Arkivi per January, 2018

Në 70 vjetorin e ekzekutimit të Martirëve të Lirisë

Postuar tek HISTORIA me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Reshat  KRIPA

Nata e 14 janarit të vitit 1948. Një natë e zezë. Qielli qante papushim. Retë nxinin mbi Gjirokastër. Gjëmimet ushtonin me forcë. Dukej sikur Zoti me këtë donte të ndalonte gjëmën që po ndodhte. Por djalli në ato kohëra ishte më i fortë. Ai e kishte futur në kthetrat e tij Shqipërinë e gjorë. Ajo nuk kishte më zë. Kishte vetëm urdhëra monstruozë, të dhënë nga njerëz monstruozë. Në të gjithë vendin hidheshin vallet e vdekjes. lexo me teper »

HANI PLUMBIN

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Edison  YPI

“Nuk e ha atë kokërr ulliri”, është një thënie popullore, deri diku e lezetshme, që po ta mendosh pakëz thellë, të bën të çuditesh pse populli që dinakërisë i largohet dhe “nuk e ha” për prototip të hiles, nuk ka zgjedhur, ta zëmë, hisllën djegse apo caracin zevzek, por ullirin e pafajshëm të paqes. Megjithatë, kjo thënie një ide e përcjell. lexo me teper »

PSE DUHET TË RRËZOHET EDI RAMA?

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Armend  GJANA

Eshtë rasti i parë në historinë Europiane të shteteve që një kryeministër ka formim arsimor për Piktor. Për këtë ka hyrë në Gines. Ngjashmëri ka vetëm me Neronin e Romës dhe me Hitlerin e Gjërmanisë naziste. Nuk e di çfarë është ekonomia dhe ligjet. Si i tillë është apriori i paaftë për të qeverisur. Duke mos kuptuar asgjë nga qeverisja edhe ministrant kryesorë i emëron të paaftë dhe joprefesionistë. lexo me teper »

Çfarë është PROTESTA dhe pse i ftoj miqt e mi për të marrë pjesë?

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Indrit  VOKSHI

Protesta është përpjekja e më të dobtëve. Po. Sado opozita thotë ne jemi të fortë, ne kështu e ashtu, jemi më të dobët, kjo është e vërteta, përtej tentativës për kurajë. Duhet të biem dakort se një shoqëri ka dy a më shumë grupime në konkurencë për ta qeverisur vendin e rrjedhimisht për t’i përmbushur më plotë intetesat ekonomiko-politike. lexo me teper »

“EAM”-i i rilindur me “Hakmarrje per Drejtesi”

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Zamir  GJURGJI

Sh.Aleksis Cipras, ish anetari rinise komuniste greke(KKE) ka marre me kohe stafeten e revolucionit te kuq ne vendin qe italiani Enzo Bettiza e konsideron “e semura e Ballkanit” dhe me shpirt lindor. Ne Itali, majtistet ekstreme jane shprehur paradokohe per revisten “Jacobin” se ndihen greke dhe kane formuar koalicionin pro Cipras, per me teper qe Federica Mogherinin e kane(pasur) shoqe te idealit komunist. lexo me teper »

DREJTËSIA E SIGURIMIT TE SHTETIT , LGBT, LU-SE DHE VLAHUTIN

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Fitim ZEKTHI

Sado që të fshihet diçka, pavarësisht mbulojës që i mvishet përmes qëllimeve “të mira”, nuk ka mundësi që të mos zbulohet. Dy ditë më parë komisioni ad hoc i parlamentit i drejtuar nga Ulsi Manja votoi anëtarët për organet themelore të reformës në drejtësi të cilat do të emërojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj :KLGJ dhe KLP. Një anëtar qe u zgjodh ishte Altin Hazizaj, që ka vite që drejton OJf për të drejtat e fëmijëve dhe i angazhuar në çështjen e LGBT-së. lexo me teper »

SIGURIMI NË DREJTËSI ? PO KY STAN KËTË BULMET KA !

Postuar tek Komente me January 26th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

PD-ja ka denoncuar dje publikisht kandidaturën e një spiuni te sigurimit te shtetit për ne institucionet drejtuese te drejtësisë ne kuadër te reformës . Me gjithë rëndësinë e denoncimit te këtij skandali kjo praktike nuk është as surprize e as risi . Gjithnjë, edhe ne kohen kur qeveriste PD, spiune, hetues e drejtues te Sigurimit te Shtetit kane qene e janë ende ne sistemin e drejtësisë madje ne krye te saj. lexo me teper »

Asgjë e re

Postuar tek Komente me January 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit  LULUSHI

Njeriu mendon ato që lexon dhe shkruan ato që mendon. Kjo ndërlidhje tregon se në botën e mendimit asgjë nuk është e kufizuar, shkon përtej të menduarit dhe asgjë nuk është e ndaluar dhe e paprekshme. Cdo gjë është vazhdimësi, rreth, asgjë e re, që ndryshon vetëm në interpretim.   lexo me teper »

Prozelitizmi i të majtës shqiptare

Postuar tek Komente me January 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Romeo  ISMAILAJ

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore shenjon periudhën në të cilën në shoqërinë shqiptare u konsolidua ideologjia e marksizmit, e cila shfaqet si një prej shprehive më katakteristike të reflektimeve intelektuale që u artikuluan si përgjigje ndaj botëkuptimit tashmë të mposhtur, atij tradicionalist. Karakteristikë e kësaj ideologjie është prozelitizmi (nga greqishtja pros, ‘drejt’, dhe erbimai, ‘vij’: emërton përpjekjen për t’i imponuar të tjerëve bindjet, horizontin vetjak, përkatësinë). lexo me teper »

SHTETI JAM UNË

Postuar tek Komente me January 19th, 2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Brikena  BOGDO

“L’Etait c’est moi”, që do të thotë “Shteti jam unë”, është një shprehje shumë e famshme e Luigjit të XIV, të Francës, në mesin e shekullit të XVII. Luigji i konsideruar “Diell”, besonte se, mbretërit lindin për të zotëruar gjithçka dhe për të komanduar gjithkënd. Ai i përmbahej idesë se, e drejta për të sunduar vjen nga zoti dhe askush nuk mund ta verë në diskutim. Kjo teori njihet si “e drejta e prejardhjes hyjnore të pushtetit”. Në këtë rrugëtim 500 vjeçar, sa ka ndryshur ky koncept pushteti dhe statizmi. Prej 100 vitesh shqiptarët nuk po i shkëputen konceptit  “shtet i personalizuar”, i cili fillon dhe mbaron me pushtetin absolut të një individi. Aktualisht, kemi një kryeministër, që është shteti dhe ligji. lexo me teper »