Arkivi per December, 2012

Lef Nosi: Kujtesa e kombit

Postuar tek HISTORIA me December 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Çelo  HOXHA

Ekzekutimi i Lef Nosit, në shkurt 1946, mishëron thelbin e komunizmit shqiptar: zhdukjen e kombit shqiptar. Lef Nosi ishte profili i kombit shqiptar në miniaturë: paqësor, dashamirës, punëtor, konservator dhe zotërues i koleksioneve të rralla historike.Lef Nosi lindi në Elbasan, në 9 prill 1877, në një familje të njohur tregtare. Kreu gjimnazin në Athinë dhe dy vjet universitet në degën e Farmacisë. Në 1902, në moshën 25 vjeç, u arrestua për veprimtarinë e tij politike. Në maj 1908, ai bëri një udhëtim në Filadelfia, SHBA. lexo me teper »

Bota nuk u shua, po mashtruesit janë vërdallë

Postuar tek Komente me December 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Arben  KALLAMATA

Bota nuk u shua më 21 Dhjetor. Por edhe askush nuk kujtohet të merret me mashtruesit që përhapën idenë se do të shuhej.Shqipëria nuk u shua pas Regjistrimit të Popullsisë të vitit të kaluar. As shovinistët fqinjë nuk përfituan nga regjistrimi. Përkundrazi, përfitoi Shqipëria. Por edhe pak kush po kujtohet të merret me mashtruesit që përhapën idenë se ajo do të shuhej, ose që regjistrimi s’ishte gjë tjetër veçse një lëvizje e nacionalistëve fqinjë në dëm të Shqipërisë.

lexo me teper »

Nuk dua…

Postuar tek Komente me December 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edjona  DANO

Edhe pak ditë na ndajnë nga Viti I Ri. Gjithkush është duke e pritur sipas mënyrës së tij. Fëmijët janë ata të cilët janë më të gëzuar sepse presin dhurata nga prindërit. Disa të tjerë gëzojne sepse u duhet të marrin disa ditë pushim nga rutina e përditshme e punës, ndërsa nxënësit dhe studentët gezojnë shkëputjen për pak kohë nga bankat e shollave dhe universiteteve. Të shumta janë kërkesat që I drejtohen Babagjyshit të Vitit të Ri dhe po aq të shumta janë edhe kërkesat që ai të vonojë edhe pak . lexo me teper »

Çfarë nuk u përkujtua padrejtësisht në 100 vjetorin e pavarësisë kombëtare

Postuar tek Komente me December 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Sejdi  PEKA

Nuk ka asnjë dyshim se festa e madhe që përsëritet njëherë në 100 vjet, ajo që në gojën e popullit shqiptar quhet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, zgjoi në mënyrë të natyrshme instinktin patriotik të të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës,që të tregojnë vitalitetin e tyre dhe të bashkuar të festojnë në mënyrën më shembullore. Sigurisht ky qëndrim patriotik ka zgjuar edhe zilinë e disa qarqeve në qeveritë e vendeve fqinjë që asnjëherë nuk ja deshën të mirën Shqipërisë por në shekuj lakmuan tokat e begata të këtij populli më të vjetër të Ballkanit të vendosur në perlën e Europës. lexo me teper »

Fundi i cilës botë

Postuar tek Komente me December 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Alqi  KOCIKO

Normalisht, nëse teoria kataklizmike do të ishte e vërtetë, ky numër i revistës as që duhej të përgatitej sepse nuk ka për t’u lexuar nga askush ditën e shtunë të 22 dhjetorit 2012. Duhej ta kalonim të paktën këtë javë, duke i plotësuar vetes qejfet e fundit në këtë dynja, me familjen dhe miqtë. Por sigurisht që fundbotistët nuk e gjejnë këtë një arsye bindëse pse fundi i botës nuk do të ndodhë; madje, nuk binden as nga lodhja një vjeçare e presidentit Obama për t’u rizgjedhur në postin më me përgjegjësi të planetit, kur ai më mirë se kushdo duhet ketë ndonjë informacion sekret për katastrofën majane që po na kanoset. lexo me teper »

Rishikim i testamentit të Mid’hat Frashërit

Postuar tek HISTORIA me December 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Çelo HOXHA

Në moshën 49-vjeçare, Mid’hat Frashëri u ul dhe shkroi testamentin e tij. Ai jetoi dhe 20 vjet e gjysmë pas datës 29 prill 1929, por shkrimi i testamentit aq herët ishte veprim normal për një njeri që shikonte vetëm në të ardhmen. Historia shqiptare mori drejtimin që dihet dhe testamenti i tij nuk u zbatua kurrë, madje Mid’hat Frashëri nuk vdiq as në Shqipëri. Me porosinë e Kryeministrit Sali Berisha për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, dhënë në mbledhjen e fundit të Komitetit për 100-vjetorin e Pavarësisë, mund të ketë shpresa për plotësimin e një pjese të testamentit. lexo me teper »

Intelektualo-fobia shqiptare

Postuar tek Komente me December 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Alban  DACI

Të jesh intelektual nuk do të thotë të jesh një person  vetëm me horizonte të larta profesionale, por edhe me dituri të madhe akademike. Të jesh intelektual do të thotë të jesh sensibël me çdo fenomen që lidhet me njeriun dhe jetën e tij. Të jesh intelektual do të thotë mbi të gjitha që antivlerat i konsideron gjithmonë ashtu dhe nuk bëhesh palë me të. Të jesh intelektual do të thotë kontribuosh në proceset sociale, ku përfshihet vendi dhe qytetarët. Intelektualët në çdo vend të botës që nga periudha e industrializimit të shoqërisë dhe ndarjes së punës kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe të jashtëzakonshëm në shkencë, në proceset ekonomike, sociale e politike.  lexo me teper »

Pasardhës të bujqve a gjuetarëve, jemi ne?

Postuar tek Komente me December 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruasn : Astrit   LULUSHI

Gjatë vitit 2012, shkenca botërore u përqëndruar edhe në Shqipëri. Për shembull, në muajin prill, një grup shkencëtarësh arkeologë e antropologë nga Universiteti i Cincinnatit (SHBA) zbuloi vendbanimin bujqësor më të hershëm në Evropë, në Vashtëmi (Shqipëria juglindore).Mendohet se vendbanimi i zbuluar në Vashtëmi i përket viteve 7 mijë p.e.s., kur bujqësia në kontinent ishte pak e zhvilluar. Evropianët e asaj kohe merreshin me gjueti dhe mbështeteshin për ushqim kryesisht në bimë e kafshë të eksportuara nga Lindja e Afërt. lexo me teper »

Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar

Postuar tek Komente me December 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Dritan  EGRO

Qysh në fillim të shekullit XVIII Rusia dëshmoi se jo vetëm gjeografikisht ishte  pjesë e Europës, por edhe më pas do të ishte një zë i fuqishëm në zhvillimet  politike europiane, madje një zë përcaktues edhe për fatin e mëtejshëm të  Perandorisë Osmane dhe për ecurinë e historisë së Ballkanit në shekujt  XVIII-XIX, madje deri në fillimin e Luftës I Botërore. Rusia e Pjetrit të  Madh qysh në vitet e para të shek. XVIII filloi të nxisë lëvizjet separatiste të  popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, pjesë e  rëndësishme kjo e projektit rus për të zbritur në ujërat e ngrohta të Mesdheut.  lexo me teper »

Patriotizmi dhe përgjegjshmëria ndaj historisë

Postuar tek Komente me December 25th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ndricim  KULLA

Festimi madhështor i njëqindvjetorit të pavarësisë jo vetëm nga ana  politiko-administrative, por veçanërisht nga spontaniteti dhe natyrshmëria që  derdhi i gjithë kombi shqiptar atë ditë, duket se i ka habitur të gjithë ata që  nuk e njohin mirë brendësinë dhe qenësinë e kombit shqiptar, duke përfshirë këtu  shumë ambasadorë e përfaqësues të komunitetit europian.  Nuk duhet të  përfshijmë këtu ato shtete fqinje si Greqia dhe Maqedonia, që duket se mbetën më  të “lënduara”, me sa u kuptua nga disa shprehje të Kryeministrit Berisha, apo  pikërisht nga ky manifestim i madh i qenësisë sonë kolektive si komb, gjë që  është shumë më e rëndësishme dhe kuptimplote se sa çdo shprehje diplomatike apo  politike. lexo me teper »