndryshon dita ditës, po bëhet një shoqëri më e hapur, pavarsisht se ende ka në mentalitetin e saj kompleksin e një periudhe të keqe. Nuk mund të ndodhin lehtë kapërcime të mëdha. Duhet kohë, por është fat që Shqipëria me pozicionin e saj gjeopolitik dhe  zhvillimet në arenën ndërkombëtare, është në vëmendjen e interesave globale, e sot me shtetin e ri të Kosovës, mund të them me bindje që koha po punon pikërisht këtu, në këtë vend dhe rajon. Sot shqiptarët janë nja faktor i rëndësishëm i inetegrimit dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Dhe të mendosh që brenda një shekulli kanë ndodhur masakra, genocide izolim dhe mohim ndaj shqiptarëve atëherë kupton se s’ka më kthim prapa.Në këto kushte të reja për shqiptarët natyrisht që misioni i PEN do të realizohet më së miri. Në diktaturë PEN ishte mision i pamundur, sepse nuk mund të ekzistonte. Në tranzicion u bë një mision i mundshëm por pagoi koston e lartë të mosfunksionimit për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mentaliteteve izoluese dhe korruptive, ndërsa në shoqërinë dhe Shqipërinë e sotme PEN është garant i misionit dhe idealeve të mëdha, është një fat historik për të dalë përtej izolimit dhe për tu afruar me botën dhe shoqëritë e hapura, është pasaporta kulturore e shqiptarëve.

Lajmi Shqip: Entela Safeti-Kasi , një shkrimtare grua në krye të PEN. Si ndjeheni?

 Entela Safeti Kasi: Letërsia mbetet letërsi  dhe atje  janë edhe gratë, elementi femëror, qënia femërore pa të cilën as jeta nuk do të kishte kuptim. Gruaja, është burimi i jetës, ajo sjell në jetë njerëz të tjerë, popullon planetin, dhuron, e i ka dhuruar botës edhe burrat, të cilët drejtojnë botën, edhe gratë të cilat jetojnë, sjellin në jetë dhe drejtojnë botën në fusha të ndryshme.Të jesh grua është fat, ashtu sikur është fat të jesh burrë. Por unë jam një grua me fat, që u linda në kohën  e duhur në vendin e duhur, sepse mendoni në diktaturë sa gra artiste, shkrimtare dhe shkencëtare janë pushkatuar, vrarë dhe shkatërruar nga regjimi, kam parasysh Musine Kokalarin dhe Sabiha Kasimatin, gra të bukura dhe të jashtëzakonshme. Po ti kthehemi burrave kam parasysh burra të bukuar,(edhe burrat janë të bukur) dhe personalitete të historisë, kulturës, gjuhës, letërsisë, shkencës dhe politikës të cilët janë dënuar me vdekje, janë pushkatuar, janë mohuar dhe janë izoluar nga dikatura, sikur të përmendja emrat e tyre nuk do të mjaftonte një libër. Vilson Blloshmi ka qënë njëri prej tyre, por edhe Lasgush Poradeci, Konica dhe Fishta u mohuan deri në absurditet. Edhe Mithat Frashëri u mohua deri në permasa makabre. Ata patën fatin e keq të jetonin absurdin dhe të sfidonin vdekjen, mohimin dhe vetë kohën.Ata e tejkaluan kohën.Por nëse i referohem Ismail Kadaresë, ai me gjenialitetin e shkrimtarit të papërsëritshëm, arriti të krijojë letërsi të shkëlqyer në kushtet e absurdit.Vepra e tij sot është e njohur ndërkombëtarisht, e mua si shqiptare, si shkrimtare e gjuhës shqipe, më vjen shumë turp kur dëgjoj e lexoj shkrime skandaloze, prej shqipfolësish keqdashës që as kanë ditur të duan e as kanë dashur të duan gjuhën dhe letërsinë në gjuhën shqipe, madje bien në nivele të tilla barbarie dhe banaliteti sa të bëjnë të mendosh se jo vetëm për shkak të mostalentit por edhe mosdashurisë ndaj gjithçkaje shqip, mbërrijnë në skaje kaq negative dhe të errëta të vetvets deri sa edhe mohojnë edhe luajnë lojën e ndyrë me identitetin e shqipatrëve. Ç ‘mund ti thuash kësaj? Ç’kujton kjo pjesë e mbetur si atavizëm në funksion kundër shqiptarëve dhe kulturës historike të shqiptarëve, se mund të nxijnë faqet e mediave me karbonin e zi në një maskarade absurde pa fund? Po ku ndodh në asnjë vend të botës qoftë edhe në shtetet më demokratike që të zgjohesh një mëngjes e të hedhësh baltë mbi identitetin e të guxosh të luash me të? Ajo që përpiqem të kuptoj në të gjithë këtë absurd është ana e mjeruar dhe e keqe e ekzistencave të tilla që nuk duan të duan origjinën dhe vendin e tyre!!!Përse?!Koha do ta zbulojë të vërtetën e mohuesëve.

Lajmi Shqip : Përveç letërsisë, përkthimit, dhe PEN, ju keni edhe jetën tuaj?

Entela Safeti Kasi :  Familja. Ajo që më bën të ndjehem e rritur, përditshmëria ime e bukur, dhe shumë e dashur, ajo që më bën të dua edhe më shumë prindërit e mi të cilët ndërtuan një familje të bukur dhe shumë të dashur. Përpiqem ta jem si nëna ime, si babai im në familjen time pasi u bë shumë kohë që kam ndërtuar familjen time, dhe gjithmonë u referohem dy modeleve të përsosura babait dhe nënës time.Shteti dhe shoqëria është ajo çka një familje është. Do të doja shumë që të gjithë njerëzit të jetonin në familje të bukura dhe shumë të konsoliduara, për këtë duhet shumë dashuri, përgjegjshmëri dhe shumë kohë.

Lajmi Shqip : Nëse nuk do të ishit bërë shkrimtare, ku mendoni se do te ishit?

Entela Safeti-Kasi : Shumë here e kam menduar çdo të isha nëse letërsia nuk do të ekzistonte. Nuk e di? Di se ndjehem lumturisht njeri dhe se të jesh shkrimtar është fat, një fat mbi shpinë dhe brenda meje, që më bën të kuptoj kush jam.

Lajmi Shqip : Përse shkruani? Për veten apo për të tjerët?

Entela Safeti Kasi : Ashtu si muzikën, apo pikturën që s’mund ti mbash brenda vetes, po ashtu nuk mund të mbash brenda vetes poezinë, novelën, tregimin, esenë, ke nevojë ti shkruash, kjo është nevojë e brendshme e lindur.Shkruaj për të zbuluar botën dhe për të kuptuar botën, dhe përmes këtij kuptimi përpiqem ta kuptoj botën që të tjerët kanë zbuluar para meje. Brenda kësaj bote,njerëzimi dhe njeriu mbeten retorika e përjetshme, tema e përjetshme  e letërsisë flozofisë dhe shkencës. Brenda të kuptuarit vendos shumë dashuri dhe shumë kthjelltësi, e në këtë mënyrë përpiqem ta kuptoj vetveten.

2 komente

  1. gjoke says:

    Mjaft bukur dhe dicka e shkelqyer ne vizionin drejt se ardhmes…..

  2. Queen says:

    PEN eshte endrra ime e bukur…

Shkruani nje pergjigje