Arkivi per August, 2012

Arbën Xhaferi mbetet pasuri kombëtare

Postuar tek Komente me August 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ylber  LILI

1 -Nuk kam ndër mend të shkruaj artikuj vajtues dhe as të thur elozhe për Arbën Xhaferrin, ngaqë ai nuk e dëshironte as njërën dhe as tjetrën. Gjithsesi, marr të drejtën të hedh përciptas në letër disa karakteristika të këtij burri të madh, meqë e kam njohur dhe kam bashkëpunuar më të afro dy dekada. Qysh në krye të herës duhet theksuar se ai mbetet personalitet unikal, i papërsëritshëm, politikan me përmasat e një burrështetasi, intelektual “par excellence”, njeri i mendimit, guximit dhe i veprimit. Ndoshta mbetet figura më e kompletuar e kohërave moderne e botës shqiptare, shkurt dhe shqip pasuri kombëtare. Si i tillë është tepër e vështirë që më një të rënë të lapsit të kopsitësh jetën dhe veprën e tij. lexo me teper »

Romni premton “rikthimin e Amerikës”

Postuar tek AKTUALE me August 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mit Romni ka pranuar zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane për të garuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kundër presidentit aktual, Barak Obama. Ai ka pranuar nominimin e partisë në ditën e tretë dhe të fundit të Konventës Kombëtare të Republikanëve, që është zhvilluar në Tampa të Floridës.“Zoti kryetar dhe delegatë, pranoj nominimin tuaj për president të Shteteve të Bashkuara. Një gjë të tillë e bëj me përulësi dhe i ndikuar thellë nga besimi që keni në mua. Është nder i madh, është përgjegjësi e madhe dhe ju kërkoj të bashkoheni me mua për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Romni.

lexo me teper »

Prokurori i ri si mundësi e fundit e Berishës

Postuar tek Komente me August 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Pesë vjet me parë kur në opinionin publik shqiptar po diskutohej e analizohej emri dhe mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Republikës kam botuar në “Standard“ një shkrim me titull: “Prokurori i ri ose mundësia që Berisha të mos kërkojë më falje“, ku theksoja rëndësinë e kësaj zgjedhje për realizimin e programit politik të qeverisë që atëherë ishte përqendruar tek lufta anti-korrupsion. Sot pesë vjet më vonë jemi pothuaj në të njëjtën situatë ku z. Berisha duhet të kërkojë falje ( ashtu siç bëri për Sollakun) pavarsisht nëse do ta bëjë sërish një gjë të tillë z. Kryeministër.

lexo me teper »

Fushatë me imunitetin, Presidentin e kreun e SHISH

Postuar tek Komente me August 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ndricim  KULLA

Duke u përshtatur ditëve tona një shprehje të goditur të Spinozës, mund të themi se “jemi duke jetuar edhe në politikë kohën e pasioneve të trishta”. Jemi që të gjithë, qytetarë e intelektualë, pjesëtarë ose jo të shoqërisë civile, administratës publike apo asaj private, të interesuar dhe angazhuar me shpresë, e deri me optimizëm, që më në fund edhe Shqipëria ta fitojë atë status tash të bërë të “bekuar”. E vë në thonjëza fjalën të bekuar, sepse besoj se raportimi apo fokusimi i të gjitha debateve të nxehta politike është përqendruar te statusi prej vitesh, e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të përqendrohen tek ai. lexo me teper »

Domosdoshmëria e pemës gjenealogjike të Ismail Qemalit

Postuar tek Komente me August 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kostaq  XOXA

Në vend që të japin një kontribut të mirëfilltë për figurën e Plakut të madh të Vlorës, Ismail Qemalit, historianët në shërbim të diktaturës, njëherësh të “demokracisë”, pas viteve të një historie me përmasa të jashtëzakonshme, viteve Nëntëdhjetë të shekullit të mëparshëm, merren me mashtrimet që i kanë si trashëgim nga historiografia e shformuar enveriste. Njëri prej tyre, pa e respektuar asfare profesionin e tij si “historian”, me titull pllakatesh, ka dalë në një të përditshme: „Po na e zbehin figurën e Ismail Qemalit!”.

lexo me teper »

Thirrjet ogurzeza të PDK-së

Postuar tek Komente me August 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gazmend  ISLAMI

Jetojmë në një botë plot luftëra, racizëm, trazira politike, recesione ekonomike, vuajtje shoqërore. A nuk meriton populli im, një vend ku mbizotëron drejtësia, liria dhe dinjiteti pas gjithë asaj që ndodhi hiq më larg se 13 vite? Në këtë kohë mbisundon bindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, ndërsa talenti profesional duhet vënë në shërbim të gjërave që e çojnë shtetin përpara. Politika është pjesë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe vendit të tij. lexo me teper »

Dita dhe orët e fundit një të dënuari me vdekje

Postuar tek Komente me August 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Bedri  BLLOSHMI

Në vitin 1945 Shqipëria e coptuar do të pushtoheshe nga mizorët dhe terroristët komunistë. Këta barbarë filluan arrestimet, sekuestrimet, varjet, pushkatimet, grabitjet, burgosjet dhe internimet në masë. Fjalët e tyre ishin të shfarosnin klasën e përmbysur. Në vitin 1947, në repartin ushtarak nr.721 te kazermat e Ali Rizait në Tiranë, në mesin e ditës do ndodhte një ngjarje e zakontë për terrorin komunist. Reparti ishte njoftuar, ishin marrë masat, ushtarët ishin rreshtuar bashkë me oficerët e tyre dhe po prisnin. Në çast u duk një varg me makina plot me ushtarakë e civilë. lexo me teper »

Leksionet që na vijnë nga qendrat vendimmarrëse të Evropës

Postuar tek Komente me August 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Faruk  AJETI

Që politika botërore ka nevojë për një subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare me emrin Unioni Evropian, nuk ka më dyshim. Këtë nuk e ka dëshmuar vetëm e kaluara e saj, por edhe e tanishmja. UE-ja arriti që Evropën ta shndërrojë në një kontinent të paqes dhe luftërat në mes shteteve anëtare t’i bëjë të paimagjinuara. Arritjet e UE-së në këtë drejtim janë aq të mëdha, saqë mjafton t‘i rikujtojmë vetëm vitet 1914 dhe 1939. Evropa ka një historik aq të errët, saqë gati gjërat më të këqija të njerëzimit ndodhën në territorin e saj. lexo me teper »

Kosova post Ahtisaari: E pavarur apo federatë ?!

Postuar tek Komente me August 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ardian  ZEJNAJ

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, është tregues se objektivat e Planit të ish Presidentit finlandez, Martih Ahtisari, janë “përmbushur” duke e “dërguar” këtë Plan në arkivat e historisë. Kjo do të thotë se nga 11 shtatori 2012 në Kosovë do të krijohet një gjendje e re politike dhe juridike, ajo post-Ahtisari. Më fillimin e kësaj epoke, nënkuptohet se palët do të kenë edhe obligime të reja të cilat, sado që po mohohet publikisht, privatisht po pranohet nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë si kohë për një betejë të re diplomatike, e cila do të vazhdoi nga ku kishte mbetur më 18 shkurt 2008: mbi Urën e Lumit Ibër.

lexo me teper »

Shqipëria mund të pastrohet, por do punë

Postuar tek AKTUALE me August 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gjergj  EREBARA

Kepi i Rodonit, një vijë disa kilometra e gjatë toke që futet në det duke krijuar një panoramë shumë të këndshme, ka mbetur pak a shumë siç qe 500 vjet më parë, kur Skënderbeu vendosi të bëjë një eksperiment politik duke krijuar një port për të hapur tregti me jashtë. Ka mbetur njësoj, me përjashtim të disa bunkerëve të ndërtuar gjatë kohës së komunizmit, si dhe plazheve të pafundme të mbuluara me plastikë që është hedhur nga banorët e Tiranës, Krujës, Fushë-Krujës, Mirditës e Matit. Një shishe e hedhur në Tiranë një dekadë më parë, mund të gjendet atje sot, dhe besohet se ka për të mbetur atje edhe për 4 mijë vitet e ardhshme nëse askush nuk shkon ta heqë.

lexo me teper »