Arkivi per May, 2014

Hijet e frikshme të së kaluarës

Postuar tek Komente me May 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

komunizem_karikature_2_206680377Shkruan : Fatmir  LAMAJ

E kaluara sërish po na vret me hijen e saj të përgjakur që kohët e fundit po e shfaq hapur qëllimin e vet ogurzi e agresiv për ringjallje. Hijet e saj po enden të etura për gjak nëpër natën e errtë të tranzicionit anonim shqiptar duke kërcënuar “trimërisht” rikthimin e saj tragjik. Askënd nuk mund të shqetësoj më kori kukuvajkave enveriane i përbërë nga dordolec të atrofizuar që bartin akoma në mendjet e tyre të mykura dhe në zemrat e tyre të kalbura mbajtja e portreteve të diktatorit më gjakatarë që ka njohur historia e këtij vendi, por duhet të shqetësojë çdo shqiptarë që i dhimbset ky popull e ky vend për atë që po ndodhë aktualisht kohët e fundit. lexo me teper »

Mesha greke e të dielës dhe kombinimi serbo – greko – rus

Postuar tek Komente me May 31st, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

karikaturaNga : Vangjel  PAPAKRISTO

Siç është bërë e njohur tashmë, në ditën e festës së fëmijëve do të jetë një rast tjetër publik ku në kishën e re ortodokse në Tiranë “Ngjallja e Krishtit”, do të meshohet në mënyrë ceremoniale në gjuhën greke. Siç edhe kemi bërë të njohur kisha ka kohë që ka përfunduar, por organizatorët kanë menduar të kombinojnë aktivitetin me qëllimet e tyre sepse asgjë nuk është e rastësishme. Ajo që do mungojë do jetë gjuha shqipe, e urryer me të njëjtin pasion e forcë si para 90 e ca vjetësh kur Shqipëria kishte 400 klerikë grekë në mbarë vendin. lexo me teper »

Imazhi i ringritur i AKR-së

Postuar tek Komente me May 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

donik-sallovaNga : Donik  SALLOVA

Pavarësisht që në fokus të analizave dhe komenteve në këtë periudhë parazgjedhore kanë qenë kryesisht dy partitë e mëdha si LDK-ja dhe PDK-ja, zhvillime të rëndësishme në kontekst të përmirsimit të imazhit politik dhe rikthimin elektoral kanë pasur edhe partitë që kategorizohen si parti të mesme, siç janë Vetëvendosja, AAK-ja dhe AKR-ja. Po ashtu, ka pasur një tendencë të theksuar nga qarqe të ndryshme të analistëve që ta mininimizojë rolin dhe potencën politike të këtyre partive, duke krijuar bindjen në opinionin publik që fati i këtyre zgjedhjeve është i lidhur vetëm më dy partitë kryesore. Por në fakt, pë aq sa do të jetë e rënësishme në këto zgjedhje se cili do të jetë fati politik i LDK-së dhe PDK-së, aq është e rëndësishme të dihet se sa ky fat do të jetë i varur nga suksesi elektoral i VV-së, AKR-së dhe AAK-së.  lexo me teper »

Po vjedhin se nuk e dinë sa do rrinë

Postuar tek Komente me May 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

korrupsioni-modelNga : Besnik  TERZIU

Pezullimi i Drejtoreshës së Arsimit për Tiranën që u emërua para pak muajsh me bujë të madhe dhe gjoja konkurs rikthen pikëpyetjet mbi përzgjedhjen e kandidaturave nga kupola e Partisë Socialiste për të drejtuar sektorë të rëndësishëm. Emërimi i saj u shoqërua me një video ku shfaqej e përzgjedhura e PS-së që bënte thirrje ndaj votuesve të mbështesnin Ramën dhe rilindjen si një pjesë e një spoti promocional elektoral në favor të PS-së. lexo me teper »

Aty ku liria duhet të takohet me mohimin e saj

Postuar tek Komente me May 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

lira-thyen-kafazetNga : Redi  SHEHU

Debati mbi homoseksualët, ashtu si edhe debate te tjera të natyrës së të drejtës individuale, jane pika ku shoqëria takohet me të çarat e veta përsa i përket të kuptuarit të konceptit të lirisë. Të kuptuarit e lirisë përfshin formën se si projektohet roli i individit dhe përgjegjësitë e tij në shoqëri. Është mbi të gjitha një debat mbi lirinë, sepse pothuaj të gjitha kategoritë të cilat duan të “thyejnë vargonjtë” e të tashmes dhe historikes, në emër të një koncepti të ri, e bëjnë këtë lidhur me të drejtën  e indivdit, pra me lirinë e tij në  hapësirën publike. lexo me teper »

Pse (s)e meritojmë statusin!

Postuar tek Komente me May 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ilva-tare12Shkruan : Ilva  TARE

Sa herë politikanët nxjerrin dhëmbët ndaj kundërshtarëve përmendin statusin dhe gogolin Bruksel si ndëshkues të atyre që nuk respektojnë shtetin ligjor, institucionet e pavarura, administratën civile si dhe duke i identifikuar si pengesa për integrimin europian të vendit. Kaq gjë e kanë mësuar përmendësh edhe qytetarët shqiptarë pas dëgjimit të këtij refreni sa herë i janë afruar stacionit të radhës në trenin europian. Përcdovit një fajtor i ri. Përcdovit një problem i vjetër, me protagonistë të vjetër e të rinj. lexo me teper »

70-vjetori i Çlirimit, apo i pushtimit nga diktatura komuniste?

Postuar tek Komente me May 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

aree_comunismoNga : Sejdi  PEKA

Si kërpudhat pas shiut,pas zgjedhjeve farsë të 23 Qershorit, shpërthyen idetë bolshevike në qeverisjen Rama-Meta që nuk mundet të krahasohen as me regjimin neobolshevik të Putinit në Rusi. Çdo ditë që kalon në qeverisjen e tyre të mbrapshtë dhe antikombëtare, po nxjerrin krye idetë komuniste, për ta kthyer Shqipërinë në një aneks të rrezikshëm të Europës, ku po restaurohet në mënyrë të hapur diktatura komuniste, fatkeqësia më e madhe e popujve të botës në përgjithësi në shekullin e shkuar dhe e Shqipërisë në veçanti. lexo me teper »

Një popull që shet votën s’ka moral të kërkojë llogari

Postuar tek Komente me May 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

kosova-votim2010Nga : Mentor  KIKIA

Këto zgjedhje ishin më të mira se të kaluarat. U shënuan disa incidente, por ato nuk e dëmtojmë standardin e tyre në tërësi”. Kështu shkruhet thuajse në çdo raport të institucioneve monitoruese dhe vlerësuese të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Por çfarë nënkuptohet me standarde këtu? Dmth., që nuk kishte të shtëna me armë (masivisht), nuk kishte akte dhune, nuk kishte vjedhje masive të votës, me makina ushtrie si në vitin 1996, etj. Në dukje njerëzit shkojnë të qetë në votime, nuk e rrahin apo vrasin njëri- tjetrin para qendrave të votimit, nuk ka bomba si në Irak e Afganistan, votat numërohen me korrektesë dhe çdo parti krahas vëzhguesve zyrtarë, krijon edhe ekipet e të fortëve për garantimin e votës. Edhe në Rusi kështu votohet ku fiton vetëm Putin, edhe në Azerbajxhan, edhe në Kazakistan… lexo me teper »

Dhuna ne Kuvend dhe mungesa e qytetarise

Postuar tek Komente me May 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

sherr_parlamentNga : Sulejman  GJANA

Ne ndihemi thellesisht te indinjuar me sjelljen rrugaçerore te deputeteve ne Sallen e Kuvendit. Aktet e perseritura jane tregues i shperfilljes qe i bejne deputetet mandatit te qytetareve. Duke e leshuar fjalen pa dogane, e me nje fjalor te shthurrur e ofendues deri ne ate mase sa te te neveritet degjimi i seancave parlamentare, ata mbeten gjithmone nje hap larg sherrit fizik. Rasti i fundit, edhe pse nuk ndodhi ne Sallen e Kuvendit, gjithsesi u krye ndermjet deputetesh dhe brenda ngrehines se Kuvendit.
lexo me teper »

Greva e urisë dhe sa pak kanë ndryshuar gjërat

Postuar tek Komente me May 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

grevaNga : Vladimir  KARAJ

Në fillim qeveria e re pati disa shpërthime flake që të yshtnin të besoje si diçka kishte ndryshuar për mirë. Raporti i saj me qytetarët, policet femra për të siguruar protestën apo heqja e gardhit të Kryeministrisë ishin simbolika që u lexuan si shenja të një ndryshimi të sjelljes së qeverisë me njerëzit që ajo qeveris. Në ditën e 7 të grevës së urisë të 17 të shkarkuarve nga puna (u bënë dje), qeveria ende nuk ka asgjë për të thënë, veç një kallëzimi në polici për organizuesen e grevës dhe zbardhjes për publikun të dosjeve të grevistëve. A thua qeveria nuk ka fare kohë të merret qoftë edhe pesë minuta me të ngujuarit në çadra poshtë dritareve të zyrave kryesore të saj?! lexo me teper »