Arkivi per February, 2013

Rilindja e demagogjisë

Postuar tek Komente me February 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kongresi-ps-2011Nga : Çelo  HOXHA

Javën e kaluar, Partia Socialiste mbajti një konferencë për prezantimin e programit elektoral të saj, i cili, të paktën për mua, kishte tingëllime me zanafillë thellë në kohë, që nga 1945-a e këtej. Kurse ca gjëra duket sikur u thanë vetëm për të qeshur.Fjalimi i deputetit Taulant Balla i drejtohej asaj pjese të PS-së që motiv nxitës të ekzistencës së tyre kanë urrejtjen ndaj Berishës. Pjesa tradicionale e saj, ajo që e zhvendosi objektin e sulmit të energjisë së saj negative nga Ahmet Zogu te Sali Berisha.

lexo me teper »

Bukuri migjeniane që vret, apo diell i një Rilindjeje shqiptare?

Postuar tek Komente me February 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ndricim-kullaNga : Ndricim  KULLA

Edhe pse ka nisur përpara kohe, fushata elektorale në javët e fundit nuk u ka shpëtuar risive të këndshme apo dhe hipokrizive që shoqërojnë zakonisht evenimente të tilla. Edhe pse është parashikuar shpesh se do të jetë një betejë elektorale e nxehtë, me shpresën dhe besimin se do të vazhdojë kështu, nxehtësia dhe elektriciteti i skajshëm nuk i ka përfshirë as ngjarjet dhe as metodat jo të nevojshme e denigruese që mund të hamendësoheshin në një betejë të tillë. Në gjithë vijimin e përballjeve elektorale të këtyre 20 viteve, një prirje e pëlqyeshme dhe shpresëdhënëse për të ardhmen është fokusimi tek idetë, programet dhe propozimet që kanë shpërthyer nga kampet e të dyja palëve në lidhje me ekonominë, demokracinë e shtetin ligjor që duam të ndërtojë Shqipëria jonë europiane. lexo me teper »

Drejtësia penale përbën kulturë politike

Postuar tek Komente me February 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

gjykimiShkruan : Elvis  KOTINI

Sistemi i drejtësisë është shprehje e protokollit zyrtar dhe, si i tillë, u referohet udhëzuesve ligjorë, që quhen “kode”. Në fakt, rekuizita ligjore e kodeve ka për bazë normën ekzekutive, që njihet si “kod administrativ”. Nga ky kod burojnë organet, anagrama e të cilave varet nga baza e sjelljes, d.m.th pezullimi i kuadrit dhe drejtimi i sjelljes, d.m.th sanksioni i kuadrit. Këto njihen parimisht si “masat ekscentrike” ndaj kuadrit dhe formatit të tij të sigurisë. Masat nga ana e tyre i referohen normës së lejuar dhe normës së formimit. Masat nuk janë gjë tjetër veçse një llogaritje e thjeshtë mbi veprimin a + b= 1, d.m.th njësia për dy raste jep ekuivalencën prej një rasti. lexo me teper »

Shtypi dhe politika

Postuar tek Komente me February 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

GAZETATNga : Gazmend  REXHEPI

Dy profesione qe konsiderohen se nuk mund te egzistojne pa njera tjetren, por që jane armiq ne perditshmerinë e tyre.Avantazhin çdo herë e ka politikani sepse e ka mundesine e ledhatimit ndersa e shtypi ka mundesine të ta oferojë ta fitosh namin e nje politikani te humbur.Mes ketyre dyjave ka gjithmonë ndarje, derisa politika deshiron ta transmetoje vetëm suksesin, shypi dëshiron ta paraqes më shumë deshtimin, kjo eshte natyra e tyre por shume here konsiderohet edhe natyra reale.

lexo me teper »

Kryeministri anglez: Jam në Janinë, kryeqyteti i Shqipërisë

Postuar tek HISTORIA me February 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

disraeliKarizmatiku Benjamin Disraeli (1804-1881) kujtohet si një nga figurat më të gjalla të politikës britanike në shekullin XIX. Ai ka qenë dy herë kryeministër gjatë mbretërimit të mbretëreshës Viktoria. Robert Elsie, shkruan se ai njihet gjithashtu edhe si një autor i njohur dhe shumë i lexuar i prozës viktoriane. Në moshën djaloshare, Disraeli ndërmori një tur të madh në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, gjoja për arsye shëndetësore. Udhëtimi i tij zgjati 17 muaj (nga muaji qershor 1830 deri në tetor 1831). Ai kaloi në Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi dhe Lindjen e Mesme, e kjo ka rezultuar të jetë një nga përvojat më formuese të viteve të tij të hershme dhe një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij në tërësi. Albanologu ka botuar në sajtin e vet një letër që Disraeli i shkruan të atit nga Preveza.
lexo me teper »

Pse 140 dhe jo vetëm dy?

Postuar tek Komente me February 26th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

pellumb-kullaNga : Pellumb  KULLA

Para ndonjë muaji afro njëmijë vetë të cilësuar si intelektualë dhanë pëlqimin t’i bashkohen një thirrjeje në dobi të ecjes së atdheut përpara. Ata i bënin apel kryetarit të PS-së që ai të lejonte deputetët e tij të votonin tre ligjet e kërkuara nga Europa.Nuk dua të ndjek vazhdën e deritashme të përfoljeve mbi shtrëngimin e tyre, mbi frikën që i shtynte intelektualët të pranonin të viheshin në rresht dhe as dua të tallem me stilin e apeleve të një kohe që e kemi lënë. E kuptoj gjendjen ku ndodhen peticionistët, e besoj bile, dhe që e kanë dëshirë të vërtetë që ata tre ligje të votohen, e pranoj që atyre as u shkon nëpërmend se pas votimit vendi do të mbetet aty ku është, në dyert e Bashkimit të Europës por, jashtë dyerve, pa biletën për të hyrë në të.

lexo me teper »

Aristokrati i dinosaurëve

Postuar tek Komente me February 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Franz NopçaShkruan : Astrit  LULUSHI

Londër 1906. Një burrë shtat-shkurtër, me veshje elegante, ecën drejt skeletit gjigand të Dinosaurit në Muzeun e Historisë së Natyrës. Merr një nga eshtrat e këmbëve dhe e kthen në anë të kundërt; “ky është pozicioni i duhur!”, thotë. Shumë vizitorë e panë me habi, por zyrtarët e muzeut e njihnin. Quhej Ferenz. Ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike.Ndër paleontologët, Ferenz njihet si zbulues dhe përshkrues i dinosaurve në Evropën qendrore e jugore, rajone të cilat i përshkoi me motorçikletën e tij në kërkim të miqve dhe kafshëve të fosilizuara.
lexo me teper »

Satanai i të pafajshmëve dhe djajtë e kuq

Postuar tek Komente me February 24th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Rama-EnveriNga : Kostaq  XOXA

Ky shkrim mund të merret si një kundërveprim i natyrshëm ndaj atyre që e kanë bërë Edi Ramën si një robot të telekomanduar, për ta përdorur një person të shthurur fund e kreje, që në pubertet e gjer në moshën e sotme, për të jetësuar qëllimet e tyre satanike. Këto synime janë në përkitje me vesin e tij parak, kanceroz, të pashërueshëm, të shkallës sipërore: të babëzisë për pushtet vetjak të pafrenueshëm. Një personazh i kapërthyeshëm nga vese, para të cilave mjekët e psikiatrisë kanë ngritur duart përpjetë: Është Edvini, koka e përdhosjeve të tanishme të „demokracisë“ enveriste. Fillimisht mendoi të çante si antienverist si ai, dhe vetëm ai! Pastaj, i pabesueshëm si i tillë, u bë përgjegjësi kryesor i hosanave të diktatorit në Pezë. lexo me teper »

Shtimi i krimeve, shkaqe individuale apo sociale?

Postuar tek Komente me February 22nd, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

policiaShkruan : Elvis  KOTINI

Partitë u referohen të drejtave politike mbi liritë civile. Kësisoj i përmbahen të njëjtit qëndrim sikurse qytetarët në çështjen e madhe të lirisë dhe sistemit. Gradat ndahen në: grada ushtarake (ministria Mbrojtjes); grada administrative (nëpunësitë); grada politike (sistemet) dhe grada kushtetuese (subjektet). Pozicioni i gradave është një çështje rigorozisht e rregulluar me ligj popullor dhe i përmbahet efektit tridimensional sipas trekëndeshit klasik në dy brinjë dhe një hipotenuzë. Ky quhet “rilevim teknik”, ku mbahet parasysh parabola transmetuese, në kuptimin teknik një antenë mali apo kodre, dhe në kuptimin profesional kompetencat zyrtare. lexo me teper »

Rrëzimi i pamjaftueshëm i bustit të diktatorit

Postuar tek Komente me February 21st, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

URDHERNga : Nebil ÇIKA

Dje shumica e shqiptarëve përkujtuan rrëzimin 22 vjet më parë të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Patjetër që kjo datë është nga më të shënuarat në historinë e popullit dhe kombit tonë dhe përkujtimi i saj përbën një nderim për ata që përmbysen simbolin e diktues më të egër në Europë, që u soli shqiptarëve vuajtje gjysmëshekullore. 20 shkurti dhe rrëzimi i bustit të Hoxhës përbëjnë goditjen përfundimtare, de jure, të diktaturës komuniste dhe është një nga simbolikat më domethënëse të historisë kombëtare dhe, si e tillë, e meriton respektin dhe nderimin që i bëhet çdo vit. Mirëpo sot, 22 vjet më vonë, përveç kremtimit me krenari të kësaj ngjarjeje historike si simbol i rrëzimit të diktaturës lind nevoja të bëjmë edhe një bilanc se ku jemi me atë që shumica e shqiptarëve shpresonin të realizonin në atë kohë. lexo me teper »