Arkivi per October, 2016

Hashim Thaci – Guerilasi i korrupsionit

Postuar tek Komente me October 29th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

hashim-thaciNga : Bekim  REXHEPI

Ardhja e kësaj guerilje në pushtet vetëm pas vdekjes së Rugovës, me një kredo “patriotike”, alarmoi ne emocionet elektoratit i cili dha mundësin të shoh dhe të presë rezultatet në vend. Megjithëkëtë ardhje të gueriles në pushtetin politik nuk ndryshuan gjërat për të mirë, ato veças morën thellime dhe zhytje edhe më në krizë. Në fakt duhet pranuar se kjo guerile nuk qe e aftë se paku të dalloj ç’është një krizë e pjesshme (pra faza e jostabilitetit) dhe, në anën tjetër një krizë që mund të qoj në transformimin e një shoqërie. lexo me teper »

Rishkrimi apo politizimi i historise…!?

Postuar tek Komente me October 29th, 2016 nga Lajmi – 1 koment

tolo-karecoShkruan : Tolo  KARECO

NUK GJYKOJA QE PARTIAKE DREJTUES NE DIGASTERET E “RILINDJES” TE JENE KA IDIOTE SA NORA MALAJ – ZV. MINISTRE E ARESIMIT

Historia është rishkruar, gati per botim. Xhufet e Milot nuk mund ta kthejne “rrotën mbrapsht” . E vërteta është se ne keto rreth tre dekadat e fundit kemi degjuar e pare shume idiotesira. Por, idiotesia qe behet nga maja e nje institucioni qe drejtohet nga nje ministre kamikaze e “Rilindjes” me aftesi te kufizuara drejtuese, nepermjet zevendeses se saj Nora Malaj, e superkalon cdo idiotesi. lexo me teper »

Si do ishin sot

Postuar tek Komente me October 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiNga : Edison  YPI

Zoti nuk ngutet. Çfarë bëri më 1990 mund ta bënte pas një shekulli. Fati i supozuar që do kishin pasur gjatë asaj pritjeje fatkeqe një numur shqiptarësh mund të jetë ndihmesë me vlerë për t’i njohur më mirë sot. Çfarë do kisha bërë në eventualitetin e asaj pritje unë autori i sotëm më i lexuar dhe më i pëlqyer, është se paradite do vazhdoja të punoja në një ofiçinë, pasdite dhe në mbrëmje do lexoja libra, do shihja fshehtas televizionet e huaja, do ëndërroja mjete të sofistikuara për tu arratisur, ndërsa vëllai im Eduard Ypi do vazhdonte të ishte në burg i spiunuar nga një gollobordas prej fshatit Ostren i Vogël me lidhje etnike, linguistike, farefisnore, krushqinore, me Shishtavecin. lexo me teper »

Dite “rilindase”

Postuar tek Komente me October 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

elite-diktaturashShkruan : Zamir  GJURGJI

Janë dite rilindjeje, jo dite kujtese, e nderuara zonja Vlahutin! /Ajo me një barre ofiqesh, unë vetëm me letërnjoftimin e gjendjes civile. Viktimat familjare te terrorit diktatorial, ‘njëlloj’, veç mosha ndryshon! Kreu i Delegacionit të BE-se në Shqipëri, Romana Vlahutin, tregoi e përlotur sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit komunist. Paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt për shkak të politikës së egër diktatoriale, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen. lexo me teper »

KËRMË DHE FUNDËRRINË !

Postuar tek Komente me October 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

enver_hoxha_vito_kapo_1_june_1978Nga : Armand  MAHO

Te lendohet zemra ty shoqja Vito??? Ashtu eee, po atyre femijeve qe i late jetime, e nuk i pane kurre baballaret e tyre si thua ti i lendohet kur flet ti?! Shoqja Vrrome, e di ti qe mire se ja pushkatuat e ja vrate, por me pas nuk u ngopet po ja burgoset nenat, dhe u internuat gjysherit.. E di ti shoqja funderrine, se dhe sot e kesaj dite se dine ku i kane eshtrat e prinderve, normal qe e di, se vetem ju e dinit ku i varrosnit. U lendua ajo zemra jote eeee?!! lexo me teper »

PSE (S)E DUAM FISHTËN ?!

Postuar tek Komente me October 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

gjergj-fishtaNga : Nebil  ÇIKA

Në 23 tetor është datëlindja e nje prej mendjeve me te ndritura të kombit shqiptar  At. Gjergj Fishta . Prift , poet , shkrimtar , filozof  e atdhetar si ai . Kombi shqiptar duhet te ketë qene me fat që pati për hise  një  “kokë” si Gjergj Fishta . Ne fakt me ato qe kane ndodhur sidomos  pas vdekjes se tij nga një here mendoj se nuk e meritonim një privilegj e një nder të tille nga Zoti që na e solli atë dhe me thëne te drejtën nuk është e vetmja mendje e ndritur qe nuk e kemi nderuar e respektuar ne masën qe i takon . Sot ne festojmë datëlindjen e tij ne pothuaj një heshtje te plote meditaike . lexo me teper »

Klithmat e hienave bolshevike

Postuar tek AKTUALE me October 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

reshat-kripaNga : Reshat  KRIPA

Ditët e fundit, si në një kor te dirigjuar nga hienat e zeza te sistemit të përmbysur, kanë mbushur faqet e mediave të shkruara dhe atyre vizive klithma ogurzeza te leshuara nga pinjollet bastarde të tyre., ca te ashtuquajtur historianë fatkeq që nuk e dinë as ku e kanë kokën e tyre, ca pseudo veteranë që në kohën e luftës së dytë botërore nuk kishin mbushur as 10 vjeç,  madje edhe disa të ashtuquajtur të përndjekur politikë që ndodhen në poste drejtuese të disa partive dhe që kanë qenë dënuar për motive të ulta ordinere, siç janë përdhunimi i familjarëve të tyre apo vjedhja dhe që regjimi për t’i dënuar më tepër u shtoi edhe nga një akuzë politike si “tentativë arratisje ‘ apo “agjitacion dhe propagansë” dhe sot, në këtë mish-mash që ekziston në vendin tonë dalin si përfaqësues të të përndjekurve të vërtetë .  lexo me teper »

NË KAFE ME RAMËN

Postuar tek Komente me October 21st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

kafe-me-ramenNga : Aulon  KALAJA

Një foto që ka qarkulluar nëpër portale, tregon tre deputetë të opozitës, ulur në kafenenë e Kuvendit. Kjo foto në fakt trazoi shpirtrat e demokratëve dhe atyre që i kanë besuar ligjeratës së kreut të opozitës, se Shqipëria është në gjëndje të jashtëzakonshme dhe i vetmi fajtor e ka emrin Edi Rama. U tronditën ato shpirtra që e besuan opozitën, kur me radhë nga Sekretari i Përgjithshëm, deputetë, drejtues departamentesh, zëdhënës dhe të rinj, mbajtën fjalën e tyre në sallën e konferencave, duke e mbyllur gjithësecili fjalimin e tyre me ekzaktësisht këto fjalë: “Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën…” lexo me teper »

SHQIPËRIA – NËNA APO NJERKA E KOSOVËS ?!

Postuar tek Komente me October 21st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ShqiperiKosoveNga : Nebil  ÇIKA

Ka nisur,dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe ,një debat për të mos thënë konflikt midis Shqipërisë dhe Kosovës pjesët e një kombi që edhe pse zyrtarisht të lira vazhdojnë te jene te ndara ne dy shtete,kundër vullnetit të shumicës së shqiptareve . Problemi  si gjithnjë është Shqipëria apo me mire të themi qeveria, shteti dhe politika e sajë qe me veprimet apo mos veprimet e sajë nuk ka luajtur  rolin e “shtetit amë” siç është konsideruar  e vazhdon te tirret ende nga shumica e shqiptareve jashtë Shqipërisë  politike . lexo me teper »

Një fëmijë si unë e një si Edi Rama

Postuar tek Komente me October 21st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

luljeta-orogniNga : Luljeta  PROGNI

Kur kaloj në bulevard e përballem me bunkerin që ngrihet madhërishëm mu në mes të Tiranës, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, aty për aty më shfaqet parasysh gjithçka pashë e jetova në komunizëm. Historitë e dy gjyshërve të mi të pushkatuar, të xhaxhait të ekzekurtuar gjithashtu, të babait tim të burgosur për 16 vjet dhe gjithë diskriminimin dhe përbuzjen që ndjeva në çdo hap të fëmijërisë që kur hodha hapin e parë. lexo me teper »