Arkivi per September, 2012

Qendrimi i PDIU-se para takimit Panariti- Avramopullos

Postuar tek Komente me September 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gëzim  ZILJA

Ministri i Punëve të Jashtëme Edmond Panariti, u takua këto ditë me homologun grek Dimitris Avramopulos. Sipas deklaratës zyrtare të MJ-së në qendër të bisedimeve qenë bashkëpunimi dypalësh, projekti TAP, bashkëpunimi rajonal, zhvillimet në rajon si dhe ecuria pozitive e integrimit evropian të Shqipërisë. Ky takim i paraprin takimit zyrtar të 5 tetorit në Athinë.Në prag të kësaj vizite kreu i PDIU-së, botoi në disa gazeta një artikull mbi “Mesazhet e shqiptarëve të Çamërisë për vizitën e Panaritit në Athinë”. lexo me teper »

Vallja e monopolit demokratik…

Postuar tek Komente me September 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Bekim  REXHEPI

Faktori i faktorit të askujt…

Faktori ndërkombëtar dikur ishte dhe ndihej i shqetësuar me zhvillimet e shpejtuara në procesin e “vetëvendosjes” në Kosovë nga ana e vet vendorëve sa i përket shpalljes së pavarësisë. Ata më shumë i frikësoheshin reagimit të Serbisë, se sa shpalljes së pavarësisë para kohe, dhe kërkonin qe akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës të ndodhte brenda afateve të parashikuara dhe më çdo kusht të koordinohet edhe politika, e cila do të synonte që së pari të përgatiste disa masa të mundshme parandaluese në teren, si të mos ndodhi destabiliteti i gjendjes dhe çkoordinimi politik në Kosovë. lexo me teper »

100-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit

Postuar tek HISTORIA me September 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kostaq  XOXA

Përse e vrau Enveri shoqen e klasës?

Sabiha Kasimatit do t’i kujtohet emri në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë, që përkon me 100-vjetorin e lindjes së saj. Ajo lindi në vitin 1912, por nuk jetoi as 40 vjet. Vdekja e saj e parakohshme i erdhi nga një sëmundje e llojit të veçantë: Nga komunizmi. Dhe nga një person që kishte ngritur dorën i pari në Byronë Politike për ekzekutimin e një gruaje, në grupin e 22 intelektualëve që u vranë më 26 shkurt të vitit 1951. Ky njeri që u bë simboli i terrorit politik në vendin tonë, vrasësi i Sabihasë, ishte Enver Hoxha, dora vetë.

lexo me teper »

KONSPIRACION – SHQIPËRI & KOSOVË

Postuar tek HISTORIA me September 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Eroll  VELIAJ

Një dokument më shumë se gjysmëshekulli i vjetër, është zbuluar në arkivat e Universitetit Hebraik të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një propozim të gazetarit të njohur britanik, Leo Elton, që Shqipëria të bëhej “streha e hebrenjve” të arratisur e dëbuar nëpër botë. Ishte koha kur udhëheqësit e Lëvizjes Zioniste nuk e kishin kurorëzuar ende projektin e tyre të madh: kthimin e kombit hebre në “Tokën e Premtuar”. Një plan për shfarosjen e plotë të komuniteteve të tyre në Europë po vihej në zbatim nga Gjermania naziste, ndërkohë që Britania e Madhe refuzonte që të rritej numri i hebrenjve që u jepej e drejta për t’u strehuar në atë që njihej si Mandati i Palestinës, Izraeli i sotëm.

lexo me teper »

S’ËSHTË AQ KEQ SA DUKET, POR EDHE MË KEQ!

Postuar tek Komente me September 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kim  MEHMETI

Në Maqedoni vazhdon debati se a duhet apo jo BDI-ja ta braktisë qeverinë e Gruevskit. Punët erdhën deri aty sa përfaqësuesit e BDI-së të kërkojnë nga shqiptarët e këtushëm ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe fjalën “dalje” dhe të përdorin vetëm shprehjen “hyrje” në qeveri. Gjë që mund të vlejë vetëm për ata që nuk e kanë kuptuar se çdo gjë që “hyn” diku, herdo kurdo duhet të “dalë” nga atje ku ka hyrë.

lexo me teper »

Robotizmi i njeriut dhe humbja

Postuar tek Komente me September 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Eroll  VELIAJ

Prandaj, me të drejtë paraqiten pyetjet: A është e rrezikuar raca njerëzore t’i nënshtrohet një robotizimi dhe eliminimi total të jetës private duke përfshirë edhe lirinë e mendimit? Në mjekësi janë të njohura rastet kur, mjete të ndryshme medicinale, përmes intervenimeve kirurgjike implantohen në trupin e njeriut. Këto pajisje si: pacemarkera apo stimulues kardiak, pajisje metalike ortopedike, pompa medicinale, e shumë të tjera gjithmonë implantohen tek pacientët me qëllimin më të mirë, në mënyrë që atyre t’iu shpëtohet apo zgjatet jeta, që konstrukti i trupit të tyre të merr formë normale, etj. lexo me teper »

Janullatosin, Përendia do ta çojë në botën e ferrit

Postuar tek Komente me September 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : At Nikolla  MARKU

Në gjunjë para popullit tim shtroj pyetjen retorike që buron nga thellësia historike…Përse ne shqiptarët ortodoksë londinez dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim feje, krahine dhe ideje të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri e këmbëngulje të palëkundur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë derisa të ndodhë largimi një herë e përgjithmonë i tutorit, uzurpatorit, pushtuesit, shkombtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pa celebruar në krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare, Anastas Janullatosit?
lexo me teper »

Krimi dhe shoqëria e kriminalizuar

Postuar tek Komente me September 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Grid  RROJI

Këto kohë po trajtohet gjerësisht në media problemi i kriminalitetit. Shumica e vëzhguesve e konsiderojnë këtë dukuri si pasojë e qeverisjes së keqe dhe mangësive institucionale Në gjykimin tim, këto analiza, ndonëse evidentojnë shkaqe pjesore, mënjanojnë nivelin e gjerë të analizës duke anashkaluar rrënjët e dukurisë. Me fjalë të tjera, kriminaliteti i lartë dhe pandëshkueshmëria nuk janë thjesht pasojë e paaftësisë së qeverisë aktuale, mbështetjes politike që gëzon krimi, apo mangësive institucionale të shtetit gjatë tranzicionit. lexo me teper »

Kështu foli OSBE

Postuar tek Komente me September 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga : Ilva  TARE
 
Javën e shkuar fola për peshën e fjalës, si revoltë personale, por edhe si formë habitore ndaj dikujt brenda maxhorancës së sotme e pranon se fjala në ekrane nuk ka më vlerë. Arsyet e degradimit meritojnë një analize pothuajse shkencore që është e pamundur të realizohet, meqenëse në ditët e sotme media shqiptare vetëm me matjen sasiore nuk ka asnjë marrëdhënie. Në cdo manual të gazetarisë udhëzohen dy lloj matjesh; sasiore dhe cilësore.

Zhytur në krim. Sa bukur na rri!

Postuar tek Komente me September 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edlira  GJONI

Ka tre ditë që në Angli, një vajzë 15 vjecare rezulton e humbur. Eshtë nisur për në shkollë, por nuk ka mbërritur atje. Thuhet se është larguar për në Francë me mësuesin e saj të matematikës. Jo vetëm që autoritetet policore e kanë shpallur atë dhe mësuesin 31 vjecar në kërkim, por prindërit e vajzës po bëjnë cmos me thirrje prindërore e njerëzore përmes medias, që vajza t’i kontaktojë dhe të kthehet në shtëpi.

lexo me teper »