Arkivi per January, 2013

Fryma europiane e mentalitetit juridik shqiptar

Postuar tek Komente me January 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

ndricim-kullaShkruan : Ndricim  KULLA

Njëri nga kontributet më të çmuar që botimet e pas viteve ‘90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare, për të provuar kështu, në mënyrë rigorozisht shkencore, faktin se kombit shqiptar, në një nivel goxha të kënaqshëm, antikiteti, personaliteti dhe fisnikëria i demonstrohet nga mentaliteti i fuqishëm juridik, jo më pak e ndoshta shumë më tepër se sa dhe nga vetë gjuha e poezia e tij.
lexo me teper »

Kriminaliteti si fenomen politik

Postuar tek Komente me January 30th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

KRIMINELET-JASHTENga : Elvis  KOTINI

Koncepti i drejtësisë është i lidhur me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova, ndërsa ekstradimet midis shteteve formojnë një qëndrim mbi politikën e jashtme të një vendi. Ravijëzimi i interesave formalë bëhet më i vlefshëm që kur ekstradimi nuk përbën provë gjyqësore, por një akt heterogjen, që lidhet me identitetin e kriminelit. Vetë gjykatat konsiderohen “një gjykatë e ligjshme”, prandaj nuk mund të kemi një dualizëm interesash në fushën e perceptimit formal ndaj atij rasti juridik që lidhet me drejtësinë. Ekstradimet janë kapja fizike e personit dhe dorëzimi pranë autoritetit ligjor, që në rastin tonë mund të jetë një shtet apo një gjykatë e huaj. Kjo pasi rasti i ekstradimit të kriminelit lidhet me një krim të kryer jashtë vendit të origjinës, për të cilin ka edhe përgjegjësinë penale. lexo me teper »

Faleminderit Serbi!

Postuar tek Komente me January 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

preshevaa1Shkruan : Albi  XHUNGA

E titullova kështu këtë shkrim jo thjesht për ironi. Mendoj vërtet se me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, ku u hoq në mënyrë të dhunshme monumenti që përkujtonte luftën e ushtrisë çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Serbia dhe dyfytyrësia e politikës së saj, në dukje europiane, por realisht serbomadhe, i bëri një goxha nder komunitetit shqiptar që jeton në territoret brenda kufijve serbë.

lexo me teper »

Kongres i talljes me popullin e Kosovës

Postuar tek Komente me January 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

konventa-pdkNga : Arbana  XHARRA

Ishte hera e parë që po shkoja në njërin prej hoteleve më luksoze në Kosovë, në “Emerald”. Rrugës tek ngasja makinën u ndala në dy vende për të pyetur se ku gjendej ky hotel tamam. Me t’u afruar në oborrin e hotelit më zuri syri qindra makina luksoze, të mëdha e të zeza, siç i përdorin zakonisht zyrtarët e shtetit.Xhipa e vetura të markave të ndryshme, të prodhuara në Gjermani e Japoni, që pothuaj çdo ditë i shohim duke defiluar rrugëve të Kosovës. Këto vetura shfrytëzohen për aktivitete partiake, punë private, pjesëmarrje në dasma e syneti. Kështu prona e shtetit përdoret për qëllime joshtetërore. Kështu edhe paratë e shtetit digjen për interesa partiake dhe private.

lexo me teper »

Dilema e dijes

Postuar tek Komente me January 29th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

hello1Nga : Astrit  LULUSHI

Eshtë paturpësi, skuqje kur edhe pse injorant i vetes a nuk përpiqet të mësojë, një person, megjithatë, synon guximshëm drejt gjërave të largta për të. “Nëse nuk njeh veten ndiq gjurmët e kopesë”, këndonte Solomoni mijëra vjet më parë. Ky është dënim për injorancën edhe sot. Të ndjekësh tufën do të thotë të dalësh dhunshëm nga vetja, të heqësh dorë nga trashëgimia, të ecësh në gjurmët e kafshëve. S’ka gjë më rrënuese, më përcmuese, më fyese sesa kur njeriu bëhet servil, edhe pse natyra e ka krijuar të qëndroje drejt.

lexo me teper »

Merr zagart hajde me mue…

Postuar tek Komente me January 28th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

thaci-krasniqiNga : Muharrem  NITAJ

Është bërë e zakonshme, që në prag të kongreseve të partive, të ketë edhe një afat kalimtar të figurave publike, mu si në ligat e futbollit, vetëm se për dallim nga futbollistët, politikanët fluturues, që dikush i kishte quajtur edhe “prostitutat e politikës”, shkojnë sipas “erës së zagarëve” që nuhasin erën gjahut të pushtetit. Zhvillimet e fundit dhe pazaret për pushtet, ma kujtojnë një këngë sa të vjetër po aq lozonjare “Mor Hashim o çka po thue, merr zagart e hajde me mue”. Por, kur numri i zagarëve bëhet më i madh sesa i qenve të zgjebosur, atëherë ata ose do ta hanë gjahun, ose do ta ngjisin zhugën

lexo me teper »

Nuk do të ketë zgjidhje të cunguar të çështjes kombëtare shqiptare!

Postuar tek Komente me January 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

shqiperia-realeNga : Azgan  HAKLAJ

Prej më se 1 shekulli çështja kombëtare shqiptare ka qenë jo vetëm parësore për kombin tonë por shpesh dhe me dinamikë shumë të lartë edhe për kancelaritë më të fuqishme në botë. Sot pas 100 vitesh mëvetësi dhe krijim të shtetit shqiptar është e natyrshme të bëjmë një bilanc nacional. Fundshekulli i kaluar natyrisht për ne shqiptarët është impresionues. Ky realitet i tij, i cili ka vetëm një kryefjalë me emrin Kosovë jo vetëm ka vënë pjesërisht në vend një padrejtësi të madhe por ka qartësuar objektivin dhe kthjelluar për më tutje mendimin, veprimin dhe energjinë tonë kombëtare.
lexo me teper »

Paria dhe republika e hajnave

Postuar tek Komente me January 27th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

korrupsioni-modelNga : Grid  RROJI

Para disa javësh, mjedisi polik shqiptar u konsumua nga ndodhia e shëmtuar që kishte si protagonist Kosta Barjabën, një ish-kandidat për deputet të Partisë Socialiste dhe bashkëhartues i programit të saj. Farsa mediatike që pasoi përfshiu shumicën, opozitën dhe shoqërinë civile, të cilat janë pjesë përbërëse të parisë së Tiranës. Megjithëse u fol shumë për disa aspekte të aferës, në gjykimin tim diskutimi nuk përfshiu aspektin themelor, pandjeshmërinë e parisë ndaj vjedhjes.

lexo me teper »

HOMO POLITICUS

Postuar tek Komente me January 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

publishableShkruan : Fatos  BAXHAKU

Njihet Homo Neanderthaliensis, apo Homo Sapiens, disa thonë se ekziston edhe Homo Balcanicus. Ne kemi nisur të ngjizim një lloj tjetër: Homo Politicus. Një soj qenieje njerëzore që politikën e ka jo vetëm ushqim, por edhe shërim, hare, pasion, perëndi, gati-gati ajër. Jo vetëm tani, në pragzgjedhjesh, por edhe më parë, jemi të rrethuar ngado e kurdoherë nga politika, apo nga njerëzit që flasin vetëm e vetëm për të. Politika nuk është se bëhet vetëm nëpër zyrat e partive apo në foltoret e Parlamentit. Ajo është e kudondodhur: ndër shtëpi në dukje të qeta, ndër kafene të vogla fshatrash të humbur, në rrugët e gjera të kryeqytetit, ndër periferi e qendra qytetesh, në male, lumenj e fusha, madje edhe në shkolla. Kudo zhurmërima e vazhdueshme e politikës hyn e del pa trokitur ndër vatrat e shqiptarëve.

lexo me teper »

Inati i Ramës me Policinë e Shtetit

Postuar tek Komente me January 25th, 2013 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

rama-grushtaNga : Nebil  CIKA

Nuk ke si ta konsiderosh ndryshe përveçse përpjekje për të dekurajuar Policinë e Shtetit diversionin më të fundit të kreut të PS-së, për të cilin “Policia është e tradhtuar nga krerët e saj”. Deklarata e zotit Rama erdhi në një ditë zie për Policinë e Shtetit, pikërisht ditën kur ndërroi jetë një nga drejtuesit e saj si pasojë e plagëve në përballje me krimin. Nuk është hera e parë që kreu i opozitës sulmon e denigron organizma shtetërore të sigurisë kombëtare e shoqërore, por momenti që ai gjeti për të sulmuar e dekurajuar Policinë ditën e rënies në krye të detyrës së njërit prej tyre është sa jopolitik aq edhe jonjerëzor.

lexo me teper »