Arkivi per December, 2017

Astrit Lulushi me Kalendar historik:”Çfarë ka ndodhur më…?”

Postuar tek AKTUALE me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Aleko  LIKAJ

Kalendari historik:”Çfarë ka ndodhur më…?”, i publicistit dhe gazetarit të njohur të ”Zëri i Amerikës”, Astrit Lulushi, që ka dalë këto ditë nga shtypi në Tiranë, përbën pa dyshim një ngjarje të veçantë në serinë e botimeve të letërsisë sonë dokumentare. Në fakt ky zhanër, për hir të realitetit, në këto vitet e fundit ka qenë me pikatore, duke përjashtuar këtu biografitë e personaliteteve të politikës, nga autorë të huaj, por edhe ato të kulturês sonë kombëtare nga të pakët studjues të dy a tre fushave. lexo me teper »

Morali i Prokurorise

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ergys  MERTIRI

Zgjedhja e Kryeprokurorit eshte nje nga aktet me te turpshme qe eshte bere ndonjehere ne kete vend. E para, kemi te bejme me nje qeveri qe po zgjedh hetuesin e vet, ate qe do te hetoje perfshirjen e saj ne trafiqe. Dhe kete e bej, jo vetem ne menyre te pamoralshme (te pakten per hir te konfliktit te interesit, nuk i shkon te luftoje ta zgjedhe ajo ate qe do ta hetoje), por edhe ne kundershtim me kushtetuten. lexo me teper »

Krenari

Postuar tek AKTUALE me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit  LULUSHI

Cdo ndryshim vjen nga brenda…nëse…vendi është një i vetëm, pa lidhje varësie nga një tjetër, me përjashtim të…Zotit, dhe kur Ky mohohet…me përjashtim të vetes. Një vend i tillë i ngjan “atomit” që nuk mund të afektojë ose afektohet nga një tjetër; ai nuk ka dritare nëpërmjet të cilave drita mund të hyjë a të dalë.  lexo me teper »

Shqiperia eshte tamam, sic i duhet shoqes Mogherini!

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Armand  MAHO

Deklarata e Komisioneres per Punet e Jashtme ne BE Federicha Mogherini ka ngjallur nje sere reagimesh te forta ne rrjetet sociale, te cilet jetojne e punojne cdo dite ne kete vend prej 28 mije kilometrash katrore. Nje vend, i shnderruar ne simbol te korrupsionit dhe trafikut te Kanabisit ( fatkeqesisht apo fatmiresisht toka shqiptare nuk prodhon dot kokaine, po avash avash do ja arrijme). lexo me teper »

Nje (per)shkrim sipas shijes art-kozmopolite

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Zamir  GJURGJI

Ka edhe nje produkt te shartuar qe ka sjelle ne publik periudha e komunizmit dhe tranzicioni. I sojshem ne gjen, me karakter te dyzuar dhe ligjerim publik te perkore. Mbart ne shpine te shkuaren e denje, perpiqet qe fjalet e te sotmes t’i mase me peshore farmaceutike. Ne jete nuk ka pasur kellqe t’i thote derrit daje; madje asokohe eshte shkolluar me te larten, edhe pse familja e tij e nderuar eshte kryekeput e denuar si reaksionare e kuislinge(vertet pa te drejte). lexo me teper »

KARTA TERRITORIALE, SFIDAT IDENTITARE DHE SHTETËSIA E KOSOVËS

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Mentor  TAHIRI

Kur në Ballkan përmenden territoret, ajo/ai që i ka përmendur ndoshta do të niste edhe luftën për to sikur të mundte. Por një është e sigurt, territoret që moti janë shndërruar në kartën perfekte të manipulimit dhe të ideve të fshehta. Edhe kur realisht pretendime serioze nuk ka, e ndonjëherë edhe ka, diskursi mbi territoret sërish del si temë e politikës ditore. Ashtu ushqehen dhe mbahen gjallë nacionalizmat mediatik. Një kartë kjo shumë e përdorur nga politika, shpesh për të çorientuar qytetarët nga problemet e tyre reale, e shpesh edhe në pamundësi ose mungesë dëshire për të ofruar diçka tjetër. lexo me teper »

Kriza e të djathtës është kulturore dhe jo politike

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Fitim  ZEKTHI

Mendimtarët e mëdhenj liberalë të shekullit 18-19, Adam Smith, Vilhelm von Humbold etj., që mbrojtën me forcë idenë e një rendi ku konkurrenca e lirë do të ishte zemra e zhvillimit ekonomik duke çuar përpara lirinë dhe respektimin e të drejtave, i trembeshin shumë shndërrimit të njeriut në një qenie materialiste dhe të drejtuar vetëm nga fitimi. Për ta, homo economicus, një zgjedhës racional i asaj që i prodhon fitim, do të ishte një qenie pa kapital social, që nuk do të ishte bartës i asnjë gjëje të trashëguar dhe i asnjë norme morale apo shpirtërore. Edmund Burke e quante homo economicus-in, njeriun ideal të revolucionit jakobin. lexo me teper »

ATDHEU I TRADHËTUAR

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Agim  SHEHU

Kreu i shkrimit mund të duket disi i tejzmadhuar e fatalist i ashpër, por ne e morëm aq sa mundëm nga frymëmarja tanimë e lodhur e popullit e nga ngjarjet zinxhir të ditës që po ziejnë nga të gjitha anët me vulën e tradhëtisë së krerëve tanë politikë nga të dy anët. Të tillë, ia lëmë dëshmi tonën historisë për t’i gjykuar saktë e përfundimisht fajtorët, viktimën dhe paralajmëruesit. Shqipëria ndodhet para një tragjedie kombëtare si në Jug me Greqinë dhe në veri me Serbinë. Shqiptarët janë të njohur si për atdhetarizmin prej superherojsh dhe për tradhëti të madhe e të çuditëshme. lexo me teper »

JO KOMUNISTE APO ANTIKOMUNISTE? KJO ËSHTË ÇËSHTJA !

Postuar tek Komente me December 26th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Nga fundi i viteve 1980 M.K nga zona e Rrëzomës ne Delvinë , i rekomanduar nga një mik i familjes, vjen pa pritur një darkë ne shtëpinë tonë dhe zhvillon me tim at , një ish i burgosur politik i komunizmit , një bisedë të pazakontë dhe të rrezikshme , te paktën për mua qe isha ende adoleshent . Halli i tij ishte se i kërkohej te lidhte një krushqi , te fejonte të bijën me një funksionar te larte të PPSH. lexo me teper »