Arkivi per July, 2013

Deputete apo showgirl?

Postuar tek Komente me July 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

deputeteNga : Ergys  MERTIRI

Një kategori politikanesh të reja, duket se nuk kanë kuptuar ende as statusin e tyre. Ato i sheh më shpesh në faqet rozë të rubrikave gossip, sesa në faqet e posaçme për fushën e tyre. Një prototip i këtij modeli, ndonëse jo një person politik, por i lidhur drejtpërdrejt me të, ka qenë ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila shfaqte një pasion të jashtëzakonshëm për të qenë në vëmendje të mediave, për gjëra krejt të kundërta me funksionit që kryente. Më shumë se për bandat kriminale që ka dërguar në gjykatë (nëse ka ndonjë të tillë) znj. Rama është shfaqur në media për të folur për veten, familjen, dëshirat, ëndrrat, dobësitë etj. Fotot e saj me bikini mbi motor uji në bregun e Dhërmiut, janë imazhi më përfaqësues i organit të akuzës të drejtuar prej saj. lexo me teper »

Kryetari i ri, sfidat e vjetra

Postuar tek Komente me July 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

plani-pare-bashaNga : Agim  POPOCI

Pas zgjedhjet së kryetarit të ri të PD, Lulzim Basha.Ai që humb, ka drejtë të ankohet!” Aksiomë kjo e cila nuk zë vend në rastin e garës për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo garë, e cila në pamje të parë u zhvillua në mënyrë civile ashtu si edhe fushata për kryetarin e ri, do të finalizohet me një rezultat që përkonte me frymën e krijuar në Partinë Demokratike, aty ku anëtarësia ka tetë vjet që është e çorientuar. E çorientuar për ideologjinë, arsyen pse ekziston PD dhe zhdukjen e kryesisë së kësaj partie që nga dita e ardhjes në pushtet. lexo me teper »

Patriotizmi dhe kozmopolitizmi i Fatos Lubonjës

Postuar tek Komente me July 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Fatos LubonjaNga : Dorian  KOCI
Deklaratat e disa ditëve më parë të analistit Lubonja rreth qëndrimit dhe sjelljes së UCK-së në kohë lufte me akuza të drejt për së drejta rreth procesit gjyqësor të Ramush Hajredinajt dhe stuhia e reagimeve që u ngrit ndaj tij,  më kujtuan një pasazh të njohur nga “Odiseja” e Homerit, përkatësisht momentin kur pas shumë vitesh udhëtimi Odiseja duke marrë si dhuratë nga Eoli, perëndia e erërave, thesin  ku ishin mbyllur të gjitha erërat që e pengonin të ktheheshin në atdhe, vendos ta hap kur është shumë afër Itakës. Të hapesh thesin e Eolit nuk do të thotë se patjetër shkakton furtunë dhe cunam të madh pasi ashtu si Odiseu nga padurimi dhe kurioziteti i gabuar për të vërtetën mund ta hapësh thesin, erërat mund të shtyjnë larg Itakës, por shumë vite më vonë do ta gjesh rrugën dhe do rikthehesh prapë te vendi i dëshiruar. lexo me teper »

RAUF FICO – SHQIPTARI I MADH I SHQIPERISE SE VOGEL

Postuar tek HISTORIA me July 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Rauf-FicoNga : Skender  SHKUPI

E patën harruar komunistët!…. Sa fjalë zbutëse dhe mikluese pak a shumë si ajo që përdoret jo rallë nga nostalgjikë të maskuar të cilët “Diktaturën” tonë komuniste e quajnë thjesht “Monizëm”. Nuk e harruan, jo, madje e njihnin mirë. Por ai i plotësonte të gjitha kushtet që ata ta urrenin: elegant, inteligjent, thellësisht perëndimor, patriot deri në vetmohim, diplomat i shkëlqyer, i ndershëm, poliglot, i dashur dhe popullor për të gjithë, si për elitën ashtu edhe për njerëzit e thjeshtë të popullit, por mbi të gjitha, antikomunist i vendosur. E si mund ta duronin ronxho-bonxhot e “botës së re” që mbante erën e mykut të Komunës së Parisit dhe të Grushtit Bolshevik të Shtetit që çuditërisht e quajtën dhe revolucion? Ishte ndofta një ndërhyrje providenciale që ai mbylli sytë në janar të vitit 1944, për të mos parë me sytë e tij gjëmën e tmerrshme që pllakosi popullin e tij vetëm ca muaj më vonë.

lexo me teper »

ÇËSHTJA SHALABAJEVA,REAL-POLITIKA DHE PARIMET

Postuar tek Komente me July 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

EugjenMerlikaShkruan : Eugjen  MERLIKA

Më 17 korrik 2013, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Romën. Ishte vizita e parë në rolin e Kryetarit të Qeverisë në një Vend të huaj. Në traditën e Shtetit të pavarur, deri në ardhjen e komunizmit, Kryeministrat shqiptarë, sapo emëroheshin, vizitën e parë e kryenin në kryeqytetin italian, për vetë pozitën gjeostrategjike dhe lidhjet e veçanta që mbaheshin mes dy Vendeve. Sot kushtet kanë ndryshuar. Italia dhe Shqipëria nuk janë më, sa i përket peshës në fushën ndërkombëtare të politikës, ato të shekullit të shkuar. Megjithatë Italia ka ende një zë të fuqishëm në organizmat kontinentale, sidomos sa i përket problemeve të Ballkanit e të Shqipërisë. Nuk është i rastit fakti që BE ka dërguar në Tiranë, si përfaqësues të tijin, një diplomat italian, ambasadorin Sequi.

lexo me teper »

Tallja serioze e Partisë së Fortë

Postuar tek Komente me July 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

adriatikNga : Adriatik  KELMENDI

A HAJGARE PO bëjnë a?!  Nuk ishin hiç seriozë! Na mbytën me premtime!”…Pas çdo Rubikoni me mysafirë politikanë, thuaj pa përjashtim, gjithnjë gjendet dikush që do të m’i shtrojë këto pyetje ose komente. Mirëpo, pas emisionit me partinë më të re në Kosovë, Partia e Fortë, këto komente nga shikuesit ishin shumë më të shpeshta dhe nuk u befasova. Për mua komentet e shikuesve të çuditur për të ftuarit ishin proporcionalisht me komentet e çuditshme që jepnin të ftuarit në studio. lexo me teper »

Zoti Hamburger

Postuar tek Komente me July 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

edison-ypiShkruan : Edison  YPI

O i bujshëm i kujshëm, Në fillim ishe interesant, na i mbushe stomakët bosh, na i vure në lëvizje dhëmbët e papërdorur, nofullat e ngathëta, gurmazet e thara, dhe të falenderuam. Por tani e ke tepruar. Po kërkon shumë. Po kërkon të na bësh të harrojmë të hamë si njerëz dhe të nisim të kullosim si bagëti. Ti Zoti Hamburger dhe emrin sesi e ke, sikur të ka pagëzuar Gestapoja. Po kthehesh në murtajë o’ burrë i dheut. Tani që ne ta kuptuam hilenë dhe dëshira për ty po na pakësohet, të është rritur oreksi ty. Kishim dëgjuar për ty, çoç na dukeshe, por nuk të njihnim. lexo me teper »

Xhelatët e diktaturës Emrat që torturonin të burgosurit

Postuar tek HISTORIA me July 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Burgu-i-Spacit1Nga : Çelo HOXHA

Identifikohen torturuesit dhe llojet e torturave, duke u bërë zyrtare nga dokumentet e arkivave shqiptarë; rrëfimi i Diti Biçakut për të tmerrshmin Stavri Xharo.

Një libër studimor me autor Çelo Hoxhën artikulon për herë të parë, përmes dokumenteve dhe dosjeve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Shtetit dhe ai i Ministrisë së Brendshme, mbi ardhjen e regjimit komunist me anë të ushtrisë; ky është një qëndrim zyrtar që mban i vetmi institucion publik, shtetëror, i krijuar 20 vjet pas rënies së komunizmit, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Më poshtë kemi tërhequr një fragment nga libri “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri”, 1944-1948, ku për herë të parë artikulohen të plotë, emrat e torturuesve në burgjet komuniste vendosur në kontekstin e pranuar zyrtarisht, të vendosjes së regjimit ushtarak të Enver Hoxhës lexo me teper »

Kukësi heroik, bën mrekullinë në Bosnje

Postuar tek Sport me July 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

25kukesi-300x199Nga : Jorgis  MEMO

Historike, Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës.  Skuadra e rekordeve në kampionatin shqiptar arriti dje në mbrëmje një barazim pa gola në Sarajevë. Kaq i mjaftoi për të qenë në turin tjetër, pasi ndeshja e parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar me fitoren 3-2 të veriorëve. Të besuarit e trajnerit Armando Cungu bënë një paraqitje heroike në një stadium të tejmbushur. Portieri Argent Halili ishte heroi i ndeshjes, teksa në minutën e 68-të priti një penallti, e cila vendosi shumë për fatet e sfidës. lexo me teper »

Dritëhijet e lidershipit Basha

Postuar tek Komente me July 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

1229797429-lulzimbashaNga : Nebil  ÇIKA

Zgjedhjet në PD përfunduan dhe pavarësisht entuziazmit të Berishës e kontestimit të Olldashit vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek ajo që lideri i ri i PD-së do të arrijë të bëjë gjatë kryesimit apo lidershipit të tij. Zgjedhjet, por dhe karriera politike e zotit Basha është e mbushur me momente një pjesë e mirë e të cilave duhen sqaruar e saktësuar, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ndjekja me vëmendje e veprimtarisë së tij në krye të PD-së. Zoti Basha e mori PD-në në një situatë tejet të vështirë jo vetëm për shkak të humbjes drastike në zgjedhjet politike të 23 qershorit, por dhe për gjendjen në rënie të lirë në të cilën ndodhet aktualisht ajo për arsye objektive e subjektive, që do t’i diskutojmë më poshtë. lexo me teper »