Arkivi per August, 2013

Përmeti dhe Namazgjaja

Postuar tek Komente me August 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

cat_janullatos,-karamanlis-dhe-karathano-new-imageNga : Agim  BACI

Kryepeshkopi Janullatos duket se i dha një drejtim të pamenduar gjithë debatit mbi konfliktin e pronësisë së Kishës Ortodokse në Përmet, teksa përmes një fjalimi në Youtube tentoi të aludonte se ç’do kish ndodhur me myslimanët shqiptarë po të ishte flakur Kurani nga ana e ortodoksëve në një kamion! E gjitha kjo nën një skenografi ku grekët, as zyrtarisht e as jozyrtarisht, nuk tentuan të fshiheshin se po bënin presion mbi një çështje që moralisht, formalisht dhe ligjërisht duhet zgjidhur këtu dhe vetëm mes shqiptarësh.Natyrisht, nëse në atë pronë ka pjesë dhe kisha dhe në përdorim kërkon ta marrë Bashkia e Përmetit, gjasat janë që ky konflikt të rregullohet, pasi të gjithë kemi nevojë për objekte kulti. lexo me teper »

KOÇO KOTTA – BURRI QË LARTËSON NDERIN E KOMBIT

Postuar tek HISTORIA me August 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

koco-kotaShkruan : Eugen  SHEHU

Kombi kurdoherë ka nevojë për burra të mëdhenj,ashtu siç kanë nevojë lumenjtë për borën e maleve,ashtu siç kemi nevojë të gjithë ne për ajrin dhe dritën.Vepra dhe jeta e këtyre burrave,po aq sa ndriçojnë disa emra të përveçëm,aq edhe mund të shuhen,nën netët e zeza të ideologjive.Por në vetvete,prushi i shqiptarizmës së tyre,mbetet kurdoherë i pafikur.Këta burra,me veprën e tyre, përbëjnë ashtin e memories së kombit.Koço Kotta e merriton plotësisht një përcaktim të tillë. lexo me teper »

Pan-sllavizmi, tragjedia që solli komunizmin ndër shqiptarë

Postuar tek Komente me August 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mentor-TahiriNga : Mentor  TAHIRI

Me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ku sllavët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë, si dhe me shkatërrimin e shteteve federative sllave të Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë, ideja për një union pan-sllav është më e largët se asnjëherë që kur pan-sllavizmi kishte filluar si ideologji. Përtej kësaj, pas luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndër shtetet që kanë luftuar kundër Serbisë dhe aleatëve të saj, ndjenjat për një identitet të përbashkët mes sllavëve, jo vetëm që kanë një shkallë të papërfillshme të popullaritetit, por edhe vetë identiteti sllav mohohet si asnjëherë më parë (kroatët dhe boshnjakët). lexo me teper »

Shërbim e ndëshkim

Postuar tek Komente me August 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

astrit_lulushiNga : Astrit  LULUSHI

Vesi dhe vyrtyti shihen si të kundërta. Megjithatë, divergjenca mes tyre mund të mos jetë aq e thellë sa duket. Për shembull, durimi është tipar i mirë, por kur rezulton në pranimin e trajtimit të padrejtë ose mungesës se respektit, ai bëhet i dëmshëm.Në anën tjetër, zemërimi, që shihet si ves, mund të sjellë ndryshime, bëhet i mirë, duke e nxjerrë një njeri a shoqëri nga gjendja e keqe. lexo me teper »

Fetë dhe tentativa për të mos respektuar shtetin laik e të kompleksuar shqiptar

Postuar tek Komente me August 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

kisha-katolikeNga : Vladimir  KARAJ

Shteti shqiptar përballë feve është përgjithësisht “i urtë” edhe pse nuk mund të thuhet se i plotëson të gjitha kërkesat e tyre as nuk u del atyre ballazi për të kundërshtuar apo ndaluar veprime që bien ndesh me ligjet laike. Rasti i Përmetit është ndoshta i fundit i një mori rastesh të ngjashme në vitet e fundit. Ndërsa fetë sa herë të pakënaqura prej vendimeve bazuar në ligje laike vrapojnë të shpallen të “persekutura” dhe të nëpërkëmbura. Mund të jetë për shkak të një kompleksi që shteti shqiptarë ka të paktën për tre prej feve dominuese në vend dhe një tentative të këtyre të fundit për të përfituar prej këtij kompleksi.

lexo me teper »

Fazat e nacionalizmit ballkanas dhe çështja shqiptare

Postuar tek Komente me August 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

valbona-karanxhaNga : Valbona  KARANXHA

Nacionalizmi është ideologji dhe si e tillë paraqitet brënda disa kornizave të cilat kanë të bëjnë me ngritjen apo diturine e grupit politik i cili propagandon këtë ideologji, faktorin shoqëror në të cilin lind kjo ideologji, dhe pa dyshim ka anën emocionale, anë e cila bashkon masat perreth kësaj ideologjie. Si i tillë, nacionalizmi në vetvete nuk është domosdoshmerisht term negativ pasi në të vëtetë rrjedh nga fjala “natio” qe latinisht do te thotë pjestarë të një grupi  të cilët kanë lindur brënda një territori apo komuniteti, dhe kanë tipare dhe kulture njëjtë.
lexo me teper »

Një relike krimi më pak

Postuar tek Komente me August 24th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

shtepia-e-oficerabvbeNga : Çelo  HOXHA

Përveç një grushti veteranësh dhe Arben Dukës, SHQUP-i është relikja tjetër e asaj që dikur quhej Ushtria Popullore, e cila ka pasur, deri pak ditësh, po atë funksion që kishte gjatë diktaturës. UP zë fill në fund të Luftës së Dytë Botërore,  me bashkimin e disa bandave të drejtuara nga kriminelë të njohur. Gjatë luftës ajo luftoi vetëm kundër shqiptarëve (atëherë quhej ushtria nacionalçlirimtare), por më të pakundështueshmet janë raprezaljet e saj në veri të Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit 1945. Në atë kohë Shqipëria ishte çliruar, edhe sipas datës që kishin caktuar vetë komunistët. Me çlirim kuptohej që në Shqipëri nuk kishte ushtri të huaj. Atëherë kundër kujt luftonte ushtria nacionalçlirimtare në Shkodër, në Pukë, Dibër, Kukës, Tropojë?Po japim disa fragmente nga veprimtaria e Ushtrisë Popullore, sa për ilustrim.

lexo me teper »

“Kishë e Greqi…”

Postuar tek AKTUALE me August 24th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

karikaturaNga : Vladimir  KARAJ

Ditën kur Hirësia e tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos u zgjodh në krye të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, një grup njerëzish thërrisnin në shenjë refuzimi emrat e Papa Kristo Negovanit (që thuhet se u vra nga grekët pasi mbajti një meshë në shqip), Fan Nolit dhe këndonin “Për mëmëdhenë” e Mihal Gramenos. Sigurisht, asnjë prej tyre nuk kishte ndonjë mëri personale me kryepeshkopin që vinte nga Patriarkana për të ngritur kishën në Shqipëri. Ajo që ata dinin, ishte kombësia greke e tij dhe një histori e gjatë përplasjesh mes ortodoksëve shqiptarë e atyre grekë, si pjesë e një përplasje më të madhe mes Greqisë e Shqipërisë, deri në fitimin e pavarësisë (autoqefalisë) së kishës shqiptare. lexo me teper »

PASURIA E ISH PPSH-se I TAKON SHTETIT DHE JO PS-se

Postuar tek Komente me August 24th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

TEODOR-KARECONga : Dr. Teodor  KARECO

Artikull i shkruar me 8 prill 1992 për “Gazeta Republika”

Debate, diskutime e shkrime te shumta ka pasur për pasurinë e ish PPSH-se – te gjitha kane goditur ne vesh te shurdhet e ne sy te verbër. Pse e them ketë? Sepse megjithe gjykimet e drejta mbare popullore, megjithe përpjekjet e opozitës se bashkuar demokratike[1], përsëri fitoi antigjykimi, antiligji – pasurinë e PPSH e trashëgoi, pothuaj pa cungim serioz PP e rinovuar (PS).Se pari natyrshëm ling pyetja: ç’lidhje ka midis pasurisë se PPSH dhe asaj te PS. Botërisht këta te fundit kane shpallur se nuk kane asgjë te përbashkët me PPSH, ato janë dy parti te ndryshme, madje ne opozite, me programe jo te ngjashme. lexo me teper »

Simptoma të një ‘dashurie’ të neveritshme

Postuar tek Komente me August 24th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edi rama enver hoxhaNga : Kostaq  XOXA

Ithtarët e Enverit po përgjërohen për dashurinë ndaj Amerikës!

Urrejtja e Enver Hoxhës ndaj “imperializmit amerikan” ka qenë një konstante. Ndërsa ndaj „revizionistit“ Krushov , E. Hoxha e bëri zemrën gur dhe i tha derrit dajë në një pritje të pazakontë tërë salltanete, ai nuk i duroi dot “kinezëritë” kur Mao Ce Duni po e zbuste atmosferën e Kinës në marrëdhëniet me Amerikën e kohës së Niksonit. Mëtonte që Mao t’i kërkonte mendimin atij, që iu duk se ishte shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut? Por vendi i Mao Ce Dunit nuk ishte i vogël sa ai i Enverit dhe vetë Dielli Mao e kishte të palëkundur, tashmë, pushtetin vetjak me kultin e individit në zenit dhe me manualet e tij të kuq që mburreshin edhe në Shqipëri, e që s’ia kishte nevojën Stalinit. lexo me teper »