Arkivi per June, 2015

Si u dëbua predikimi shqip nga kishat ortodokse?

Postuar tek Komente me June 29th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

cat_janullatosi,-fronezimNga : Gani  MEHMETAJ

 Pas shumë peripecive, pas shumë sakrificave të priftërinjve e besimtarëve shqiptarë ortodoksë, Kisha Ortodokse  foli shqip. Për pavarësinë e saj nga tutela greke u bë luftë e guximshme e klerit shqiptar. Por para kësaj fitoreje të pjesshme, priftërinjtë grekë e shkishëruan gjuhën shqipe, i shkishëruan, apo vranë priftërinj shqiptarë, të cilët nuk e pranonin gënjeshtrën greke se Zoti nuk di shqip. lexo me teper »

Shqipërisë i kanë ardhur “ato”

Postuar tek Komente me June 29th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

agron-tufaShkruan : Agron  TUFA

Zgjedhjet elektorale vendore – qershor 2015 – i dhanë Shqipërisë nga Jugu në Veri, pothuaj si dy vite më parë, një ngjyresë politike menstruale. Cikli demokratik është thyer dhunshëm prej një trandjeje e shkundullime të panatyrshme, prej së cilës ngjyra e mavisë e ka përfshirë fundekrejt mëmëdheun, mu si një gjymtyrë të gangrenizuar. Mbetet vetëm dilema: do të ketë përmirësim vallë gjymtyra (do t’i mbijetojë gangrenës) apo do të duhet të “amputohet”? lexo me teper »

Cudira shqiptare….

Postuar tek Poezi me June 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

karikature-e-km-230x300-marksiNga : Shahin  KOLONJA

Nuk e di pse si popull gjithmone kemi bere vendimarrje te gabuara,historikisht ne momente kyce te historise sone kemi zgjedhur apo paracaktuar drejtimin e gabuar….Behemi pishman betohemi se do te ndryshojme dhe perseri gabojme…. lexo me teper »

I pari është terrori

Postuar tek Komente me June 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Memorial_to_the_Victims_of_Communism_PragueNga : Bledi KASMI

I pari është terrori. Terrori sjell frikën dhe frika sjell konsolidimin e një regjimi ku nuk mund të flitet më liri dhe të Drejta të Njeriut. Kim Jongu në Korenë e Veriut jepte me pompozitet para mediave vendase dhe të huaja vrasjen e ministrit të Mbrojtjes sepse kishte dremitur ndërsa diktatori fliste. Enver Hoxha gjyqet popullore dhe ekzekutimet me varje në litar të disidentëve i bënte si shfaqje të hapura ku manifestohej forca e diktaturës së proletariatit. Qëllimi i të gjithë regjimeve diktatoriale është përhapja e terrorit. lexo me teper »

Fitues dhe humbës në zgjedhjet e së dielës

Postuar tek Komente me June 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

e-djathta-e-majta-apo-interesi_hdNga : Gjergj  EREBARA

Të trija partitë e mëdha në Shqipëri, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po luftojnë shumë gjatë ditëve të fundit, me fjalë dhe jo aq shumë me vota, për të nxjerrë atë që në sytë e opinionit publik duhet të shpallet si fitues i zgjedhjeve të së dielës. lexo me teper »

Zgjedhjet treguan dështimin e rilindjes

Postuar tek Komente me June 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mbyllja-e-FushatesNga : Fitim  ZEKTHI

Ditën e zgjedhjeve vendore në 21 qershor “Rilindjes” iu mbërthyen gozhdët e fundit në arkivol. Deputetit Ben Blushi, që e kishte quajtur të vdekur disa kohë më pare, iu bashkuan të paktën 170 votues shqiptarë të cilët nuk votuan për kandidatët e koalicionit qeveritar. lexo me teper »

As fitore, as besim, as shpresë!!!

Postuar tek Komente me June 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

genti-malkoNga : Genti  MALKO

Ashtu si të gjithë demokratët, sot ndihem i zbrazët me ndjenjën e humbjes mbi shpinë. Dua të gjej ndonjë shenjë apo arsye për të më bërë të kapërcej disi mërzinë dhe sigurisht, vetëm loja me shifrat mund të më japë ndonjë shpresë. U përpoqa ta shihja rezultatin nga një këndvështrim optimist, duke analizuar se kemi një rritje në krahasim me 2013-ën. Por edhe kjo rritje nuk është sa duhet për të justifikuar besimin se kemi bërë atë që duhet. lexo me teper »

Shqiperia vendi qe prodhon diktatore dhe jo lidere…

Postuar tek Komente me June 27th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

berisha-nano-meta-ramaShkruan : Adriatik  DOSTI

Historia e Diktatoreve dhe Diktaturave nuk eshte e re por dhe as shume e vjeter. Si pjesa me e shemtuar e shoqerive njerezore te cilave u shkaktoi aq shume vuajtje e gjakderdhje ajo ze fill ne kuptimin e mirefillte interpretues te ketyre fjaleve ne dekaden e dyte te shekullit te shkuar.Me pas hija e frikeshme e tyre do te mbulonte rrufeshem nje numer jo te vogel vendesh ne te gjitha kontinentet pothuajse. lexo me teper »

Nisin ankesat në KQZ, ballistët dhe zogistët kontestojnë rezultatin

Postuar tek AKTUALE me June 27th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetarja-e-KQZ-Lefteri-Lleshi1Nga : Kliti TOPALLI

Kanë nisur kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Me mbylljen e  numërimit të votave, partitë e vogla kanë nisur të kontestojnë rezultatin, duke ngritur në këtë mënyrë dyshime se u janë tjetërsuar votat nga partitë e mëdha. lexo me teper »

Epoka e komunizmit jeton

Postuar tek Komente me June 27th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

diktati-pushkeNga : Henry Charles LEA*

Ka ndodhur më shumë se 25 vjet më parë, por ndjehet sikur dje. Kur po shikoja pamjet e rënies së Murit të Berlinit, qava nga gëzimi, mori shishen e verës franceze më të mirë, lashë televizorin e ndezur dhe dëgjova Simfoninë e Nëntë të Beethovenit papushim. Nëqoftëse nuk e përjetuat, ta dini se nuk kishte asgjë si ajo. Megjithatë, ajo çka kemi nevojë të kujtohet janë çfarë ishte në lojë dhe çfarë nuk ndodhi në valën e rënies së Murit. lexo me teper »