Arkivi per March, 2013

Kostot elektorale për PS-në

Postuar tek Komente me March 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kongresi-ps-2011Nga : Nebil  ÇIKA

Afrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit po nxjerr gjithnjë e më shumë probleme për Edi Ramën dhe “rilindjen” e tij. Kështu, pak ditë më parë policia ndaloi nën akuzën për kontrabandë të atin e deputetit dhe një prej drejtuesve kryesorë të PS-së, të njohur si njeri i afërt i z. Rama, Sajmir Tahiri, i cili la qelinë e paraburgimit dje pas vendimit të gjykatës, që mori si masë sigurie “detyrim paraqitje në prokurori”. Me gjithë përpjekjet e z. Tahiri për ta justifikuar si luftë politike dhe solidarizimin, duket se ky fakt nuk do të ngelet jashtë vëmendjes së elektoratit, duke i dhënë kështu fushatës së PS-së dhe personalisht Tahirit një goditje të konsiderueshme politike. lexo me teper »

Humbja e legjitimitetit të parisë së Tiranës

Postuar tek Komente me March 31st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Grid-RrojiNga : Grid  RROJI

Në një sistem demokratik zgjedhjet zhvillohen për të zgjedhur drejtuesit e shtetit dhe për të legjitimuar sistemin politik. Thënë thjesht, çdokush që kontrollon aparatin shtetëror duhet të jetë i pranueshëm nga masa e qytetarëve. Ndërsa mbreti, konti, beu apo prelati e merrnin legjitimitetin nga titulli dhe tradita, sistemi demokratik ia jep këtë atribut votës së lirë të popullit. Pra, legjitimiteti i klasës drejtuese të një vendi është element kyç për mbijetesën dhe mirëfunksionimin e një sistemi politik. Më anë tjetër, përfaqësimi i interesave të popullit nga klasa politike është një domosdoshmëri për një demokraci funksionale. Paria e Tiranës përballet gjatë këtyre zgjedhjeve me problemin e humbjes së dukshme të legjitimitetit. lexo me teper »

Viktimat s’qëllohen me gurë

Postuar tek Komente me March 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ilva-tare12Nga : Ilva  TARE

Raportimi që media shqiptare i bëri lajmit tragjik të vrasjes së supozuar të një mituri dhe përdhunimit të një të mituri tjetër nga një pedofil u bë lajm më vete këtë javë. Rrjetet sociale kryesisht Facebook-u shpërtheu si rrallëherë në indinjatë ndaj publikimit në shtypin e shkruar të rrëfimit tronditës të të akuzuarit si pedofil. Bashkohem me atë pjesë të indinjatës që lidhet me detaje të panevojshme të akteve seksuale me të miturin, i cili vec goditjes që ka pësuar duhet të përballojë një opinion të shformuar publik, që e ka për pasion të përcmojë më të dobtit. Në këtë rast media, në pozicionin e viktimës nuk duhet qëlluar me gurë.

lexo me teper »

O ba, a ke qenë spiun?

Postuar tek Komente me March 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

dosje14Shkruan : Eduard  YPI

O ba, a ke qenë spiun?!, më pyeti djali i vogël me një merak dhe tronditje që i lexohej qartë në fytyrë. Ngriva dhe nuk dija ç’të thosha. O Zot, po bëhen 25 vjet që kam dalë nga burgu dhe ende arrijnë të bëhen këto lloj pyetjesh! Kisha kohë që, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve profesionale, isha tërhequr nga shtypi dhe mediat në përgjithësi duke u çmësuar me këto shpifje-akuza, por siç ndodh gjithmonë, pas çudisë vjen tërbimi, a thua se heronj ishin ata që na futën brenda dhe spiunët duhet të gjenden se s’bën në radhët e antikomunistëve që e kaluan rininë në ferrin e burgjeve dhe internimeve të diktaturës! Është bërë aq e zakonshme, djallëzore dhe asgjësuese kjo pyetje sa, po të gjendesh objekt i saj, vështirë se mund të shpjegohesh më me njeri. lexo me teper »

Kur të rritem, do të bëhem deputet

Postuar tek Komente me March 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

deputetNga : Agim  POPOCI

100 vjet pas krijimit të shtetit shqiptar, për fat të keq, pas sistemit që është krijuar, nuk mund të dëgjojmë si pjesa tjetër e planetit që nuk quhet Shqipëri, që fëmijët në kopsht të shprehin dëshirën të jenë pjesë e botës humane, si mjek, mësues, edukatore e që në shumë raste dëgjohet edhe sfida e madhe, pilot.E kujt i duhet gjithë ky tundim në vendin ku mund të gjuash me revole vetëm nëse ke mamin deputete, të kultivosh kanabis nëse babi është deputet ose të trafikosh qenie njerëzore e, pse jo, edhe ilaçe nëse ke djalin deputet. lexo me teper »

Ju lutem, më thoni nëse po gënjej!

Postuar tek Komente me March 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

cameria1A do të ishte më mirë që Arta e Preveza të ishin me ne dhe sëpaku 10 mijë km2 të Çamërisë të ishin me Shqipërinë?

Nga : Denion  NDRENIKA

Zakonisht merret shkas nga ndonjë ndodhi a vepër për të shkruar më parë në mendje copëza idesh e mandej, nëse e mbush atë, pra mendjen, e hedh në ndonjë fije kartë. Nëse ke pak mundësi apo hapësirë për ta dërguar diku për botim pasi e ke shkruar, aq më mirë ndihesh dhe kur thonë e “mban veten me gajret”. Rrjeti shoqëror “Fejsbuk”, na jep mundësi pa na u hidhëruar që po e shkruajmë në gjuhën “tonë”. Meqë shqipen e dua shumë, nuk po e shkruaj “Facebook”.

lexo me teper »

Mbi krizën e përfaqësimeve të reja në politikën tonë

Postuar tek Komente me March 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ndricim-kullaShkruan : Ndricim  KULLA

Është e rëndësishme që në një fushatë elektorale moderne, e cila duhet t’i paraprijë kohës që do të vijë për një afat 4-vjeçar të paktën, e cila do të jetë e vlefshme për të ardhmen dhe dobiprurëse për perspektivat më aktuale të së tashmes së vendit, programet të jenë sa më të qarta e të mirëshpjeguara, objektivat sa më konkretë dhe realë, sa më larg demagogjisë, por edhe në udhën e shpresës dhe ëndrrës, për të rivitalizuar sa më shumë energji të fjetura apo skeptike të njerëzve, ku kjo politikë i ka lodhur dhe i ka zhgënjyer. Ndoshta për të fituar elektorat apo ndoshta pse vërtet është kuptuar se e ardhmja dhe mënyra se si do të donin të votonin shqiptarët, është ajo pragmatikja, programorja, dhe jo ideologjikja, politika shqiptare e të dyja krahëve, është përfshirë në një debat ekonomik, strukturor më të detajuar programor se sa herët e tjera, gjë që i ka dhënë një frymë të re qasjes politike. lexo me teper »

Pasojat e skandaleve gjyqësore

Postuar tek Komente me March 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

gjykimiNga : Elvis  KOTINI

Titulli ekzekutiv përbën rekuizitë administrative dhe nuk do të ishte e mundur që një vendim gjyqësor, i njohur si pushtet kushtetues, të konsiderohet akt administrativ i dyfishtë, duke u quajtur “titull ekzekutiv”. Kjo për dy arsye: a) vendimi gjyqësor është ekstrakt juridik, që mbrohet nga Gjykata e Lartë; b) detyrimi i debisë lidhet me ekzekutimin kontraktor dhe jo me aktin gjyqësor mbi të cilin është vendosur shuma e kredisë, masa e detyrimit apo çmimi i interesave. Ne nuk mund të quajmë “titull gjyqësor” vendimin gjyqësor, pasi në të gjitha rastet aktet zyrtare janë në kompetencën ekzekutive urdhërdhënëse të shtetit dhe i nënshtrohen të njëjtit rregull zbatimi për arsye administrative dhe jo mbi arsye gjyqësore, pasi akti do të përbënte kufizim të të drejtave nga një instancë juridike (gjykata), që e ka për detyrë të mbrojë liritë kushtetuese të shtetasit. lexo me teper »

Mid’hat Frashëri, një gjeni ende i panjohur

Postuar tek Komente me March 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

mithat-frasheri22Shkruan : Uran  BUTKA

Mid’hat Frashëri, ky ndërtues dhe bashkudhëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, – shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvetësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë.Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror…i shqiptarëve, mendonte ai. “A mund të quhemi vërtet një komb?” – pyet ai dhe përgjigjet: “Një komb, për të thënë që rron, duhet të ketë bashkimin shpirtëror, duhet të ketë gjuhën, të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsirë dhe pa qytetari e dituri, nuk rron dot për shumë kohë”. Si filozof e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori. Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli, thotë ai. “Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. lexo me teper »

Trupa e re elektorale si përgjegjësi e Berishës

Postuar tek Komente me March 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

BERISHA-MENDIMNga : Nebil  ÇIKA

Fushata elektorale ka hyrë në një fazë interesante, ndërkohë që tonet e saj paralajmërojnë një ashpërsim të fortë deri në ditën e zgjedhjeve. Në këtë start duket se krerët e dy partive kryesore kanë zgjedhur jo vetëm programe, por dhe strategji të ndryshme elektorale, një element ky i rëndësishëm për produktin që ata presin të përfitojnë më 23 qershor. Zoti Rama ka zgjedhur që bashkë prezantimin e programit të tij elektoral të promovojë edhe disa prej kandidaturave për deputetë, njerëz formalisht jashtë radhëve të partisë, ndërkohë që po përpiqet të konkretizojë edhe koalicionin elektoral, kryesisht me parti të njohura të majta, pa mundur të sjellë ndonjë ndryshim apo surprizë në këtë aspekt. lexo me teper »