Arkivi per June, 2013

MALLKIMET SHQIPTARE

Postuar tek Komente me June 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-semureNga : Dardan  PEJA

23 Qershori dha verdiktin perfundimtar….Socialistet ne keto 4 vjet do te bejne detyren(sic e kane bere gjithnje) qe i eshte ngarkuar dhe do te mendojne per te tjera vite ne krye te Shqiperise.Kryesorja nuk eshte,qe te nesermen e kesaj dite shqiptaret u gdhine me nje kryeminister medioker dhe jonormal.E rendesishme mbetet “zgjedhja” per te cilen ata votuan apo percaktuan drejtimin nga do shkohet ne kete mandat zgjedhor. lexo me teper »

Spastrimi etnik i Çamërisë, një politikë e përpunuar greke

Postuar tek AKTUALE me June 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

beqir-metaÇështja çame, ajo e një pjese të popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit tonë, deri më sot është përmendur pak në historinë shqiptare. E megjithatë, në Çamëri historia është “shkruar” me gjak.Politika greke ka pasur një rol të madh mbi spastrimin etnik atje, por jo vetëm ajo. Ndikim tepër të madh dhe negativ e në dëm të asaj popullsie ka pasur pikërisht qeveria e shtetit mëmë. Historiani Beqir Meta, pas një studimi rreth 15-vjeçar për këtë trevë me popullsi shqiptare, rrëfen historinë e Çamërisë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

lexo me teper »

PD, kryetar i ri, apo formatim i ri?

Postuar tek Komente me June 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

seli-pdNga : Agim  BAÇI

Dorëheqja e Berishës nga kreu i PD-së, pa dyshim që ka rihapur mjaft pikëpyetje lidhur me pasuesin. Kjo jo vetëm për faktin se modeli i tij 23-vjeçar është dominues në mbështetësit e PD-së por edhe për faktin se formatimi i opozitës përballë një maxhorance absolute PS-LSI është emergjent dhe i domosdoshëm jo vetëm për të ardhmen e PD-së, por edhe demokracinë në vend. Por, a do të kemi të bëjmë me një kryetar të ri, apo me një formatim të ri të PD-së?

lexo me teper »

Ku është gabuar?

Postuar tek Komente me June 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

agron-tufaNga : Agron  TUFA

I –  Më tërhoqi vëmendjen shënimi i një mikut tim mbi disfatën e Napoleonit në Vaterlo. Sipas historianëve, shkruante ai, “disfata kishte ndodhur për shkak të një imtësie dhe rastësie të pabesueshme, meqë një bari vendës ua paska treguar rrejshëm rrugën (forcave aleate) për në fushëbetejë”. Kështu, sipas këtij versioni, forcat aleate arritën me vonesë, kur ushtria e Napoleonit ishte shpartalluar. Humbja e Berishës, meqë ishte aq e thellë, pa diskutim se i referohet ndonjë rrethane të paparashikuar, e cila e ka çuar mandej në disfatë.  lexo me teper »

“Gabim” shqiptar

Postuar tek Poezi me June 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

draperNga : Shahin  KOLONJA

Shqiperia  ‘votoi’….Dhe e ardhmja e saj mbetet ne te gjitha drejtimet po njesoj,sepse kasta e emeruar skutave te KQPPSH-se vazhdon edhe sot te mbaje peshen kryesore te drejtimit te saj.Kesisoj shqiptaret pavarsisht zgjedhjeve apo perfunimeve mbeten serish peng i se shkuare se hidhur qe pafundesisht kerkon te mbyse me cdo menyre te ardhmen e tyre.Elita e sotme e komanduar kerkon me cdo kusht ruajtjen e rrenjeve te saj kriminale,prandaj dhe menyrat e format qe perdor kerkojne rrepptesisht ruajtjen e krimit,mosndeshkin e tij dhe fuqizin ne forma e menyra gjoja demokratike…Zoti i do shqiptaret por e keqja eshte se ne nuk duam veten tone….. lexo me teper »

U morrën të gjitha masat paraprake : Fenomeni LSI

Postuar tek Komente me June 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

valbona-karanxhaNga : Valbona KARANXHA

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 i tejkaluan te gjitha parashikimet, madje shumë nga rezulatet e zgjedhjeve hynë në një zonë surprizash të ëmbla dhe të tharta në të njëjtën kohë. Por ajo që ka rëndësi është fakti që oligarkia plutokratike e hodhi lumin edhe kësaj rradhe, dhe pritet të filloj punën e qetë duke parashtruar rradhën e detyrave për treqind ditët e para të pushtetit. lexo me teper »

Meditim poshtë fikut

Postuar tek Komente me June 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ficus caricaShkruan : Agim  POPOCI

Jam poshtë fikut. Përpiqem të ulem, se ç’më përshkon trupin një ndjenjë ankthi poshtë kësaj peme fisnike, aty ku dasmën e bën e gjithë Shqipëria e Mesme. Dita e zgjedhjeve kaloi, të gjithë presin përfundimin e numërimit të votave, ndërsa kanë parasysh premtimin që kishin dhënë komunistët për “rrëzimin e Salës nga fiku” me çdo mjet.Shikoj lart, nuk është Sala, rrotull nuk ka gjak, qetësohem paksa dhe stepem nga gumëzhima e një makine të çuditshme që më ofrohet. Është Hummer, me ca të rinj që me flamuj të LSI-s po festojnë fitoren, ndalojnë dhe janë shumë “happy”:

lexo me teper »

Çfarë (s)bëri Sali Berisha?

Postuar tek Komente me June 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-berisha-meta09Nga : Nebil ÇIKA

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka befasuar dje gjithë kundërshtarët e tij politikë dhe jo vetëm ata, si dhe ka prekur përkrahësit e tij me aktin më normal që mund të bëjë një figurë politike me përmasat e tij. Si një burrë shteti, ai morri përsipër gjithë përgjegjësinë për humbjen e forcës së tij politike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e partisë, duke i hapur rrugë një formatimi të ri politik të PD-së e ndoshta të krejt së djathtës shqiptare. Dje mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, përcollën me lot në sy largimin nga lidershipi të Sali Berishës, një vlerësim ky që do ta kishte zili çdo politikan dhe besoj se z. Berisha e meriton një respekt të tillë. Në fjalën e dorëheqjes nga lidershipi z. Berisha përmendi disa nga arritjet politike të PD-së dhe vendit nën drejtimin e tij, por sigurisht la shumë pa thënë për shkak të momentit dhe të mundësisë së reduktuar që të jep një fjalim në pak minuta.

lexo me teper »

Fitoi paraja

Postuar tek Komente me June 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

paraja-mbyll-gojeShkruan : Edlira  GJONI

A fitoi vërtet e majta në Shqipëri? PS ka vetëm një mandat më shumë se në 2009-ën, kurse LSI nuk dihet më c’identitet ka. Ndaj,qeveria që do dalë nga këto zgjedhje, zor se mund të quhet e majtë. Qeveri votash pragmatiste po. Mund të quhet dhe me plot gojën madje. Pyetja që shqetëson moralistët dhe idealistët shqiptarë është: Si ka mundësi që rreth 200 mijë shqiptarë votuan korrupsionin, dështimin e drejtësisë, shpërdorimin e administratës, kërdinë, d.m.th. LSI-në? lexo me teper »

Dhjetë arsyet e humbjes së PD

Postuar tek Komente me June 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

komediaNga : Roland  QAFOKU

Këto ditë, shumë anëtarë dhe simpatizantë të PD duhet të kenë menduar aksiomën e artë se kur bie nga fuqia,  fillojnë e të braktisin, afër të mbetet vetëm ai që s’e ke dëgjuar dhe ke kërkuar ta mbash larg gjithnjë. Kjo kuptohet edhe më mirë nëse analizojmë përse PD humbi zgjedhjet dhe unë po përpiqem të analizoj shkaqet e humbjes së PD. Të paktën në pikëvështrimin tim, janë 10 arsye të forta që solli një humbje kaq të rëndë.

lexo me teper »