Arkivi per October, 2012

Mesazhi i Klinton në Kosovë: Jo ndryshim kufijsh, zbatoni marrëveshjet

Postuar tek Kosova me October 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u kanë bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e marrëdhënieve reciproke.Këto komente, Clinton e Ashton i kanë bërë në Prishtinë pas takimeve që zhvilluan me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. lexo me teper »

Me mend në kokë

Postuar tek Komente me October 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ilva  TARE

Festa e Kurban Bajramit dhe simbolika e sakrificës dhe solidaritetit erdhi edhe në Shqipëri. Në traditën e viteve të mëparshme politikanët e lartë të vendit kryen ritin e vizitës në komunitetin mysliman. Shkuan të gjithë, pa dallim ngjyre dhe feje, por ndryshe nga mesazhi i festës së Bajramit shkuan të ndarë në veprime dhe të bashkuar në hipokrizi. U përsëritën të njëjtat urime si çdo vit dhe u thanë shprehjet e bukura të respektit për njëri tjetrin, solidaritetit, kujdesin, sakrificën.

lexo me teper »

ZENEL SHEHU ANTIKOMUNIZMI I DËSHMUAR I NJË BURRI

Postuar tek HISTORIA me October 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Eugen  SHEHU

Dibra e maleve dhe krismave,Dibra e gjëmimeve në histori,ka qenë para gjithash,dashuria e shenjtë e bijëve të saj.Ata deshën fisniken e tyre edhe atëherë kur malet përcillnin krisma,edhe atëherë kur serbët e bullgarë digjnin e prisnin çtë gjenin përpara,edhe në kohra të qeta,kur retë e luftërave largoheshin nga malet.Dashuria e dibranëve për vendlindjen e tyre,mbetet gati emblematike.Nga kjo plejadë e shkëlqyer burrash,ka dalë edhe Zenel Shehu,ky martir i demokracisë shqiptare.Gjyshi i tij Sheh Fejz Bulqiza,ka qenë i njohur në krejt Dibrën,në luftërat antiosmane të mesit të shekullit 19-të. lexo me teper »

Geraldina, “trëndafili i bardhë” në një vend të ashpër

Postuar tek HISTORIA me October 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Agron  GJEKMARKAJ

Geraldina e shqiptarëve – biografi e autorizuar” e shkrimtares australiane Gwen Robyns, e përkthyer dhe e botuar në gjuhën shqipe, është një ngjarje kulturore, në mos historike e politike. Është historia e një miti që nuk ka perënduar, buzëqeshja melankolike e së cilës ka mbetur si emblema më e bukur e një mbretërie eksperimentale. “E dashuroj! E kam vendosur: Do të martohem! Dua të qëndroj këtu”. Një fjali sentimentale, e thjeshtë, vajzërore e moto jete kjo e Geraldinës, e vitit 1938, drejtuar familjes së saj në Hungari për t’i kumtuar se kishte vendosur të bëhej gruaja e Mbretit 42-vjeçar, Ahmet Zogu e si e tillë, Mbretëresha e shqiptarëve.

lexo me teper »

Varrezat greke, patriotët e rinj dhe politikanët e vjetër

Postuar tek Komente me October 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Dje qindra të rinj shqiptarë u përpoqën të pengojnë nderimin që Greqia u bën të rënëve të saj në tokën shqiptare gatë luftës italo-greke të vitit 1941 në Jug të vendit. Historia e ushtarëve grekë të rënë në territorin e shtetit shqiptar dhe sidomos amplifikimi politik i saj ka sjellë mjaft probleme në derdhjet e trazuar midis dy vendeve. Përtej retorikës politike marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në ngërç të vazhdueshëm për shkak të problemeve historike e aktuale, pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të pretendohen marrëdhënie normale e aq më tepër miqësore. lexo me teper »

Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n

Postuar tek HISTORIA me October 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Alma  MILE

Botohet pas 95 vjetësh “Barbaritë greke në Shqipëri”. Autori i librit, Kosta Papa, u dënua me vdekje se publikoi këto fakte.

Një dëshmitar i kohës flet për masakrat greke në Jug të Shqipërisë. Edhe pse jo fort i njohur apo i cituar nga historianët shqiptarë, Kosta Papa do të ishte ndër të paktët që do të denonconte botërisht atë çka po ndodhte në Shqipëri në ato vite të errëta kaosi, kur vendi i saposhkëputur nga Perandoria Osmane po “shqyhej” copa-copa nga fqinjët. Bëhet fjalë për një libër me kujtime, jo shumë voluminoz, të titulluar “Barbaritë greke në Shqipëri”, i sjellë për lexuesin shqiptar nga botimet “Naimi”. lexo me teper »

Kuvendi i dialogut

Postuar tek Komente me October 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Burim  RAMADANI

Krejt vëmendja është kthyer kah dialogu me Serbinë. I tërë fokusi po i jepet secilës deklaratë, secilit qëndrim publik. Me të drejtë! Madje, edhe analizimi politik fillon dhe përfundon tek dialogu. E ky (dialogu) është një proces i gjerë, me shumë aktorë, me shumë sfida, me shumë fuqi, me shumë mbështetje. Është një proces i ndërtuar në bazë të vizionit amerikano-evropian për Ballkanin. Jo vetëm për Kosovën, e as vetëm për Serbinë. Disa që mendojnë ndryshe, kryesisht po tentojnë të supozojnë se e tërë bota sillet rreth Kosovës. Po të ishte ashtu, nuk do të ishte keq!

lexo me teper »

Në emër të popullit

Postuar tek HISTORIA me October 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Renato  KALEMI

Pasditen e 27 tetorit 1943, teksa Tirana e pushtuar nga nazistët i përjetonte lajmet e luftës nën atentatet e befta komuniste dhe mosmarrëveshjet e brendshme mes shqiptarëve, Iljaz Agushi, Ministër i Punëve Botore dhe numri dy i qeverisë së udhëhequr nga Eqrem Bej Libohova, pushonte në shtëpinë e tij buzë Lanës, zonë e cila sot njihet me emrin Pallatet Agimi. Nga viti 1941, pasi kish qenë deputet i Parlamentit të Mbretërisë Jugosllave e më pas Prefekt i Prishtinës, ai qe vendosur përkohësisht në kryeqytetin shqiptar, ku prej dy vitesh ishte pjesë e çdo kabineti qeveritar që formohej e riformohej nën syrin e pushtuesit gjerman. Si i tillë, prej pak kohësh, Iljaz Agushi ishte piketuar nga grupet komuniste që kishin nisur të fitonin famë e mbështetje me atentatet e organizuara kundër drejtuesve të lartë të Komandës Gjermane, por edhe ndaj kabinetit të Libohovës, i cili konsiderohej si bashkëpunëtor i nazistëve. lexo me teper »

DUA

Postuar tek Komente me October 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edison  YPI

Sa ende pyjet nuk janë sharruar të tërë, sa ende do të ketë edhe vetëm një gjethe të jeshiltë, sa ende vrima e ozonit nuk i ka shkrirë akullnajat, sa ka njerëz të ndershëm, që adhurojnë perëndinë, sa ende ekziston mëshira dhe dhembshuria, sa ende ka nëna që dridhen nga dashuria, duke mbajtur në gji foshnjën që qan, sa ende të ketë edhe një njeri të vetëm të aftë t’i mbushen sytë nga dashuria, nga padrejtësia, nga fatkeqësia, sa ende yjtë ndriçojnë, sa ende dielli djeg, sa ende hëna frymëzon……dua! Dua të di të dua të jetoj, jo të di të vdes. lexo me teper »

Era vetëm pluhurin heq nga shkëmbi

Postuar tek Komente me October 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Bedri  BLLOSHMI

“Nëse tregohesh indiferent ndaj vuajtjeve të të tjerëve, nuk e meriton emrin njeri”Sadiu

E tanishmja na bën të vuajmë tmerrësisht dhe ne të dërrmuarit nga sistemi diktatorial dhe vazhdimi i tij me bijtë e baballarëve gjakatarë, na tremb shumë. Ne nëpër burgjet e diktaturës ishim shumë të shpresuar dhe prisnim të vinte ajo ditë e lirisë për të cilën u sakrifikuam. Lufta e Ftohtë zgjati shumë por e arriti qëllimin e vet sepse e shkatërroi kështjellën prej letre të komunizmit. Më pas gjithë satelitët e saj të mbërthyer me zinxhirë për hunde e shkatërruan komunizmin gjakatarë dhe e hodhën në greminë, përveç Shqipërisë. lexo me teper »