Arkivi per July, 2016

Kryeministri i 1 për qindëshit

Postuar tek Komente me July 31st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-legalizimiShkruan : Klodian  TOMORRI

Edi Rama ka një raport të çuditshëm me pushtetin. Atij i pëlqen të qeverisë të dobëtit, por njëkohësisht tundohet gjithmonë që t’u shërbejë të fortëve. Tre vjet pasi u mandatua si kryeministër, rekordi qeverisës i Ramës është pasqyra më e mirë e këtij raporti të dyfishtë. lexo me teper »

Nje problem moral i shoqerise shqiptare?!

Postuar tek Komente me July 31st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

mahoNga : Armand  MAHO

Nje sherr banal femrash ne nje qender estetike ne Tirane, po nxjerr ne pah nje problem te madh moral te shoqerise shqiptare.. Ne portalin qe publikoi i pari videon, kane vershuar mesazhet te cilat akuzojne pronaren se e perdorte qendren per te joshiur vajza 16-17 vjecare te cilat me pas ja percillte klienteve te saj neper hotelet e Tiranes… lexo me teper »

Pragmatizmi i leshit ! C’do te beni (si)kur Trumpi te zgjidhet President ?!

Postuar tek Komente me July 31st, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

majko-bashaNga : Nebil  CIKA

Debati ne Minerva i nisur nga nje shkrim i imi per parnine e Bashes ne Koventen Demokrate ne SHBA ,ku Hillari Klinton u nominua si kandidate per President te SHBA te kesaj partie po zgjerohet e po merr seriozitet pertej parashikimit . lexo me teper »

Në 21 korrik nuk ndodhi asnjë protestë e opozitës

Postuar tek Komente me July 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

1965

ndricim-kullaNga : Ndriçim  KULLA

Dy ditë para votimit të draftit të Reformës në Drejtësi në Kuvend, ambasada amerikane në Tiranë nxori një njoftim për shtetasit amerikanë në Shqipëri, me titull “Mesazh sigurie: vota parlamentare e 21 korrikut”. Titulli i njoftimit ishte i tillë sikur palët do të përlesheshin me armë në 21 korrik, për shkak të draftit të reformës në drejtësi. lexo me teper »

Satira e Beratit dhe Janit, Erdogani, Merkeli dhe europianistet e thekur

Postuar tek Komente me July 27th, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

zamir-gjurgjiNga : Zamir  GJURGJI

Edhe pse Berati ia beri gropen Buzhales, mbeshtes lirine e BB-se qe te mbetet jashte qelie, larg hekurave te kryqezuar. Them ia beri gropen vetes se ka qene nje nga shqytaret e gazetarise politike dhe anasjelltas, e fjalimtarit pa skrupuj te shprehjes a shfrehjes se fjales se lire: Online, print, media audio dhe vizive, Kuvend. Kaq atlet i europianizmit dhe qyteterimit Perendimor ka qene Berati, sa Buzhala u be me flatra kur per shkak edhe te ‘ekspresit’ te tij, kundershtareve te Perendimit te tij idilik u mbetej t’u pihej kafja shqeto(kafja turke)…edhe ligjerisht. lexo me teper »

Pese pyetje per nje koncesion

Postuar tek Komente me July 22nd, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

klodian-tomorriNga : Klodian  TOMORRI

Diten qe Parlamenti miratoi te ashtuquajturen reforme historike ne drejtesi, qeveria shqiptare u kujdes t’u bente edhe nje dhurate te hidhur qytetareve te saj. Ajo zyrtarizoi koncesionin e mirembajtjes se rruges Durres-Kukes. Sipas koncesionit, qeveria do te detyroje cdo automjet te paguaje 5 euro sa here qe kalon ne rrugen e Kombit. Kjo do te thote se nje rruge vajtje ardhje Tirane-Prishtine apo Tirane-Kukes tashme do te kushtoje 10 euro me shtrenjte. Dhurate me te madhe se kjo, per serbet s’mund te kishte. lexo me teper »

ATIJ !

Postuar tek LETERSI me July 22nd, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ida-nurceShkruan : Ida  NURCE

Tek ecja rruges nga vetmia shoqeruar, numeroja hapat qe s’kishin te mbaruar. Nuk kisha nje destinacion te caktuar. Syte pas syzeve shihnin cdokend qe me kalonte prane. E cuditshme. Tek te gjithe gjeja dicka qe i perkiste vetem atij. Nuk e di nese hija e tij me ndjek kudo, apo imagjinata ime jeton vetem me portretin e tij?! Me rreshkiste ndonje lot dhe e fshihja fshehurazi, sepse nuk doja te me shikonte ndokush ne ate gjendje. Po largohesha ngadale nga te gjithe. Doja te shkoja diku, ku te isha vetem une e te mund ta mendoja pa frike. Diku gjeta nje vend te harruar. lexo me teper »

FALEMNDERIMET!

Postuar tek Komente me July 22nd, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Agim_557483976Nga : Agim  POPOCI

Pas asaj shfaqje te shemtuar politike te se enjtes me Reformen ne Drejtesi, vazhdojne falemnderimet por edhe me kete rast harruan dhe duhet te: -Falemnderojme140 deputetet qe shpetuan pushtetin e Likes; lexo me teper »

NATA E SHËN HORRIT

Postuar tek Komente me July 22nd, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiNga : Edison   YPI

Po nuk e votuat, me të dalë nga Parlamenti do ju vijë si për të vjellë dhe do ju merren mentë. Duke u lëkundur do ngatrroni makinat, do hypni nëpër makinat e njëritjetrit. Shoferat e majtë do çuditen por edhe do mrekullohen si ju erdhi fari i shumpritur për të pasur në makinë një deputete apo një deputet të djathtë për ta masakruar si e meriton. Po ashtu dhe shoferat dhe rojat e djathta do fërkojnë duart nga rast i hatshëm që u zbriti nga qielli kur s’e prisnin. Në këtë eufori e sipër, shoferat do tua përplasin deputetave kokat mbi xhama. lexo me teper »

Sa shumë kohë e humbur

Postuar tek Komente me July 22nd, 2016 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ilir_levonja_515954446Nga : Ilir  LEVONJA

Nga janari i vitit 2015, e deri këtë mesnatë korriku, u deshën plot nëntëmbëdhjetë muaj. Një e kohë e humbur tmerrësisht keq. Një kohë e shpërdoruar për shkak frymës së urrejtjes. Paragjykimeve të padobishme dhe intrigave me ta hedhur. Me gishtin kërcënues, të shenjtit përballë djallit. Dhe anasjelltas. Një kohë e pështirë sa i ka drobitur shqiptarët deri në eshtrat e të vdekurve. U ka mbushur mendjen me një bindje krahësh. Aq sa mijra socialistë, besojnë sonte se që nesër në mëngjes. Sapo të zbardhi drita, burgjet shqiptare do mbushen me xhaketat firmato të demokratëve. lexo me teper »