Arkivi per April, 2015

Buxheti i shtetit në vështirësi, i mungojnë dhjetëramilionë euro

Postuar tek AKTUALE me April 30th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Irena-BeqirajNga : Gjergj  EREBARA

Importet më të ulëta të taksuara të disa mallrave kryesore dhe çmimet më të ulëta të mallrave kryesore të eksportit si naftë apo minerale sollën një rritje të ngathët të të ardhurave të qeverisë në tre muajt e parë të këtij viti, konfirmoi zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj në një konferencë për shtyp të mërkurën. lexo me teper »

Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato : Po Shqipëria?

Postuar tek Komente me April 30th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

QuoVadisNga : Ajet  NURO

Rasti i komedisë së arrestimit të dy deputetëve shqiptarë dhe saga e akuzava të ndërsjellat për komandim vrasjesh mes këtyre dy deputetëve dhe kryetarit të parlamentit, i kënaqi të gjithë veç spektatorëve, pra shqiptarëve të mjerë. Nuk ka rëndësi se kush ka faj dhe nuk kam ndër mend të hyj në debate se kush është fajtori. Madje edhe pa fajtor, konkluzionet janë shumë të hidhura dhe horizonti politik e shoqëror i shqiptarëve tejet i zymët. lexo me teper »

Shkenca e kryeministrit na rendit para SHBA-së

Postuar tek Komente me April 30th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ramaShkruan : Fitim  ZEKTHI

Disa njerëz bëhen aq të varur nga drejtimi i gishtit tek tjetri për gjithë të këqijat që ndodhin sa vlerësimi i vetes bëhet sinonim me fajësimin e tjetrit. Në këtë pikë është e pamundur të mos bësh gabime të tjetrit madje në shkallë shumë më të madhe. lexo me teper »

Ja përse kërkoj azil !

Postuar tek Komente me April 30th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

emigranteNga : Urim  GJATA

Vij nga një vend i cili nuk ka Parlament të denjë, nga një vend që Kuvendi nuk funksionon. Banoj në një vend ku vota ime vidhet para syve të mij, dhe guxon vetëm të heshtësh. E meqë më kanë shpjeguar që Parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i joni të çalojë, e të jetë thjesht një strehë dhe arenë gladiatorësh me përfaqësues të klaneve nga më të fuqishmet të mafies dhe krimit.Një vend i cili është katandisur si mos më keq nga vetvetja. lexo me teper »

Sherret e politikës së keqe – Goshinca si shkas

Postuar tek Komente me April 29th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Emin-Azemi-12Shkruan : Emin  AZEMI

Kaq vështirë qenka të na tregoj BDI se kush është ai far Xhevahir Ademi, i apostrofuari i MPB që paska qenë në krye të aksionit klandestin në Goshincë, ku ngelën të lidhur tre policë shqiptarë? Nëse ekziston një njeri i tillë me atë emër dhe nëse ai ka qenë ndonjëherë pjesëmarrës i ndonjë lufte këndej e andejpari, nuk besojmë se identiteti i tij do të mund të ngelë i panjohur për strukturat e BDI-së. lexo me teper »

Plaçkitja si aspiratë!

Postuar tek Komente me April 29th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ermir_HoxhaNga : Ermir  HOXHA

Në një replikë nën ethe të forta politike në distancë, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Rama, janë flakëruar mes vedi, sigurisht në mënyrë kundërshtuese lidhur me aspiratat e shqiptarit: Rama ka deklaruar për të “n”-tën herë se kriza që ka kapluar shoqërinë shqiptare, me tepër se ekonomike apo diç e ngjashme me të, nuk është asgjë përballë krizës së aspiratave; ndërsa rivali i tij Basha, ka pohuar se aspiratat e popullit ekzistojnë, porse ato bëhen të pamundura prej pushtetarëve (!)…dhe adresimin e ka bërë më konkret politikisht dhe elektoralisht, duke i mëshuar fort Ramës si kryeqeveritar. lexo me teper »

Ik nga kurvizmi

Postuar tek Komente me April 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiShkruan : Edison  YPI

Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morracakë surratshqyer të kërcënojnë nga mozaiku mbi muze. Kurvi ka 30 vjet që ka cof. Kurvizmi është në zenit. Mozaiku kriminal të rrezaton si rontgen, ta përshkon trupin, ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol diabolik. Ik e mos u kthe më kurrën e kurrës. lexo me teper »

Gjyqi Special: një akt terrorizmi shtetëror

Postuar tek HISTORIA me April 28th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Gjyqi-Special2Nga : Çelo HOXHA

Në mars 1945 në Shqipëri erdhi një trupë teatrore jugosllave me një dramë të titulluar Pushtimi.Ajo u përcoll të luhej në rrethe – si Elbasan, Korçë, etj, – por jo në kryeqytet. Kinema Kosova, e vetmja në Tiranë që kishte skenë të përshtatshme për teatër, ishte e zënë. Aty zhvillohej Gjyqi Special. Ajo që u luajt në atë skenë nuk ishte dramë, por tragjedi e vërtetë, në fund të së cilës u ekzekutuan 17 persona dhe përfunduan në burgime të gjata 39 persona të tjerë. Për regjimin, Gjyqi ishte festë linçimi publik i 60 njerëzve të pafajshëm, pjesa më e madhe personalitete me kontribute të dobishme në historinë e Shqipërisë. lexo me teper »

Dashamir Shehi: Ky është vërtet parlamenti më injorant, por është parlamenti më i pasur!

Postuar tek Politike me April 27th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

20120528094644shehiBisedoi : Eva GJURA

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi shprehet se opozita në këto zgjedhje lokale garon me kandidatë të mirë dhe pjesa më e madhe janë të rinj. Sipas tij kjo garë për PD është një provë për lidershipin e ri. Duke u ndalur tek zhvillimet politike deputeti Shehi shprehet se, nuk beson se do të behet tani dekriminalizimi i politikës, sipas tij kjo mund të ndodhe  pas dy vjetësh por ndërmarrja e kësaj nisme do të shërbeje për të frenuar  shumë persona me precedent penal, të cilët duan të hyjnë në politike.  Ai nënvizon faktin se ky është parlamenti me nivelim më të ulet që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Gjithashtu për ti dhënë fund kësaj amullie politike dhe korrupsionin institucional, ai propozon bërjen e një kushtetutë të re, ku të përcaktohen qartë rregullat e shteti ligjor. lexo me teper »

Fatos Klosi nuk i lan dot duart si Ponc Pilati

Postuar tek Komente me April 27th, 2015 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

fatos-klosiNga : Rexhep  KASTRATI

Fatos Klosi shfrytëzoi një bisedë në “Komiteti” për të treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të një regjimi që u vendos pas aktit kundërkombëtar të shkërmoqjes së shtetit me ndihmën e shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse etj. Shesheli kishte pranuar vetë në Kuvendin e Serbisë se janë dhënë miliona për ngjarjet e vitit 1997 në shtetin shqiptar. lexo me teper »