Arkivi per September, 2014

Nga oligarkitë partiake dhe shtetërore populli dhe shteti u ‘ndrydh’ , u ‘ skajua’ tepër shumë

Postuar tek Komente me September 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

skender_mulliqiNga : Skender  MULLIQI

Kjo klasë politike do të ishte korrekte të thoshte “ Të largohemi të gjithë nga skena politike”. Pse? Per 15 vite kjo u bë ngarkesë e madhe për popullin, së shumë pak i realizoi premitimet e dhëna. Nga oligarkitë partiake dhe shtetërore populli dhe shteti u ‘ndrydh’ , u ‘ skajua’ tepër shumë.Dhe kjo u bë jashtë çdo norme demokratike, morale dhe ishte jo normale. lexo me teper »

Procesioni i PS-se dhe procesi i PD-se.

Postuar tek Komente me September 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rotacioniNga : Zamir  GJURGJI

Kohe me pare, kur Sokol Olldashi(ndjese paste) ishte ende ne kete jete, dy mjaftiste te thekur – njeri me syze e tjetri pa syze, njeri sapo blurosur e tjetri sapo i rozitur – po debatonin fort ne emisionin e gazetarit Arian Cani. Te dy djelmoshet qe e kishin merak llakun ne floke e qe s’u kishte mbire ende qimja ne faqe, perpiqeshin me duar e me kembe te shpalosnin para publikut se kush prej tyre kishte luajtur me fort me Top(in) e pa top(in), per te nxjerre jashte fushes politike Fatos Nanon. Ne fakt, per kete gremisje te F.Nanos, te dy kishin te drejte. Kush me shume e kush me pak. lexo me teper »

Atentat ndaj Demokracise….

Postuar tek Komente me September 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

KAVAJE-DEMONga : Adriatik  DOSTI

Me arrogance,prepotencen e njohur ,me banditizem e rrugaceri ,dy dite me pare Kryeministri shqiptar i 1 milion votave 2000 lekeshe,ka vene dore mbi permendoren – simbol te Levizjes se pare Antikomuniste ne qytetin e Kavajes.Duke abuzuar ne menyren me te denueshme me postin qe mban ,ai jo vetem qe ka fyer rende ndjenjat demokratike te popullit te Kavajes,por ka provokuar rende te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.As me shume e as me pak ,ai ka ndjekur rrugen e te pareve te tij armiqve te betuar te lirise e demokracise , mohuesve e,shkaterruesve te vlerave demokratike e njerezore ,figurave te perbuzura te historise ,Stalinit e Hoxhes. lexo me teper »

Historiografia kundërthënëse, një paradoks që synohet të jetësohet edhe sot

Postuar tek Komente me September 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edi rama enver hoxhaShkruan : Kostaq  XOXA

Po synohet të bëhet e njëmendësuar një historiografi e tillë. E kjo nën petkun e një të ashtuquajture reformë, sipas së cilës “reformatorët”, nën etiketime të bujshme, të bëjnë të besueshme mos mbajtje premtimesh, përmes programesh deklarative me retorikë pompoze, pa shifra, pa afate kohore të caktuara imtësisht, me frazeologji si ato të orakullit të Defit, domethënë të dykuptimta (ekuivoke). Ky stil komunikimi me publikun është, veçanërisht, tepër i papranueshëm, madje i rrezikshëm. lexo me teper »

Një parti, apo një levizje demokratike?

Postuar tek Komente me September 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Reldar-Dedaj-300x159Nga : Reldar  DEDAJ

Në këtë rresht që po nisim, si dhe në të tjerët që do vinë, ne lëkundemi pa pushim midis shqetësimit të skajshëm dhe shpresës. Herë i themi vetes se Shqipëria, kur e ka parë keq, në orët më të zymta të saj, ka ditur gjithmonë të gjejë në vete rrugët që duhen për të dalë prej së keqes, qoftë edhe me çmimin e sakrificave më të rënda. Dhe, herë tjetër, duke thënë se është papërgjegjshmëri të presësh çdo herë një mrekulli. lexo me teper »

Tërheqja e lavdishme e Isa Mustafës

Postuar tek Komente me September 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

donik-sallovaNga : Donik  SALLOVA

Zvarritja e procesit të konstituimit të institucioneve të Kosovës si pasojë e barrikadimit të partive në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përveç që e ka lënë vendin nën qeverisjen e një pushteti pa legjitimitet, me shumë gjasë do të çojë në dy përfundime të mundshme, por të dëmshme për gjendjen e përgjithshme në të cilën ndodhemi si shtet dhe shoqëri: zgjedhje të jashtëzakonshme ose zgjidhje të imponuar nga jashtë. lexo me teper »

Ndjesa që prisnim por që nuk mjafton

Postuar tek Komente me September 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
largea_nebil-cika1379348108Nga : Nebil  ÇIKA
 
Mund të quhet pa frike Kuvendi i Lulëzim Bashës . Kjo është përshtypja ime besoj edhe e shumë të tjerëve për Kuvendin e PD-se që mbylli punimet dyditore në Tiranë .  Një fjalim mbresëlënës i kryetrarit Basha i cili arriti ta bëjë diferencën aq të kërkuar me paraardhësin Berisha një objektiv i vështirë për tu arritur po të kemi parasysh përmasat politike, mitin dhe karizmin e ish kryetarit, sidomos brenda PD-së . 

lexo me teper »

Fasada e Martirëve

Postuar tek Komente me September 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

EugjenMerlikaShkruan : Eugjen  MERLIKA

Për mua ka qenë një e papritur: unë nuk e dija se populli juaj ka vuajtur aq shumë. Pastaj rrugës, nga aeroporti në shesh, gjithë këto fotografi të martirëve. Si keni mundur t’i mbijetoni kaq mundimit? – Papa Françesku

Ditën e hënë, më 22 shtator 2014, të nesërmen e vizitës madhore të Papa Françeskut në Tiranë, dy gazeta të rëndësishme italiane, përkatësisht “La Repubblica” dhe “L’Osservatore romano”, njëra një monument mediatik i së majtës dhe tjetra organi qendror i Selisë së Shenjtë, në faqen e parë kishin dy fotografi të përqafimit të Papës me Dom Ernest Simonin. lexo me teper »

Kush m’a “hoqi” emrin nga lista per Keshillin Kombetar?!

Postuar tek Komente me September 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
politikanShkruan : Sokrat  TURTULLI
Eshte hera e pare qe une nuk marr pjese ne nje eveniment kaq te rendesishem te partise qe e kam ndjekur dhe perqafuar qe prej krijimit te saj. Asnjehere nuk e kam cuar ne mendje t’a tradhetoja dhe te rendja neper parti te tjera sic kane bere shume e shume te tjere ne kete parti, edhe pse kam pas shume oferta. Sot ishte Kuvendi i saj(nuk po them Kongresi s’e me vjen per te vjelle). Sot dhe neser perzgjidhen emrat qe ne kater vjecarin e ardhshem do perbejne edhe Keshillin Kombetar te saj.

lexo me teper »

PD-ja vdiq,ndoshta me mire keshtu….

Postuar tek Komente me September 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

kuvendi11Nga : Ajtanga  LUBONJA

Dje, u ndjeva e lumtur qe jam vetem! Kam qare me ligje Partine time, qe dje perfundimisht vdiq per mua! Kisha, nje parandienje qe do tronditesha dhe mundohesha ta evitonja Kuvendin e Demokrateve , qe deri dje e quanja dhe timin! Sado e deshperuar te isha…gjithemone thonja ”JAM E DJATHTE”, per Sali Berishen, flisnja me admirim! lexo me teper »