Arkivi per August, 2014

Çfarë ishte diktatura në Shqipëri?

Postuar tek Komente me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
aree_comunismoNga : Dorian  KOCI
Proklamohet se Shqipëria ka pasur diktaturën më të ashpër në të gjithë Bllokun Lindor. Mbi çfarë kriteresh është dalë në këtë konkluzion? 
Përsa i përket diktaturës në Shqipëri, ky është një përcaktim që është ndier që herët si perceptim, fillimisht nga përshtypjet dhe mbresat e atyre që mundeshin të arratiseshin gjatë sistemit monist dhe pastaj menjëherë pas ndryshimeve demokratike kur filluan të zbulohen një nga një shkallët e arkitekturës të së keqes.

lexo me teper »

Të krijosh energji dhe vlera nga mosqenia është logjikë e marrë

Postuar tek Komente me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

belinaNga : Belina  HAXHIAJ

Kushtetuta jonë nuk ka të sharë. Shqipëria i ka të gjitha ligjet e duhura për të pasur një shtet ligjor përveç njërit: ligjit që siguron zbatimin e rreptë, kanunor dh etë egër të ligjeve egzistuese. A mund të hartohet një i tillë: një ligj për ligjet, një ligj mbi ligjet, një kryeligj? Një supermen, i cili do të mbartte në vetvete sigurinë e zbatimit të tij? lexo me teper »

Shkodra, arkeologjikisht e pazbuluar

Postuar tek AKTUALE me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ShkodraNga : Astrit  LULUSHI

Në  korrik 2014, revista “Archaeology in Europe” njoftoi se një ekip arkeologësh nga Universiteti i Varshavës, Poloni,  kishte zbuluar një dush të shekullit XIV, në veriperëndim të Shqipërisë – cilësuar zbulimi më i madh i vitit – banjot turke – hamam, me sistem ngrohje qendrore. Ndërtesa të këtij lloji u bënë të zakonshme në Perandorinë Osmane në shekullin e pesëmbëdhjetë, por objekti i zbuluar në Shqipëri duket se është 100 vjet më i hershëm – kjo e bën zbulimin edhe më interesant, sepse tregon për herë të parë se si sistemi i vjetër romak i ngrohjes së dyshemesë dhe mureve të ndërtesave me ajër të nxehtë, u përshtat nga osmanët. lexo me teper »

Eklips qeveritar për “Hëna e Plotë”

Postuar tek Komente me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

agron-tufaNga : Agron  TUFA

“PLOJA” E PRITUR

Pas rutinës së sanksioneve qeveritare të ushtruar përgjatë dy dekadash mbi mediat, deri në shkatërrimin dhe vasalizimin e plotë të fjalës së lirë, kultura e sanksioneve qeveritare ka shkelur tashmë në një tjetër treg, më të gjerë e më të majmë: universitetet private. Janë 37 subjekte të ndaluara e të pezulluara ; pas raporteve të kryera nga komisionet qeveritare mbi verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Në këtë peizazh, 17 prej universitete private u hiqet licenca apo u pezullohet aktiviteti akademik. lexo me teper »

Vlerat morale politike

Postuar tek Komente me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

moraliShkruan : Fitim  ÇEKU

E kemi të ditur se morali dhe vlerat morale si pjesë e vetëdijes shoqërore përcaktohen nga vendi dhe koha. Pra, morali dhe vlerat morale të një kohe dhe vendi nuk vlejnë për kohën dhe vendin tjetër. Por se drejtimet politike përcaktojnë vlerat morale të njerëzve dhe prishin moralin e tyre hasim kohëve të fundit në Kosovë në shoqërinë shqiptare dhe më gjërë. lexo me teper »

Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është kthyer në alibi

Postuar tek Komente me August 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

banka-e-shqiperiseNga : Gjergj  EREBARA

Çështja e vjedhjes së ndodhur në kasafortat e Bankës së Shqipërisë ka marrë shpejt përmasat e një ngjarjeje shumë më të madhe se sa vetë vjedhja. Nga njëra anë, jemi përballë rrezikut që vjedhja të mos hetohet siç duhet, të mos zbardhet dhe të mbetet një nga shumë vjedhjet enigmatike, shumë të përfolura dhe aspak të qarta në historinë e Shqipërisë. lexo me teper »

Pedofil minoren

Postuar tek Komente me August 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiShkruan : Edison  YPI

Ajo që rrëfejnë gazetat për një zyrë partie në Sarandë që përdoret si zyrë punësimi dhe me një pedofil që kërkoi të bënte orgji me një nënë hallexheshë dhe të bijën minorene, është e vërteta e veshur, e mbathur, e qepur, e kopsitur. E vërteta e çveshur, e vërteta lakuriqe e atij pedofili, është krejt ndryshe. lexo me teper »

Ca të nënës e ca të njerkës

Postuar tek Komente me August 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

janullatos2014Nga : Ardit  BIDO

Mund të shani sa të doni shenjtorin, mjafton të mos prekni kultin e individit të Kryepiskopit Anastas. Ky është mësimi antiortodoks  që na jep hierarkia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ditët e fundit me çështjen e festimit të 300- vjetorit të lindjes së Shën Kozmait të Kolkondasit. Ndryshe, nuk mund të shpjegohet se si të ftuarit e nderit të Kryepiskopit Anastas, që thanë të njëjtat fyerje ndaj shenjtorit, u mirëpritën, në vend të cilësoheshin “ateistë, komunistë, fashistë, nacionalistë”, siç ai rendi të quajë historianët shqiptarë.  lexo me teper »

Nuk jam gazetare

Postuar tek LETERSI me August 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

DHOMA-IMEShkruan : Ida  NURCE

Nje xhiro ne dhomen time sot. Rremuja sigurisht nuk zhduket asnjehere, sepse rregulli me streson. Drita e tepert m’i vret syte, kurse gjysem erresira me frymezon. Qetesia me melankolizon, prandaj muziken e kam dashuri.Hap garderoben. Nje gazete e paperfunduar vuan fatin e saj te keq nder rroba. Projekt, qe nuk e di kur do e perfundoj. Tentative jo e lene pergjysem. Dashuri e lindur? lexo me teper »

Rama & Meta nuk po qeverisin më mirë se Berisha

Postuar tek Komente me August 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Grid-RrojiNga : Grid  RROJI

Mungesa tërësore e parimeve në veprimtarinë e klaneve që përbëjnë parinë e Tiranës është tashmë një e vërtetë e cila nuk ka nevojë për koment. Shqiptarët nuk habiten më kur fijet e padukshme midis funksionarëve të lartë të shtetit si kryebankieri Fullani dhe drejtuesve të klaneve mafjoze të politikës, bëjnë që një vjedhje e hapur e shtetit të mos ketë asnjë përgjegjës politik. lexo me teper »