Arkivi per November, 2017

Ekzibicion (show), lojë me ushtarakë

Postuar tek Komente me November 1st, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Imdrit  VOKSHI

KM emëroi 12 prefektët e rinj, ushtarakë. Ekzibicion i kotë, jashtë kohë dhe humoristik. Kopjuar nga Franca. Mirpo Franca e ka prefektin me veshje ushtarake për shkak të historisë kur prefekti ishte shumë i fuqishëm, ushtarak dhe garant për rendin publik; Napoloni i pati quajtur prefektët “empereurs au petit pied” (perandorë në miniaturë, në përmasa më të vogla). Ky thotë se prefekti ka detyrë ta marrë informacione në kohë reale. lexo me teper »

BOHEMI ME FATIN E KURVËS !

Postuar tek Komente me November 1st, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Armand  MAHO

Per ta kuptuar me mire ate qe ndodhi dje mes rames dhe gazetareve, une ka kohe qe e kam thene mendimin tim dhe skam cfare shtoj. Fati dhe Zoti nganjehere gjejne rruge te cuditshme. Ja kush ja ben gjyqin gazetareve, kush i etiketon si kazane, te paditur dhe te palexuar. Ne fakt shumica e atyre qe zgjasin mikrofonat jane ne fuqi te dhjete me dinjitoze dhe te shkolluar se ai! Ata nuk mbjellim droge, nuk bashkepunojne me bandite, nuk drogohen, e megjithate rropaten rrugeve per nje rroge mjerane, e cila i siguron mbijetesen. Shqiperia eshte vend i marrezive. lexo me teper »

Përse njeriu është kaq i kufizuar dhe konfuz?!

Postuar tek LETERSI me November 1st, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Entela Kasin, poete, romanCiere, përkthyese dhe eseiste. Është autore e librave “Ëndërr e paemër”, Tiranë 1992, “Koha e Kalit”, Korçë 2000, “Muzg Pikëllimi” (shqip- anglisht), “Pasion dhe krim”, roman, Vatra 2003, “Të korrat e krishtlindjeve”, roman (ribotim) botimet PEN Albania, 2013. Poezia e saj është përfshirë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” 2001 dhe 2002, si edhe nga “Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Izmir”, i organizuar nga PEN International dhe PEN Qendra e Turqisë në vitin 2007, ku është lauruar me kupën e kristaltë të këtij festivali, midis poetëve të vitit. Është ftuar në aktivitet më të rëndësishme për letërsinë nga PEN International, dhe FIT, në Ballkan, Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Kinë, Japoni dhe në Korenë e Jugut. Është përkthyer në maqedonisht, turqisht, anglisht, frëngjisht, arabisht,etj, lexo me teper »

HIÇ , PO HABILAJT !!!

Postuar tek Komente me November 1st, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Ka një fjalë të urtë shqiptare: “hiç po Habili !“që lidhet me injorimin e situatave te renda nga persona te ndryshëm .Sipas saj një fshatar zbriti ne qytet dhe disa te njohur e pyeten çfarë po ndodhte nga fshati? Hiç gjë gje tha fshatari ,vetem ka vdekur Habili ! lexo me teper »