Arkivi per April, 2014

Maqedonia do të udhëhiqet nga fuqia e Gruevskit dhe naiviteti i shqiptarëve

Postuar tek Komente me April 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Emin-Azemi-12Shkruan : Emin  AZEMI

Legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, gjithësesi do ta përcaktojë edhe shkalla e gatishmërisë së partisë fituese për të rivendosur një komunkim dhe dialog normal institucional në mes të aktorëve politik. – Sa ministrat dhe deputetët e BDI-së do t’i nënshtrohen disa kompetencave, që burojnë nga shefi i shtetit? – Ku qëndron përgjegjësia e BDI-së për moszgjedhjen e së paku, deputetit nga Europa?- Ahmeti më tepër se për vete, e lut Zotin që t’i jep shëndet oponentit të tij nga PDSH. – Analizat e mirëfillta do ta nxjerin lidershipin e RDK-së të papjekur ende në menaxhimin e resurseve intelektuale, organizative, financiare që ngelën të painkorporuara në filozofinë e drejtimit dhe fitores së kësaj partie. lexo me teper »

Krimea dhe ‘hipokrizia e politikës botërore…

Postuar tek Komente me April 30th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

EugjenMerlikaNga : Eugjen  MERLIKA

Ka të ngjarë që viti 2014 të mbetet në historinë botërore si “viti i Ukrainës”. Kjo ish-republikë e BRSS, dhe sot shtet i pavarur që shërben si një jastëk ndarës ndërmjet Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse, ka më shumë se katër muaj që ka pushtuar faqet e para të gazetave të mbarë botës. Me emrin e saj lidhet sot për sot e ardhmja e marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin.Duket sikur, befasisht në mënyrë të rrufeshme, kohët historike të botës së vjetër janë kthyer mbrapa, kur merreshin vendimet në tryezat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha mbi fatet e popujve e të vendeve të kontinentit. Është i dukshëm fakti se një e katërt shekulli demokracie në hapësirat e tij, nuk ka qenë i mjaftueshëm për të rivendosur klimën e qëndrueshme të besimit të ndërsjelltë mes Rusisë e pjesës tjetër të Evropës. lexo me teper »

“Mbretëria” e Çoliqit në Shqipëri!

Postuar tek Komente me April 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

AFRORENga : Afrore  SHAIPI

“Arti duhet t’i paraprijë politikës” ky ishte justifikimi i disa shqiptarëve që e mbështetën ftesën e Zdravko Çoliqit në spektaklin shqiptar në TV Klan. Parimisht të gjithë jemi dakord se arti duhet të jetë nje hap përpara politikës, por ama në rastin e fundit nuk ishte personi i duhur, në vendin e duhur dhe kohën e duhur.Shqiptarët, sidomos ata jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk ishin ende gati të shikonin sesi një serb pritet me aq entuziazëm e ngrohtësi në një festival shqiptar, të dëgjonin ato fjalë e epitete që e ngritën në qiell këngëtarin serb, i cili realisht nuk u dukë i jashtëzakonshëm; të shikonin sesi ata 300 veta që ishin në sallë “u çmendën” e veç sa s’u ngjitën në skenë bashkë me të teksa kërcenin me aq shumë energji nën tingujt e këngës serbe, e cila sinqerisht nuk meritoi kaq shumë brohoritje. lexo me teper »

Epopeja e karkalecave (I)

Postuar tek Poezi me April 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

-uran_kostreci_420845902Uran Kostreci,  ish i dënuar  i regjimit  dhe shkrimtar,  ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.  Kostreci është autor i një numri përmbledhjesh me poezi dhe ka botuar librin me të lexuar : ”Epopeja e karkalecave”. Urani që këtë libër dhe këtë pasuri shpirtërore e ka krijuar gjatë kohëve të burgimit ironizon  E. Hoxhën. Shaska tha se komunistët dhe ballistët deri në takimin e Mukjes ishin bashkërisht në luftë kundër pushtuesit.  Pas Mukjes ndodhi tragjedia.  

lexo me teper »

Burrat e pudrosur

Postuar tek Komente me April 29th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

puderNga : Besnik  TERZIU

Kur përmendet fjala pudër mendja të shkon tek ai pluhuri i lehte, i dëshirueshëm dhe gati magjik që u shërben vajzave dhe grave për të theksuar konturet e bukurisë femërore të fytyrës. Vajzat e përdorin më pak, ndërsa gratë për arsye të kuptueshme mund ta rëndojnë pak dorën në përdorimin e saj. Mirëpo në Shqipëri po formëzohet një kategori e veçantë burrash që kërkojnë të përdorin pudrën. Do thotë dikush epo punë e madhe se në Europë kanë kohë që pudrosen burrat, madje kurohen në shumë aspekte si femrat. Por jo, nuk është puna tek kategoria e burrave që nuk janë burra në kuptimin biologjik të fjalës e që në Shqipëri kanë edhe shoqatat e tyre të tipit “motra”. lexo me teper »

Larazati

Postuar tek Komente me April 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiShkruan : Edison  YPI

Larazati, si e thotë dhe vetë emri, është një gjë me lara.Pyetjes se ku ndodhet, me se merret, si i ka punët Larazati me lara secili i përgjigjet sipas larave të veta.Disa thonë se Larazati është një fshat i bukur anës lumit rrëzë malit, ku ke qef të rrish, të flesh, të hash, të pish, ku të kënaq flladi, këndon bilbili, të deh pranvera, të rrënqeth vjeshta, me shtëpi të bukura me avlli dhe kodra të mbjella me një frut magjik që po ta hash të sjell në qef, po ta pish të merren mënt, po ta thithësh të degdis nëpër ëndërra, po ta shesësh mund të përfundosh në burg, po ta çosh në Itali mund të mbytesh në det.Të tjerë thonë se Larazati nuk është fshat, por vend i shenjtë. Ku shtëpitë janë të gjitha faltore, Xhami, Kisha, Teqera. lexo me teper »

Kristo Kirka, Bashkëthemeluesi i VATRËS, u shua në Burrel me 28 Prill, në ditëthemelimin e VATRËS

Postuar tek HISTORIA me April 28th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

1-kristoNga : Uran  BUTKA

Kristo Kirka(1883-1955), patrioti shqiptar, një nga themeluesit e Federates “Vatra” në SHBA, bashkëpunëtor i Nolit e Konicës, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsull në Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisë së Korçës, më pas nënprefekt i Korçës, gjatë pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi të bashkëpunonte me komunistët dhe të vihej në krye të Frontit Demokratik, u shua ne burgun e Burrelit. Në vitin 1946 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh në Burgun e Burrelit në moshën 72-vjeçare. Nuk dihet se ku i prehen eshtrat. Ndërkaq, i biri 19-vjeçar u dënua me 8 vjet burg, ndërsa gruaja e vajzat u persekutuan.
lexo me teper »

Dështimi nga “kompleksi i autoritetit”

Postuar tek Komente me April 27th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

bekim-rexhepi08Nga : Bekim  REXHEPI

Institucionet qeveritare nuk funksionojnë më, përpos jashtë kushtetueses në vend. Sepse institucionet qeveritare kanë shkelur vazhdimisht kushtetutën dhe e gjitha tani e tutje është Ai funksionim jashtë kushtetutës, dhe ky jo funksionalitet i këtyre institucioneve qeveritare përbënë më pak interesa për vendin, vetëm në rast se ajo shfaq ndonjë rreziku mbi sovranitetin, atëherë strukturat kombëtare duhet të kenë mobilizim të përgjegjshëm karshi interesit nacional të vendit ( shih veriun e vendit).Nuk ka dyshim se detyrat e qeverisjes në këtë shkallë të obligimeve për tu kryer janë lënë në duar të kapadaive, të të korruptuarve, krerëve të klaneve mafioze, figurave të filtruara me religjionin radikal dhe më këtë shkapërderdhje të pakuptimtë shtetërore, do të kemi dështimin e pashpallur të shtetësisë sonë.   lexo me teper »

Qeverisje me njerëz të pastër!

Postuar tek Komente me April 27th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Faik-KrasniqiNga : Faik  KRASNIQI

Nëse si popull fëmijët nuk i edukojmë që punën ta bëjë ai/ajo që e meriton dhe jo ai/ajo që njohim apo duam ne sepse është nga familja ime, partia ime, fshati im, lagjja ime, krahina ime, feja ime, shoqëria ime, gjërat nuk do të ndryshojnë për më mirë. Është urgjentisht i rëndësishëm të luftohet korrupsioni, kanceri më i rrezikshëm në jetën e popullit shqiptar. Jemi ndër vendet, në mos vendi me korrupsionin më të madh në Evropë.

lexo me teper »

SHTETI I DROGËS VS SHTETIT

Postuar tek Komente me April 25th, 2014 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

lazarat-300x166Shkruan : Brikena  BOGDO

Isha mjaft e vogël, kur ndiqja fshehurazi një emision, në një stacion televiziv italian (pasi ishin të ndaluara asokohe) se si vetë shteti komunist kalonte kontrabandë cigaret “Marlboro”. Më kujtohet se si tregoheshin në ekrane linjat e kontrabandës që përshkonin Shqipërinë e Jugut, duke treguar saktë të gjitha itineraret. Çudi! Një shtet komunist, ku nuk pipëtinte as miza, lejonte kalimin kontrabandë të cigareve. S lexo me teper »