Arkivi per November, 2012

Haradinaj: S’ka marrëveshje për koalicion me PDK-në?!

Postuar tek Kosova me November 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas seancës solemne të mbajtur sot për lirimin e tij, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave të vendit se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku. Haradinaj ka pohuar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë, por marrëveshje për koalicion nuk ka. lexo me teper »

Qamil bej Vlora, Rexhep Qosja dhe komunistët

Postuar tek Komente me November 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Kostaq  XOXA

Qamil Vlora është i biri i Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit. Rexhep Qosja, siç dihet, është miku i të gjithë enveristëve shqiptarë, përfshirë edhe i atyre që  nuk kanë lënë tmerre pa bërë në hetuesira, që të arrihet në ndëshkime me vdekje, me litar ose me pushkatim, jo se ishin fajtorë të pandehurit, por se kështu mund të  bëhej zap një popull i tërë,  dhe të dridhej foshnja në barkun e sëmës, – siç është një shprehje për të përcaktuar të gjithë sadistët e kësaj bote. Mjafton kjo, që të mos bëhet dot asnjë krahasim me Ahmet Zogun I, siç i ka zënë  xhelozia  “historianët” tanë. Enveri nuk e ka pas mohuar kurrë se ka qenë stalinist. lexo me teper »

28 Nëntorët shekullorë

Postuar tek Komente me November 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Jeton  AMETI

Shqiptarët si popull më i lashtë në Gadishullin Ballkanik, gjithmonë kanë zbatuar filozofinë e tyre kombëtare. Duke organizuar jetën e tyre për të arritur ardhmërinë kombëtare, rritjen dhe fuqizimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik. Sot kur shënojmë këtë jubile të rëndësishëm të historisë tonë kombëtare, për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kemi një obligim të natyrshëm para vetës për të kujtuar me krenari të gjitha ato përpjekje, kryengritje e luftëra të përgjakshme të popullit tonë, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e pareshtura të shqiptarëve gjatë viteve 1910-1912, të cilat u kurorëzuan me sukses të plotë kundër armikut shekullorë. lexo me teper »

Fjalë që zhbëjnë

Postuar tek Komente me November 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit  LULUSHI

Nëse Prevezë, Podgoricë e Shkup nuk janë në jug, veri e lindje, Shqipëria, pa realitet dhe objektiv tjetër, duket se është një botë e mbyllur që endet jashtë këtij globi. Të interpretosh fjalët, thotë Eco, është të spjegosh përse ato japin një kuptim, cilin kuptim konkret, dhe jo një tjetër gjithëfarësoj të interpretueshëm. Ka fjalë që s’mund të lihen në heshtje, as edhe në zhurmë. Ato mund të bëjnë të skuqesh, të krenohesh, të ftohesh, të ngrohesh, por edhe të bëhesh kot më kot i dyshimtë për të tjerët, që kanë besuar se të njohin. Vetëm me fjalë, mund të bëhen edhe vepra ose të shkatërrojnë ato të ndërtuara me kujdes ashtu siç mund të krijojnë edhe stigma të reja.
lexo me teper »

ADEM JASHARI – LEGJENDA E KOSOVËS

Postuar tek HISTORIA me November 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Eugen  SHEHU

Ka ndodhur shpesh që njerëzit kanë lidhur do traktate të fshehtë midis jetës së tyre dhe vdekjes. Brenda këtij traktati janë dimensionuar jo vetëm fati i njeriut por edhe i trojeve që e lindën dhe i përkundën djepin. Më tej, ai ka ngarendur jo më nëpërmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik në qëndër të shkulmeve të erërave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq në Promete  të kombit të vet.Olimpi i tij nuk ka asnjë të përbashkët me mitet e fqinjit tonë jugor. Ky mal mitik, më së shumti gjendet në zemrën e një burri a të një lisi, nëpër degë të të cilit duhmat e lirisë grishin shpendët ogurbardhë të vazhdimësisë së jetës.

lexo me teper »

Toni Dovolan fiton në SHBA “Dancing with the stars” dhe ia dedikon fitoren 100 vjetorit të pavarësisë

Postuar tek AKTUALE me November 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ylli i televizionit amerikan Melissa Rycroft dhe partneri i saj, balerini i famshëm me origjinë shqiptare, Tony Dovolani u shpallën mbrëmë kampionë në sezonin e 15-të të konkursit “Vallzojmë me Yjet”. Kjo është hera e parë për Tonin që zë vendin e parë në këtë konkurs. Çifti fitoi ndaj dy finalistëve të tjerë, ish kampionë të mëparshëm në këtë konkurs, aktoret Kelly Monaco dhe Olympian Shawn Johnson, duke marrë trofenë e ndritshme. Konkurrentët e tjerë të sezonit të parë të të gjithë yjeve të konkursit “Vallzojmë me Yjet”, ngritën lart fituesit e rinj. lexo me teper »

Hagë: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, të pafajshëm

Postuar tek AKTUALE me November 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto. Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës. lexo me teper »

Në Vlorë shënohet 100 vjetori i pavarësisë

Postuar tek AKTUALE me November 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Raimond  KOLA

Në Vlorë u shënua sot më madhështi 100 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar. Drejtuesit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës morën pjesë në ceremonitë zyrtare që u mbajtën në Sheshin e Flamurit. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se shqiptarët festonin Ditën e Flamurit më të bashkuar se asnjëherë tjetër në historinë e tyre.Asnjëherë më parë, jo vetëm në historinë e Sheshit të Flamurit në Vlore, por edhe ne historinë e shtetit shqiptar  nuk  zhvilluar  nje ceremoni me madhështore  se ajo e sotmja. lexo me teper »

Plot shpresë, si njëqind vjet më parë

Postuar tek Komente me November 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ndricim  KULLA

Eshtë një ndjesi e natyrshme t’i kthehesh historisë, rrënjëve, ngjarjeve të mëdha që kanë shënjuar një komb dhe rrugëtimin e tij. Por, kur sheh gjithë këtë emocion, entuziazëm a interesim patriotik, quajeni si të doni, që i shtyn njerëzit me mijëra të shohin një relikte të shenjtë të Skënderbeut apo librin tonë të parë të shkruar, nuk ke si të mos e mendosh në zemër e në mendje rrugëtimin e gjatë e të stërvuajtur të atyre 40 burrave që firmuan mëvetësinë e shqiptarëve. Nuk ke si të mos dridhesh nga nderimi për ata martirë të trojeve, gjuhës e kulturës së atdheut, që u munduan t’i japin zë, fytyrë, simbol e përfaqësim ëndrrës së tij shekullore për të qenë i lirë. lexo me teper »

Refreni i “historianëve”-papagaj të së shkuarës: Dum babën! Amin

Postuar tek Komente me November 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kostaq  XOXA

1. Në titull përmendet Haxhi Qamili. Ky përfaqësohet në mënyrë të përsosur me thënien e tij „Dum Babën!“. Patrioti shqiptar Thanas Floqi, në shërbim të shtetit, e ka portretizuar H. Qamilin, „me një kallpak oficerësh të Turqisë  e me brekushe në vend të pantallonave. Blendi Fevziu, në librin e tij “Një ekskursion në politikën e Shtetit shqiptar nga 1912-2012” është i një mendjeje me Th. Floqin se fshatari nga Sharra “është personazhi më komik dhe më grotesk i këtyre 100 viteve të Shtetit shqiptar“. Por E. Hoxhës i shkrepi në tru që ta quante një “personazh historik,, në staturën e një heroi të historisë shqiptare (f. 59). lexo me teper »