Arkivi per June, 2014

Kanabisi në laboratorin politik të injorancës

Postuar tek Komente me June 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Emin-Azemi-12Nga: Emin AZEMI

Janë tri ngjarje të mëdha në hapësirën shqiptare që me dinamikën e ndikimit publik, secila e pavarur nga tjetra, diku në ‘thellësi’ sikur kanë një emërues të përbashkët. Aksioni i qeverisë shqiptare për të shkatërruar një nga bazat e ‘industrisë së turpit’ ku gjenerohej me dekada jo vetëm kriminaliteti, por edhe imazhi negativ për një popull të tërë që po toleronte pisllëkun në shtëpinë e vet, riktheu, megjithatë, moralin dhe shpresat e gjithë atyre që i torturonte një kohë të gjatë dilema hamletiane se ç’është ky lëmsh kriminal që po mblidhej në ‘barkun’ e një shoqërie e cila po paguante shtrenjtë tagrin e krimit të pandëshkuar nga shteti. lexo me teper »

Secili bën zgjedhjen e tij

Postuar tek Komente me June 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

trifon-xhagjika-1932-1963Nga : Faruk  MYRTAJ

(Monolog në shumës me Trifon Xhagjikën)

Ajo ishte zgjedhja jote, ne bëmë zgjedhjen tonë. Ti zgjodhe ikjen për të mbetur, ne zgjodhëm mbetjen për të ikur! Në rregull, pra! Kot vjen e na shfaqesh herë-pas-here përmes ca vjershave që, pikërisht për shkak të asaj zgjedhjeje, mbetën të pabotuara në gjalljen tënde, të fshehura diku, për të ta rrëmbyer e fshehur edhe jetën tënde, ca më vonë. lexo me teper »

(Jo)stabiliteti i koalicionit opozitar

Postuar tek Komente me June 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

donik-sallovaShkruan : Donik  SALLOVA

Duket që entuziazmi i krijuar në opinionin publik me rastin e krijimit të koalicionit politik paszgjedhor në mes të LDK-së, AAK-së dhe partisë NISMA, ka filluar të zbehet disi, qoftë për shkak të paqartësive që u përhapën lidhur me mundësinë kushtetuese ose jo të krijimit të qeverisë nga një koalicion i tillë paszgjedhor, por edhe pas analizave, të themi kushtimisht më të “ftohta” dhe më racionale nga eksponentë të ndryshëm brenda “kampit opozitar”, përkatësisht brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi parimësinë e proporcionalitetit politik-elektoral të qeverisë së ardhshme.

lexo me teper »

Vrasja e Tan Santos i intereson mafies shtetrore

Postuar tek Komente me June 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiNga : Edison  YPI

San Tanto është ai që ngriti bankën. Bankën ku ke qef të hysh. Edhe kot, edhe pa asnjë lek në xhep. Thjesht për të parë, për të bërë dallimin. Mes asaj karraktinës gjith’ zhul e pisllëk që quhej “Arka e Kursimit” e cila brenda nuk kishte as arkë, as kursime, as kursimtarë, dhe as pare, dhe bankave moderne llamburitëse të kohës së sotme ku hyjnë e dalin me mijëra. S’ka vend më të përshtatshëm se banka e San Tantos për të konstatuar se shqiptarët kalitalizmin dinë jo vetëm ta admirojnë duke e kqyrur, por edhe i futen në thellësi, e kuptojnë dhe e zbatojnë, duke e shndrruar pakngapak, nga kapitalizëm me shpirt ndërdhëmbë dhe brek’ nëpër këmbë, në kapitalizëm që punon, funksionon, jep-e-merr, bashkpunon. lexo me teper »

At Nikoll Marku bojkotohet nga qeveritarët në vendosjen e bustit të Fan Nolit

Postuar tek AKTUALE me June 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

noli-sotEdi Rama dhe të gjithë ministrat kanë braktisur një ceremoni sa atdhetare aq edhe besimtare për të vendosur në altarin e Kishës Shën Mëria në Elbasan busti i kryepeshkopit të përjetshëm të ortodoksisë shqiptare Fan Noli. Vendosja e këtij busti realizuar nga skulptori Idriz Balani u realizua në kuadër të 100 vjetorit të meshës së parë shqip në trojet tona dhe u bojkotua nga qeveria shqiptare, pikërisht në kishën e Shën Spiridonit në Durrës, ku më 10 mars të vitit 1914 Fan Noli mbajti meshën e parë shqip.Me iniciativën e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe me kontributin e vecantë monetar të kryetares së kësaj shoqate, Lida Jorgoni, të vesë së personalitetit të letrave shqipe Perikli Jorgono, busti i Fan Nolit është kthyer përgjithnjë në kishën që ai vetë e themeloi, në lagjen “Kala”të qytetit të Elbasanit.

lexo me teper »

Mos shkaterroni jete!

Postuar tek Komente me June 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

femijeri14Shkruan : Ida  NURCE

Nisma te ndryshme jane ndermarre ne lidhje me disa problematika qe nuk mund t’i quajme aq shume probleme, per te mos thene qe nuk jane fare probleme. Kane bere zhurme aq shume sa nje pjese tjeter probleme vertete dramatike jane lene ne zhurmen e harreses. Jane hedhur tutje ne nje qoshe edhe pse jane me te vertete ata shqetesimi i kesaj shoqerie te shthurur. Eshte ajo qe po i shkaterron cdo dite familjet shqiptare dhe mbare boterore, e nuk po behet ze. Po vazhdon rruga ne heshtje, edhe pse ne vend te dritave te trotuare degjon drita shpirterash. lexo me teper »

ABC-ja e lëvizjes kombëtare shqiptare

Postuar tek Komente me June 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

lidhja-prizrenNga : Enis  SULSTAROVA

Në studimet krahasimore për nacionalizmin është e njohur teoria e historianit çek Miroslav Hroh [Miroslav Hroch] mbi formimin dhe zgjerimin e lëvizjeve kombëtare te popujt e vegjël nën sundimin e huaj. Sipas tij, lëvizjet nacionaliste që nga formimi dhe deri te përhapja në popull e vetëdijes kombëtare, kalojnë nëpër tri faza. Faza A është “zgjimi” kulturor, gjatë së cilës disa intelektualë fillojnë, mbledhin e studiojnë kulturën popullore; faza B është aktivizimi politik; dhe faza C është masivizimi i lëvizjes, ku për pasojë ajo fillon dhe ndahet në grupime ideologjike. lexo me teper »

Plumbat që vranë një arkidukë dhe shpërbënë katër perandori

Postuar tek Komente me June 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

1914Nga : Albert  VATAJ

Më shumë se 20 milionë njerëz u desh t’i paguajnë me jetën e tyre dy të shtënat e një nacionalisti serb në mesditën e 28 qershorit të 1914-ës, tash 100 vite më parë. Plumbat që qëlluan për vdekje princin trashëgimtar austro-hungarez, Franz Ferdinand, çuan botën në Luftën e Parë Botërore, që do të rezultonte më e përgjakshmja kacafytje e përbotshme. “Lufta e Madhe”, me shkëndijën e Sarajevës, do të përfshinte në flakadanin e saj gjakues dhe transformues, gjashtë kontinente: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Edhe pse kjo katrahurë e përgjakshme ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë, mbolli tmerr dhe vdekje krejt ku ajo kaloi. lexo me teper »

Grua për t’u njohur

Postuar tek LETERSI me June 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

girl in shower

Shkruan : Ornela  MUSABELLIU

Hapi sytë dhe ndjeu se një vrushkull i ngrohtë gjaku i shpërtheu nëpër kofshë. Ç’bezdi! Gjithmonë i kishte ndjerë bezdisëse ato fragmente jetësore të ciklit të çdo femre, ndonëse ishte e vetëdijshme për të mirat e tyre. Mezi duronte aromën e trupit dhe pecetat higjenike në ato gjashtë ditë të muajit. I dukej sikur me to nuk do të mësohej kurrë. Në një gjendje tjetër do t’i qe kujtuar dita e parë e prezantimit me këtë fenomen femëror; hutimi dhe frika që pat ndier, por atë mëngjes, jo. U kujtua se duhej të lumturohej për atë surprizë. lexo me teper »

Çarcafi i bardhë i Santos dhe velloja e zezë e krimeve pa ndëshkime

Postuar tek Komente me June 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

santo14Vrasja e bankierit dhe pronarit mediatik z.Artan Santo tronditi rëndë gjithë opinionin publik shqiptar, por jo vetëm. Një vrasje që ndodhi fill pas marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Një shenjë që shërben si kambanë alarmi për të gjitha institucionet e sigurisë në vend, në një kohë që jemi vend anëtar i NATO-s. Një vrasje në mes të ditës, në zemër të kryeqytetit dhe as dy metra larg dyerve te Sipërmarrjes. A nuk ishin dhe vrasjet e mafiozeve italiane dy metra larg dyerve e kangjellave të shtëpive apo institucioneve ku punonin? lexo me teper »