Arkivi per May, 2013

24 ditë: Turma e gjendur në udhëkryq le politikën për sallone joge

Postuar tek Komente me May 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

the_power_667885Shkruan : Valbona  KARANXHA

Pamje e përgjithshme

Përçarja e shqiptarëve në botën virtuale i ka shtuar tensionet dhe ethet elektorale. Përpara një vale goditëse informacioni politik të lloj lloj ngjyrave, flamurësh, partish, diplomacish, mediash; dhe të përballur me një mori ofertash politike, populli shqiptar e ka të vështirë të marr vendim. Pa dyshim votimi i 23 qershorit është ditë e një rëndësie të veçantë që do vëzhgohet në detaje nga shumë agjensi kombëtare, ndërkombëtare,  grupe të pavarura dhe madje individë.  lexo me teper »

Faleminderit Elhaida Dani!

Postuar tek AKTUALE me May 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Elhaida-Dani-1_thumb1Nga : Albert  VATAJ
 

Ka ndodhur. Përmendu, nuk je në ëndërr. E pagjasa, ajo shkallmoi mure të trasha ku ne gjendeshim të rrethuar, dhe u bë reale. Është një 20-vjeçare që guxon dhe fiton. Është ajo, për të cilën ti ke të drejtë të krenohesh. Është ajo, talenti dhe zëri i së cilës u bënë apologji e krenarisë tënd të nëpërkëmbur. Për të flasin të gjithë. Ajo, tashmë është në Olimpin e vëmëndjes dhe kureshtisë. Multimedia shqipshkruese dhe shqipfolëse, dhe jo vetëm, është e përfshirë e gjitha në këtë pasion të çmendur fitoreje. Është ajo, Elhaida Dani, e cila që 6 vjeç nisi shtegtimin në rrugën e muzikës dhe që tash arrin të magjeps me zërin dhe interpretimin e saj, krejkënd që e dëgjon. lexo me teper »

Ç’faj kishin flokët?

Postuar tek LETERSI me May 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ornela-shikimNga : Ornela  MUSABELLIU

Ka ditë kur nuk je as në qiell e as në tokë, as mirë, as keq, as e mërzitur, as e gëzuar. Je si pa gjendje. Je pa peshë, por edhe e rënduar njëkohësisht. Madje as e kupton se nga vijnë këto ndjesi, ndaj nuk e gjen dot mënyrën si të shpëtosh prej tyre. Për ta luftuar një sëmundje duhet përcaktuar diagnoza më parë, por, në raste të tilla, kurba e pasqyrimit të gjendjes nuk ka një formë të deshifrueshme.

lexo me teper »

Kush e financon fushatën?

Postuar tek Komente me May 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ilva-tare12Shkruan : Ilva  TARE

Shumëkujt mund ti ketë rënë në sy se fushata për zgjedhjet e 23 Qershorit mban era lekë, shumë lekë. Po të llogarisësh vetëm atë që duket, pa hyrë në detajet e historive që dëgjojmë për shumën që kushton një votë që varion nga 100 deri në 150 euro, duhet pranuar se kjo është fushata më e shtrenjtë që kemi parë ndonjëherë. Dhe të mendosh që ne, shqiptarët kemi parë gjithmonë fushata elektorale relativisht të shtrenjta.

lexo me teper »

Gramoz Ruçit nuk ka kush t’i shkruajë

Postuar tek Komente me May 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-ruciNga : Roland  QAFOKU

Në këto 23 vite të politikës shqiptare ka një personazh konstant, me autoritet dhe që ka krijuar një staturë të papërsëritshme jo vetëm në partinë e vet, edhe pse nuk është kreu i partisë. Ky është 61-vjeçari Gramoz Ruçi.  Vërtet Partia Socialiste është e para parti e madhe që ka ndërruar kryetarin, por Ruçi, si një nga themeluesit e saj, ka ditur që jo thjesht të vegjetojë dhe të ngrohë kolltukun në atë parti, por të krijojë një figurë që të ketë ndikim të padiskutueshëm në çdo vendimmarrje në gjithë historinë e kësaj partie. lexo me teper »

Antivlerat në zgjedhje

Postuar tek Komente me May 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Anarkisti_23Shkruan : Edi  PUKA

Shpeshherë kuptimi që i japim konceptit të vlerës dhe antivlerës është i ndryshëm, sipas këndvështrimeve të përdorura, duke mos nxjerrë deri diku në pah faktorin më të rëndësishëm të esencës së konceptit vlerë. Vlerat janë si një bosht referues i parimeve dhe botëkuptimeve, të cilat na ndihmojnë në gjykimin tonë personal të rrugës pozitive drejt së cilës duhet të drejtohemi. Ndërkohë që kuptimi i antivlerës do të ishte përzgjedhja e gabuar e rrugës pozitive të ndjekjes së qëllimeve tona drejt një përmirësimi personal brenda rrethit social individual. lexo me teper »

Mirazhet e fushatës elektorale të 2013

Postuar tek Komente me May 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

valbona-karanxhaNga : Valbona  KARANXHA

Fushata zgjedhore, pavarësisht nga data zyrtare dhe ligjore e hapjes, ka shpërthyer më forcë të plotë dhe pritet të vazhdoj të intensifikohet më shumë. Ajo tashmë është kthyer në një garë të shfrenuar e cila po mban  publikun të lidhur mbas vetes. Opinionet rreth saj janë nga më të nryshmet, kuptohet shumë nga ato janë negative.  “Ç’farë pritet të ndodh më vonë?”- është  pyetja që bëhet natyrisht duke u nisur nga e reja dhe surprizat e panumërta.  lexo me teper »

A e ka vrarë vërtet veten Hitleri?

Postuar tek HISTORIA me May 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

SHTEPIA-HITLERIT-ARGJENTINEPregatiti : Astrit  DOMI

Historia shpesh është shumë më e ndryshme nga ajo që na është servirur apo na serviret. Shpesh duhet të kalojë kohë që e vërteta të dalë në dritë. Gjithsesi, ajo një ditë del. Së fundi disa pretendime të reja thonë se Adolf Hitleri nuk e vrau aspak veten, sikurse thotë historia, por iku në Argjentinë, ku jetoi deri në moshë të moçme. Bëhet fjalë për pretendimet e hedhura në një libër të ri me titullin “Arratia e Adolf Hitlerit”, në të cilin thuhet se dëshmia për vetëvrasjen e Hitlerit është e rreme dhe se në fakt ai arriti që të shpëtonte në vitin 1945, për të nisur një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Libri është shkruar nga historiani dhe gazetari Xherard Uilliams dhe filmuesi i specializuar për historinë e luftës Siajmon Dansten.

lexo me teper »

Një kryeministër tepër!

Postuar tek Komente me May 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

MARIONETA-MODERNENga : Besi  BEKTESHI

Gjithmonë kanë qenë shumë pa komoditet historitë me një të tretë të tepërt, ose me një raport të tepërt midis dy modeleve të cilët kanë edhe një model tjetër të ngjashëm afër. Nuk është e vërtetë që problemi i dëshirës së Metës për Kryeministër mbas asaj të pritshmes fitore të 23 qershorit, ka dalë nga Nasip Naço në Berat, sepse shumë më përpara, kjo dëshirë është elaboruar në Shkodër dhe për këtë unë kam shkruar më përpara (Naços) në këtë gazetë, por problemi është se diversioni ka një koncept më në skaj se kaq. Nuk është vetëm dëshira e Metës për Kryeministër, as se lojrat politike të LSI-së se janë në këtë drejtim, dhe as se “ka marrëveshje të cilën në publik nuk e dinë” dhe as se dikush thotë se Meta do t’i marrë Ramës, partinë! lexo me teper »

Cili je ti more burrë?

Postuar tek Komente me May 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-ne-maminas-1Nga : Agim  POPOCI

As me karrocën e Dylit dhe as me kuajt e Fidelit, por duke u gërthitur demokratëve “se ka ardhur për t’i shkelur me këmbë”, kandidati për kryeministër, Edi Rama, këshillon qytetarët në Vlorë që të mos paguajnë detyrimet tatimore, sepse ata do të vijnë në pushtet. Lajm i mirëpritur, por i pasqaruar nga deputeti i qytetit të flamurit, se kush është ai që do t’i paguajë gjithë këto detyrime, nëse ai përfundon garën sikurse në Tiranë. Aty ku sundoi plotë 12 vjet dhe iku! lexo me teper »