Arkivi per June, 2017

26 qershori, muskujt e Salianjit, “Hekrat’ e Gramozit dhe azimuti dygishtor

Postuar tek Komente me June 30th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Zamir  GJURGJI

Ishte fryma pa gërmën(e duhur) erdhi gërma pa frymën( e duhur). Nga lideri i vjetër te lideri i ri të dy përcaktorët kanë ndërruar vend pa qenë në thelb plotës të njeri-tjetrit. Nga një PD e udhëhequr për çerek shekulli nga një udhëheqës politik e legjendar si Sali Berisha, dygishtor deri në simbolikë të patjetërsueshme, autoritar në kufijtë e autoritarizmit, toptan në kufijtë e totalitarizmit, frymëzues me eposin e kreshnikëve, fryma e të cilit adrenilonte sa e sa demokratë për të rrasur prapa hekurave të kryqëzuar Fatos Nano, për të rrëzuar nga pushteti Ilir Metën bashkë me fshatarët e Kërrabës, për ta bërë Neritanin Sllobodan; apo për t’ia tërhequr këmbën karriges së pushtetit Pandeli Majkos që s’dinte se si ta fuste internetin ne dy dhoma e kuzhinë,…në një udhëheqës të ri në moshë, perceptim e konceptim demokratik, që gërma e juristit perëndimor vlen më shumë se fryma e liderit karizmatik, teksa puna laboratorike vlerësohej me më shumë “kredite” se puna praktike. lexo me teper »

A e kanë parimore betejën ” të revoltuarit” me Bashën?

Postuar tek Komente me June 30th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Armand  MAHO

Postimi në mbështetje të Tomorr Alizotit, ishte një përsiatje e ndikuar deri diku nga kafja me mikun tim dhe vapa që s’të le të vësh gjumë në sy. Një bindje, që as ma merrte mendja se shkaktonte një zullumnajë që do më hante tërë ditën me mesazhe. Kategoria më e madhe ishte atyre që mendonin njësoj si unë. lexo me teper »

Lulzim Basha, zgjedhjet dhe Sigurimi i Shtetit

Postuar tek Komente me June 30th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Basir  ÇOLLAKU

Unë kam qenë dhe jam një kërkues i hershëm i hapjes së dosjeve te sigurimit të shtetit, duke bërë shkrime të shumta. Kjo, sepse në dhe për politikën shqiptare, drejtesi e media, ky ështe një kontrollues, udhëzues, ndikues, me përmasa tej të zakonshmes për 27 vitë, me demek pluralizmin tonë. Shpesh më është dukur iluzion, por jo se më ka munguar informacioni, marrë nga intervistat me zyrtarë e ish zyrtarë, të cilët kanë pasur akses në shkresat e vjetra, pengjet kontrolluese të politikanëve, ish-spiunë sigurimi dhe bashkëpuntorë të kësaj trupe të vjeter, zgjatuar shëndetshëm në biznesin politik miliardash. Ndaj bindjen se Lulzim Basha ka qene dhe është nën shenjestrën e këtij skalioni të rradhës së parë, duke qenë vetë ai jashtë qind përqind larg kësaj historie të vjetër. Përse? lexo me teper »

PD –ja humbi se nuk u bë dot e djathtë

Postuar tek Komente me June 30th, 2017 nga Lajmi – 1 koment

Nga : Nebil  ÇIKA

Humbja e PD-se ne këto zgjedhje është bëre debati politik e mediatik i ditës duke lenë ne hije edhe fitoren e PS-së . Një liste ish drejtuesish dhe njerëz te tjetre te PD –se kane firmosur një peticion qe kërkojnë largimin e Bashës nga kreu i PD si përgjegjësi i vetëm i kësaj humbjeje historike. Vete Basha ka marre përsipër përgjegjësinë , ka ngrire kompetencat e tij organizative dhe PD po përgatitet për zgjedhjet e kreut te ri te saje ne 22 korrik . lexo me teper »

Doni kurvin

Postuar tek Komente me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Edison YPI

Sipas një mendësie gjërësisht të rrënjosur ndër ne, krerët e politikës dhe pushtetit janë ca djaj që gjithmonë kanë gabuar e gjithmonë do gabojnë. Ndërsa “populli”, gjithmonë ka të drejtë, gjithmonë është viktimë, gjithmonë i bëjnë hile, gjithmonë i bien më qafë. lexo me teper »

Kapitull i mbyllur i PD-së

Postuar tek Komente me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Desada  METAJ

Për ata që e njohin sadopak Partinë Demokratike është më shumë se e qartë që asnjëherë listat e kandidatëve për deputetë nuk janë diskutuar qoftë dhe formalisht në forumet e partisë, sikundër në zyrën e Berishës për t’i dhënë “dorën e fundit” emrave kanë qenë gjithmonë Topalli, Bode, Imami apo dhe Patozi. Katërshja që së bashku me Majlinda Bregun ishin sot të pakënaqurit e mëdhenj jo vetëm me listat e kandidatëve por edhe me mënyrën sesi Lulzim Basha po drejton PD. lexo me teper »

Një popull për tallje

Postuar tek Komente me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Brenton  KOTORRI

Ekonomisti amerikan i taksimit, Mancur Olson, na kujton në një prej eseve të tij, një barsoletë të hershme që qarkullon mes ekonomistëve. Barsoleta thotë se një student ekonomie dhe profesori i tij ishin duke shëtitur, teksa shohin në trotuarin përballë një kartëmonedhë njëqind dollarëshe përtokë. Studenti bën të kalojë rrugën por profesori e ndalon duke i thënë se kartëmonedha në fakt nuk është aty, pasi nëse do të ishte përtokë tashmë do ta kishte marrë dikush tjetër. lexo me teper »

Pluralizmi dhe demokracia drejt asgjësimit

Postuar tek Komente me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Sulejman  GJANA

Pamundësimin e regjistrimit dhe garimit të shumicës së subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 pas marrëveshjes nokturne Rama-Basha, si dhe vendosjen time dhe të z. Adriatik Alimadhi në pozicione humbëse të listave zgjedhore, me bindje të plotë e kam vlerësuar dhe e kam deklaruar publikisht si rrezikim të qëllimtë të pluralizmit politik dhe demokracisë sonë parlamentare, deri tash tejet të gjymtuar. lexo me teper »

Ja si do ishte sheshi “Skënderbej”

Postuar tek HISTORIA me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kastriot  DERVISHI

Sheshi “Skënderbej” u projektua nga arkitekti italian Florestano De Fausto. Projekti i tij parashikonte ndërtimin e 10 godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit. Arritën të ndërtoheshin 7 godina (6 të ministrive dhe bashkia). lexo me teper »

Krisma ,që s’po dëgjohet, e Karabinës se Bashës !

Postuar tek Komente me June 9th, 2017 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Miku im ,i përndjekuri politik i komunizmit,Artan Leshi,  ka bere sot një denoncim publik si prind e qytetar i përgjegjshëm . Ai i indinjuar me shumë te drejtë ka denoncuar një skandal me mësuesit e shkollave ne Mirditë qe me udhe politike kane bak6tisuar orët e mësimit dhe kane lenë me mes te rrugës fëmijët e mitur për te mare pjese ne fushatën elektorale te PS-se qe drejtohet nga ish ministrja e arsimit lindita Nikolla kandidate për deputete ne këtë zonë. lexo me teper »