Arkivi per March, 2018

Shkodra përmbytet Rama krihet!

Postuar tek Komente me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Agim  POPOCI

Kaloi më shumë se një javë që Shkodra është nën pushtimin e ujit, dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk e vuri dorën në zjarr për këtë zonë, siç duket, nuk do ta vërë dorën as në ujë. Mijëra hektarë nën ujë, qindra familje të zhvendosura, parashikimi të errëta për reshjet e shiut që kërcënojnë tashmë edhe qytetin e Shkodrës, si dhe thirrja e kryetares së bashkisë Voltana Ademi, e bindin Edi Ramën se situata është vërtetë alarmante nga përmbytjet dhe ai shkon në një fabrikë këpucësh në Kamzë për të dhënë një mesazh social pune. Ligji është shumë i qartë; nëse ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike,” tha Rama për punëtorët në Kamzë sepse të përmbyturit e Shkodrës e kishin të qartë se si dilet nga skema ekonomike. lexo me teper »

“Zhabanjosje”: Për t’u integruar

Postuar tek Komente me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Zamir  GJURGJI

(Mos)marreveshjet per integrim burokratik ne kontinent, qe mundesojne te mos ndahen, por te kembehen a pervidhen “djajte dhe engjejt e Vranickit”./ “UTRINSKI VESNIK”-“Presseurop.eu”/ Gëlltit zhabën dhe integrohu -Erol Riazov

Sa herë që një shtet i cili dëshiron të pranohet e të integrohet në BE arrin të kapërcejë pengesat dhe te durojë breshërinë e kushteve teknike të diktuara nga organizmat përkatëse, ashtu befas më kujtohen fjalët e Zoran Dogramadziev,-it, një ndër të paktët gazetarë maqedonas që ka bërë karrierë në rrafsh ndërkombëtar. lexo me teper »

Krimet e arsyes: A mund të jenë vrasës njerëzit e qytetëruar?

Postuar tek Te pakategorizuara me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ergys  MERTIRI

Besimi se arsyeja na çliron nga dhuna buron nga një tjetër bindje e lidhur me mitin etiologjik, sipas së cilës dhuna është gjithmonë pasojë e iracionalitetit. Parë nga një vështrim i përgjithshëm, njeriu nuk ka përse të ketë arsye për të vrarë. Vrasja është diçka çnjerëzore që nuk përkon me vlerat e një shoqërie të zhvilluar. Kjo bën që dhuna të shtyhet në horizontin e pasionit. Krimi buron nga iracionaliteti, i cili gjendet në sferat afektive të qenies njerëzore dhe jo në ato racionale. Për këtë shkak, shërimi kërkohet shpesh tek kultivimi i arsyes, shkollimi, zhvillimi i kulturës etj. lexo me teper »

Kushtet për negociatat, një histori dështimesh

Postuar tek Komente me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Luljeta  PROGNI

“Brenda vitit të parë të qeverisjes, bëjmë të mundur marrjen e statusit kandidat dhe hapjen e  bisedimeve për anëtarësim”. Ky ishte premtimi i Rilndjes, pranverën e vitit 2013, pak muaj para fitores në këto zgjedhje.  Ishte koha e premtimeve të mëdha të Rilindjes së Edi Ramës. Në të vërtetë Shqipëria e fitoi statusin kandidat vjeshtën e vitit 2013, dhe kjo jo për meritë të qeverisë Rama, sepse ishte rezultat edhe i qeverive të mëparshme. lexo me teper »

Tango

Postuar tek Komente me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edison  YPI

Kontrabanda ndjeu nga pas në sup dorën e akullt të Shtetit nervoz që e mbërtheu dhe e tërhoqi dhunshëm në një rrotullim marramendës. Sapo fytyrat e të dyve u ndodhën ballë për ballë, ja krisi me zjarr Shteti; O më e lehta se harabeli, më e shkathëta se gjarpri, më e heshtura se peshku, më llafazania se parlamenti, më e freskëta se llogoraja, më e nxehta se ezmerja, më e shijshmja se kurva, moj shtrigë, moj zuskë, moj telendare, ah sa më pëlqeu që u tmerrove sa desh vdiqe, o ndërlikimi im i këndshëm, o shpirti im i pavdekshëm. lexo me teper »

Letra nga populli (anonime) e Fatmir Xhafes ka shenjester Ramen…

Postuar tek Komente me March 21st, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Basir  COLLAKU

Dikur, ne ato mote, kur Fatmir Xhafa, ishte hetues i regjimit te diktatures, keto meraqet e shkruara, quheshin letra anonime, ndersa sot quhen te hapura. Meqe z Xhafa i dergon leter Prokurores se Pergjithshme, znj Arta Marku, qe Krimet e Renda te therrasin Berishen dhe Bashen, per deklarimet e tyre publike, per 613 kg kokaine, perse nuk i kerkon qe po Krimet e Renda, te therrasin dhe Fatmir Xhafen, ta pyesin per denimin per trafik droge te Agron Xhafes dhe deklarimin e tij publik.. ?! lexo me teper »

MUSINEJA – E VDEKSHMJA E MBETUR PEZULL,

Postuar tek HISTORIA me March 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Shpend SOLLAKU

Ka libra që nuk i lexon dot më tutje se kapitulli i parë, ka të tjerë që i le përgjysëm, dhe nuk të vjen ndërmend as pas një dite ç?ke lexuar në faqet e tij. Ka të tjerë që u kthehesh vazhdimisht, pasi të duket se gjithmonë ke humbur diçka gjatë leximit, pasi të duket vetja një polumbar i paaftë për të arrirrë deri në thellësinë e funddetit që ato botime prezantojnë. Në kategorinë e këtyre librave që duhet t?u kthehesh pa dyshim bën pjesë edhe ky botim: «Musine Kokalari – letërkëmbime, shënime, kujtime». lexo me teper »

Përse politika po spostohet drejt ekstremiteteve

Postuar tek Komente me March 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Brikena  BOGDO

Tendenca politike kundër kastave, a po hap një epokë, apo histori të re? Italia sapo realizoi zgjedhjet e saj, por maxhoranca nuk shkoi për askënd në këto zgjedhje. Një verdikt i pastër për L5Y (Lëvizja 5 Yje), por feston edhe Lidhja e Veriut. Italianët votuan për dy ekstremet politike, ekstremi i majtë dhe ekstremi i djathtë. lexo me teper »

Shuku i letrës dhe pikëlotja e babait

Postuar tek Komente me March 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Zamir  GJURGJI

“Sa herë që të duhet të ndërrosh rrobat, vari te të palarat prapa derës së banjës”, ishte avazi i mamasë kur e pyesja rëndom a ma ke larë këtë apo atë veshje se do dilja jashtë. Im atë s’kishte fort nevojë t’i përsëritej ky refren, “për çdo sen’, nji ven’”, ma përsëriste shpesh me atë shkodranishten që as e kishte humbur dhe as dëshironte ta humbte, edhe pse rëndom nga një vesh më hynte dhe nga tjetri më dilte ky rendi dhe rregulli i përpiktë allagjerman i tim eti. Jurisprudenca fiorentine nuk ishte arsyeja e vetme e fjalës që e peshonte me kandar drejtësie, por edhe për shkak të filogjermanizmit te tij kantian dhe shqiptarise fishtiane. Ishte periudha kur sapo kisha përmbyllur të mesmen petroninase dhe e larta ishte kafshatë që s’kapërdihej për shkak të “ceneve ne biografi”. lexo me teper »

TAO-TAO TAULANTI

Postuar tek Komente me March 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ilir  LEVONJA

Sot grupi parlamentar i PS, diskutoi shumat lobuese që Basha dhe PD-ja e tij kanë ofruar në Washington. Grupeve që merren me punë të tilla. Sipas tyre përmes rusëve etj. Dhe paniku socialist qëndron tek shumat e pa deklaruara. Para me shumicë. Afera të pista etj. Ky që flet, është Taulant Balla. lexo me teper »