Arkivi per April, 2013

Një “martir”, eksponent i hetuesisë së diktaturës

Postuar tek Komente me April 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

drejtesia-popNga : Sadik  BEJKO

Personazhi i këtij shkrimi është Kristofor Martiro. Prej disa muajsh emri i tij është në faqen e parë të disa prej të përditshmeve tona.Për atë lexues që nuk e di se kush është K. Martiro, po themi se ai ka qenë një nga oficerët e lartë të Sigurimit të Shtetit, drejtor drejtorie në famëkeqen Ministri të Brendshme të kohës së diktaturës, hetues i nivelit që merrte në pyetje figurat më të njohura të politikës së atyre viteve, hetues i Beqir Ballukut, anëtar i Byrosë Politike, njëri nga katër më të rëndësishmit e shtetit shqiptar të kohës së diktaturës, i cili pas vitit 1975 u ekzekutua nga po ai regjim; hetues i Vasil Katit dhe i Kiço Ngjelës, nëpunës të lartë të shtetit, respektivisht zëvendësministër dhe ministër i Tregtisë, që për paranojën e diktatorit u përfshinë në listat e grupeve armiqësore kundër shtetit të asaj kohe dhe u dënuan me burgime të rënda. Të gjitha këto gjyqe kanë qenë të manipuluara, të dënuarit u janë nënshtruar hetuesive çnjerëzore dhe u ka ikur koka apo kanë marrë dënime të rënda vetëm se ashtu i pëlqente diktatorit.

lexo me teper »

Vëllezërit nga Jugosllavia dhe miqtë nga Kosova

Postuar tek Komente me April 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

meta-tadicNga : Nebil ÇIKA

Që historia përsëritet, ky është tashmë një fakt i njohur, por që së majtës shqiptare do t’i duheshin veten dy dekada për t’u rikthyer në identitet këtë pak shqiptarë do ta kenë besuar e aq më pak do ta kenë shpresuar. Dy ditë më parë opinioni publik shqiptar pa të ndodhte ditën për diell atë që në mënyrë aq të ngjashme ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 1941 me themelimin e PKSH-së. E majta shqiptare është ribashkuar nën bekimin e vëllezërve Jugosllavë, duke firmosur në Shkodër koalicionin Rama-Meta, një traktat që ka vetëm një qëllim: rikthimin në pushtet. Ajo që duket problem nuk është bashkimi i së majtës shqiptare, por rikthimi i saj në skemat historike të funksionimit politik me bekimin e kumbarit, gjithashtu historik: ish-komunistëve jugosllavë. lexo me teper »

SULLTANAT OSMAN APO SHQIPTAR

Postuar tek Komente me April 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

skenderbeuNga : Saimir  LOLJA

Gazeta “New York Times” e datës 26 Prill 1909 (figura përbri) përcjell një lajm mbi sulmin e bërë nga  Turqit e Rinj kundër Sulltanit, i cili mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë, dhe dorëzimin e tij. Egzistenca e 4000  ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt me Sultanin tregon se ato i përkitnin majës së piramidës ushtarake shqiptare që ishte nën petkun osman/turk. Mijra e mijra të tjerë sulmonin sultanin si “turq të rinj”;ndër këta ishte edhe Esad Pashë Toptani. Mijra e mijra të tjerë të tjerë ishin në kryengritje kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që solli pas tre vitesh pavarësinë e një shteti shqiptar. Pa llogaritur ushtarët me porosi, mijra e mijra ushtarë të tjerë shqiptarë ishin të shpërndarë në tërë tokat e zotëruara nga sultanati osman dhe zbatonin urdhërat ushtarake të sultanit edhe në luftimet në kufinjtë e sulltanatit edhe në shtypjen e kryengritjeve në tokat [edhe ato shqiptare] e zotëruara nga sulltanati. lexo me teper »

Ku i ka rrrënjët prapambetja partiake?

Postuar tek Komente me April 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

riniaNga : Arjan  BEJKO

Shkaku kryesor i parapambetjes dhe çoroditjes së shoqërisë shqiptare nuk është vetëm tranzicioni tinzar i këtyre 23 vjetëve të fundit, por edhe mungesa e traditës shekullore dhe përcjellja e saj e frytëshme nga një brez tek tjetri.Midis brezit të plakur pa u pjekur(mbi 60 vjeç), brezit të burrëruar dhe gjysmë të pjekur, gjysmë të djegur(40 deri në 60 vjeç) dhe brezit të ri me shanse për t’u pjekur si duhet(18 deri në 40 vjeç) nuk ka ura të natyrëshme komunikimi, por kryesisht lidhje interesash dhe unitet formal, sa për sy e faqe.  lexo me teper »

Sindroma e frikës dhe anomia e shoqërisë shqiptare

Postuar tek Komente me April 26th, 2013 nga Lajmi – 2 komente

Grid-RrojiShkruan : Grid  RROJI

Shoqëria shqiptare  e tranzicionit përkufizohet nga paria si një “shoqëri e lirë”, ku  çdo qytetar ka të drejtën e pamohueshme të shprehjes, demokratike ku vota e gjithsecilit ka peshë të barabartë me tjetrin, dhe kapitaliste sepse tregu është ai që vendos rregullat e ekonomisë. Mirëpo, në realitet Shqipëria sot është një shtet oligarkik ku tregu kontrollohet nga një dorë e fortë me pushtet të pakufishëm politik dhe ekonomik. Në këtë shkrim do të ndalem tek liria e shoqërisë, sindroma e frikës për të ardhmen, dhe paaftësia e popullit për të shprehur vullnetin e tij lirisht dhe pa frikë. Një shoqëri e cila funksionon në bazë të frikës është një shoqëri e sëmurë, e ndarë në grupe të vogla me bazë familjare dhe klanire, por dhe e paaftë të përmbushë vullnetin e popullit.

lexo me teper »

(As)një votë çame për Greqinë!

Postuar tek Komente me April 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

levizja-cameNga : Nebil  ÇIKA

Përcaktimi i koalicioneve elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit nuk solli shumë surpriza, por njëra prej tyre la, pa dyshim, shijen më të keqe tek opinioni publik, njëherazi edhe elektorati shqiptar. E kam fjalën për përfshirjen e së ashtuquajturës “Lëvizja Çame” në të njëjtin koalicion me PBDNJ-në e Vangjel Dules, e njohur si një formacion politik i pozicionuar qartas kundër çështjes çame politikisht, publikisht dhe fizikisht. Sigurisht që ky mund të cilësohet qëndrim politik antikombëtar i mbajtur nga zoti Dule kundër çështjes çame dhe i të drejtave ligjore të një partie që pretendon përfaqësimin e minoritetit grek në Shqipëri, por ky është një problem midis tyre dhe shtetit shqiptar, ajo që duket e turpshme dhe e papranueshme politikisht e sidomos moralisht është aleanca me të e një partie shqiptare që pretendon se ka kauzë politike të saj zgjidhjen e çështjes çame. lexo me teper »

A u tha Tadiqi në Shkodër: Kosova është Serbi?

Postuar tek Komente me April 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

largea_tadic-ps-lsi1366894650 (1)Nga : Gani  MEHMETAJ

Shqiptarët e Kosovës ardhjen e Tadiqit në Shkodër e përjetuan thikë pas shpine: e shikoni ata s’bëjnë pa shki? Sërish kërkojnë ndihmën e Beogradit që ta godasin pjesën tjetër të kombit, sidomos Kosovën  e Luginën e Preshevës.Fushata zgjedhore në Shqipëri domosdo manifestohet në Kosovë e në territoret etnike. Mediet elektronike të Tiranës ndiqen njëjtë në Kosovë. Ka përpjekje të ngulmëta nga disa qarqe mediatike që zgjedhjeve të  23 qershorit t’u qasen si çështje të një shteti tjetër. Por qëndrimi i çoroditur i medieve, nuk ia arriti qëllimit. Nuk ka pengesa e zhurmime si dikur: teknologjinë e botën kibernetike s’e pengon dot. Është interesante se pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës nuk votojnë, ose nuk kanë të drejtë vote me 23 qershor, por sytë i kanë në televizionet shqiptare, duartrokasin ose fishkëllejnë si në fushë futbolli, si të qenë zgjedhjet e tyre.   lexo me teper »

PRENG GJONMARKAJ – MBRETËRORI DHE ANTIKOMUNISTI I PËRJETSHËM

Postuar tek HISTORIA me April 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

eugen-shehu12Shkruan : Eugen  SHEHU

Dera e madhe e kapidanëve të Mirditës,ajo derë që do t’u qëndronte e paepur stuhive shekullore,trashëgoi nëpër kohra virtytet e rralla të kombit tonë,e pandarë prej trimërisë emblematike,kjo derë u shqua po aq edhe për bujarinë dhe ndershmërinë që e karakterizuan gjeneratat me radhë,për të ardhur gjerë tek gjenerata e fillim shekullit të kaluar,pinjollët e së cilës,pas virtyteve të trashëguara prej etërve të tyre,dëshmuan gjithashtu antikomunizmin e vendosur.Ky antikomunizëm si vlerë shpirtërore,ndrin në errësirën e viteve 1940-1950,duke i kumtuar krejt Evropës Juglindore se Gjonmarkajt e kanë të lindur,në gen,antikomunizmin e tyre.Në këtë gjeneratë, do të jetë kurdoherë në radhët e para të antikomunizmit edhe Preng Gjonmarkaj.

lexo me teper »

Përvojë diktature

Postuar tek Komente me April 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
aree_comunismoNga : Astrit  LULUSHI
 

Kur marrja dhe ruajtja e pushtetit është i vetmi qëllim; ideali zbehet; pushteti bëhet mjeti në shërbim të vetes; ideologjia, thjesht formë – sepse eshtë përmbajtja që i bën sendet të rëndësishme. Kjo sjellje ishte me pasojë në jetën e individëve në regjimin totalitar – aderimi në ideologjinë komuniste u bë ritual ku gjithkush merrte pjesë – dhe askush, ose thuajse asnjë, s’e besonte. Megjithatë, përulja para udhëheqësit bëhej pa asnjë rezervim. Komunisti mesatar ishte jo fanatik, por thjesht karierist cinik i cili bënte atë që i duhej për të fituar një pozitë të favorëshme apo t’i siguronte vetes një cilësi më të lartë jete. Motori shoqëror ishte jo besimi në ideal por dëshira për pozitë. Sigurimi i Shtetit – SS ose PP nëse e quajme Polici Politike, sepse asaj i shërbeu – me veprimet e veta ishte e domosdoshme për funksionimin e regjimit, i cili në mungesë të një aparati shtypës, do të shembej menjëherë, dhe u shemb. lexo me teper »

Pragmatizmi si kopil-llëk

Postuar tek Komente me April 23rd, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

pragmatizmIII-300x148Shkruan : Ergys  MERTIRI

Sipas një barcalete që qarkullon prej disa vitesh si një shpotitje ndaj politikës shqiptare, thuhet se Fatos Nano, në një takim me fshatarët e një zone të thellë diku në jug të vendit, pyetet nga një plak i vjetër se çdo të thotë pragmatist, sepse e kish dëgjuar shpesh kryetarin ta përmendte si fjalë. Nano i thotë se pragmatist do të thotë bir kurve dhe se ai e përdorte këtë fjalë për të mos tingëlluar keq. Atëherë plaku përgjigjet: «Aha, po të jetë kështu, ju jeni pragmatistë të gjithë». lexo me teper »