Arkivi per July, 2014

Skandali zë skandalin… Fundi nuk i dihet

Postuar tek Komente me July 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

93339ramaNga : Eden  BABANI

Tashmë është e qartë se paaftësia qeverisëse e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë e shtyn atë me dashje ose pa dashje drejt skandaleve politike të njëpasnjëshme. Madje jo vetëm atë, por, për sforco, edhe aleatin e tij të sotëm, Kryetarin e Parlamentit. Ende pa u mbushur viti qysh se kanë ardhur në pushtet Edi Rama dhe Ilir Meta, – mjeshtër i politikave sa në koalicion qeverisës me të majtën, aq me të djathtën, – janë regjistruar më shumë skandale politike, sesa procese reformash në dobi të xhepave dhe të tryezave të familjeve shqiptare, qoftë edhe të atyre mjeranëve që u gënjyen me premtime dhe u dhanë votën. lexo me teper »

Djegia e Borshit, 100- vjetori i masakrës greke të 1914-ës

Postuar tek HISTORIA me July 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
masakra-borshit

Nivice – Bubar 1913

Nga : Nebil  ÇIKA

Nuk harrojmë !

Në së toka shqiptare ka shenjat , piramidat dhe karakollët e sajë të kufijve etnikë Borshi është pa dyshim një karakoll nga më të lavdishmit . Në 30 korrik përkujtohet në Borsh të Sarandës 100 vjetori i masakrës greke ndaj fshatit që ka sakrifikuar me shume se kushdo ne jug te vendit për lirinë tonë kombëtare. lexo me teper »

Beteja e BE-së me kleptokratët e Ballkanit??

Postuar tek Komente me July 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

korrupsioni-modelShkruan : Muhamer  PAJAZITI

Komisioni Evropian po vazhdon me publikimin e raporteve ‘Copy Paste’ për progresin e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit. Tashmë i kemi mësuar përmendësh. Lufta kundër korrupsioni, reformimi i administratës publike, i gjyqësorit si dhe krijimi i një ekonomie funksionale dhe konkurruese me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.  lexo me teper »

Provokimet në historiografinë e përdhosur

Postuar tek Komente me July 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

nihilistiNga : Kostaq  XOXA

Në Historiografinë totalitare të tanishme shquhen dy totalitarizma: Ai nazifashist dhe ai komunist. Në përgjithësi, përndryshe, duke u shkëputur nga e tanishmja, do të quanim të tillë edhe përdhosjet e natyrës së Kaligulës, që hynte në Senat me kalin e tij, përbrenda sallës së Institucionit, për të  treguar  dhe për të rënë në sy narcizizmi i tij i shëmtuar. Historiani Bullock  ka qëmtuar dhe ka nxjerrë prova të një psikopatie të sigurt te Stalini dhe tek Hitleri. lexo me teper »

Institucionet, si pashallëqe politike

Postuar tek Komente me July 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

the_power_667885Nga : Arben  VATA

Ndërsa mijëra njerëz në të gjithë vendin presin që dita -ditës të marrin njoftime për vendet e premtuara të punës për në sektorë të ndryshëm të administratës shtetërore, sigurisht kundrejt pagesës së dhënë për drejtuesit e këtyre institucioneve në nivele të ndryshme, mediat publikuan këtë fundjavë një udhëzim të policisë nëpërmjet të cilit u kërkohet strukturave të saj që të hetojnë të gjitha rastet e mundshme të vetëvrasjeve për shkak të largimeve nga puna, qoftë në sektorin publik apo atë privat. lexo me teper »

Mësimet e demokracisë

Postuar tek Komente me July 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

VJOSANga : Vjosa  OSMANI – SADRIU

Kosova gjatë viteve të fundit është përballur me forma të ndryshme të qeverisjes së dhunshme. E dhunshme në kuptimin e dhunimit të të drejtave të qytetarëve, keqpërdorimit të parasë publike, kapjes së të gjitha institucioneve shtetërore, e në veçanti atyre që duhet të jenë të pavarura. lexo me teper »

Ateizmi, teokracia dhe teofilia

Postuar tek Komente me July 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

aree_comunismoShkruan : Zamir  GJURGJI

Në sistemin diktatorial, gjithshka funksiononte sipas një ideologjie të caktuar ku mendësia dhe ndjesia ishin mjete në funksion të qëllimit: mbijetetesë pa kushte e pa prova acide ndaj diktatorit e diktaturës. Dashuria për udhëheqësin ishte detyrë mbi detyrat dhe Partia duhej të konsiderohej nëna e ‘bonjakëve’, edhe pse kesaj ‘nene’ te klonuar i mbetej të ishte realisht njerkë'(dam(e)-me detyrim percaktim). Kësisoj njeriu ndjehej i ndrydhur qenësisht, ku dashuria si një ndjenjë pa kufij, diktohej të ishte e trupëzuar në/me statusin e kreut. lexo me teper »

Karafili socialistëve është fare fishkëllim

Postuar tek Komente me July 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-inatNga : Reldar DEDAJ

Për atë që do të kuptojë realitetin e sotëm, suksesin imagjinar të treqind ditëshit të qeverisë, rendin dhe rritjen ekonomike të vendit, ka një nocion të dobishëm por delikat për ta përdorur. Kur e le pas dore, nuk kap më dot nuancat; kur i jep shumë rëndësi, nuk kap më dot thelbësoren. Në ditët tona ky është një nocion i dykuptimtë. lexo me teper »

Shteti ‘islamik’ i Kalifit të Tmerrit dhe ç’përgjigje kanë shqiptarët

Postuar tek Komente me July 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

EugjenMerlikaNga : Eugjen  MERLIKA

Nuk është mbushur ende muaji që, në hartën politike të Lindjes së Mesme, është shtuar  një “shtet” i ri. Në ato troje ku, më shumë se në çdo pjesë tjetër të botës, historikisht janë ndërruar zotërimet, pushtetet, perandoritë, mbretëritë, i vetëquajturi “Shtet Islamik i Irakut dhe i Levantes” (ISIS) shtrihet në një pjesë të mirë të Sirisë lindore e të Irakut verior, një tregues i qartë i degradimit të atyre regjimeve që dikur ishin “kështjellat” e socializmit arab. lexo me teper »

Strabizëm ballkanik

Postuar tek Komente me July 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

aegrotoShkruan : Elis  BUBA

Miliona sy kryqëzojnë pikpamjet që përthyhen vetëm në shërbim të iluzioneve.

Politeknika dhe manovra, të shkrira në kontraste dhe  shkëlqimin kulturor, në thelbin e kësaj balloje maskash, rrugëve të hatashme nga bukuria e të ngrysura nga fytyra, jo në përputhje të plotë me vendin. Poetët e kanë poshtëruar muzën në trojet e kahershmë të popujve me në fytyrë një shprehje padjallëzie e me në zemër një gjë krejt të kundërt. lexo me teper »