Arkivi per July, 2012

Hipokrizia e radhës

Postuar tek Komente me July 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ilva  TARE

Mu desh të zgjidhja midis dy ceremonive këtë javë dhe për arsye sa emocionale aq edhe racionale zgjodha të isha te hapja e lojërave olimpike në Londër. Emocionale sepse nuk qëllon shpesh të kesh një vend në hapjen zyrtare të lojërave më të famshme dhe të shtrenjta të kohërave moderne. Racionale sepse e dija që edhe po të mungoja te ceremonia qeveritare e betimit të Presidentit të ri nuk do humbisja ndonjë gjë të madhe, në kuptimin e kuriozitetit gazetaresk e kam fjalën.

lexo me teper »

Mbërrin në SHBA jehona e gjakmarrjes shqiptare

Postuar tek AKTUALE me July 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Jehona e gjakmarrjes në Shqipëri i ka kaluar kufijtë dhe ka mbërritur në Amerikën e largët, ku nën titullin “Gjakmarrja ende zien në Shqipëri”, një nga prestizogjet amerikane ka botuar një reportazh dedikuar këtij fenomeni.Reportazhi ka në fokus historinë e Aurora Kodrës, 16-vjecares nga Shkodra, e cila është e ngujuar. “Aurora Kodra, 16-vjecarja me buzëqeshje sa ironike aq edhe të trashë dhe syzet që i mbulojnë pjesën më të madhe të syve, nuk mund të largohet si gjithë bashkëmoshatarët nga banesa e saj, në zonën qendrore të Shkodrës. lexo me teper »

Bashkimi Kombëtar kërkon shumë punë përveç vullnetit

Postuar tek Komente me July 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gjergj  EREBARA

Disa thirrje të nacionalizmit folklorik gjatë viteve të fundit na e kanë paraqitur bashkimin kombëtar (që sot për sot nënkupton bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës) si ndonjë akt solemn në të cilin do të ngrihet një flamur dhe do të shpallet botërisht shteti i përbashkët.Nacionalistët që flasin për bashkimin kufizohen këtu: te debati nëse duhet të bashkohemi apo jo. Pyetjet se si mund të realizohet kjo e çfarë nënkupton bashkimi në vetvete nuk janë shtruar kurrë. Pyetjet më elementare se çfarë forme qeverisjeje do të ketë shteti i ardhshëm i imagjinuar, ku do të jetë kryeqyteti etj., nuk janë shtruar kurrë. lexo me teper »

Politika nuk dominon vetëm vdekjen

Postuar tek Komente me July 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gjergj  EREBARA

Ngushëllimet plot zell të politikanëve në Tiranë e Prishtinë për ndarjen nga jeta të poetit Ali Podrimja, bënë që shumëkush të ndiejë se politikanët kanë zaptuar më shumë nga sa duhet vëmendjen e medies së shkruar e asaj televizive. Thirrjet qenë të shumta drejtuar gazetarëve për të mos u kushtuar shumë vëmendje ngushëllimeve të tilla. Ngushëllimet e politikanëve në media shpesh rezultuan më të rëndësishme sesa vetë fakti që një poet simbol i një epoke në historinë e shqiptarëve, qe ndarë nga jeta.

lexo me teper »

Destabilizimi latent i Shqipërisë

Postuar tek Komente me July 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Besnik  GJONGECAJ

Secili prej nesh po përballet sotme një realitet që vjen e bëhet gjithmonë e më shumë paradoksal,i pakuptueshëm, veshur me njëmjegull që shtrembëron edhe gjykimin më të mprehtë kur tenton ta depërtojë atë: sa më e vështirë bëhet mbijetesa, sa më ulëritëse bëhet padrejtësia shoqërore, sa më shumë zhytemi si individë dhe si shoqëri në batakun e degradimit qytetar, aq më të forta bëhen pozitat e Qeverisë, aq më të mëdha bëhen fitoret politike të saj, aq më të qeshur bëhen qeveritarët, aq më arrogantë njëkohësisht, mospërfillës, madje, aq më të sigurtë që do të marrin përsëri votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. lexo me teper »

Historia dhe barbarët

Postuar tek Komente me July 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nexhmedin  SPAHIU

Sigurisht jeni habitur kur keni parë në Perëndim objekte të vjetra qindra e mijëra vjeçare akoma në përdorim. Fakti që ato janë ruajtur deri tani, na bënë të kuptojmë pse Perëndimi ka shkuar përpara. Por, edhe ata që kanë pasur rastin të shkojnë në Lindje hasin në objekte të tilla. Në Betlehem ti sheh po të njëjtën objekt ku ka lindur Jezu Krishti, që tani shërben si kishë. Objekte të vjetra qindra e mijëra vjeçare mund të shohësh anë e mbanë botës.

lexo me teper »

Ahtisaari: Serbia ta njohë Kosovën, ose të shkojë në Rusi

Postuar tek AKTUALE me July 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Serbinë nuk duhet lejuar të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën, ka thënë Martti Ahtisaari, fituesi i çmimit Nobel për paqe, i cili ka qenë edhe i dërguar i OKB-së për çështjen e statusit të Kosovës.“Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, tha Ahtisaari nga selia e institutit për paqe Crisis Management Initiative.“Besoj se së shpejti edhe shteti i 100-të do ta njohë Kosovën”, theksoi ai. lexo me teper »

Dimri i Krismës së Madhe

Postuar tek Komente me July 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edison  YPI

Do t’ju tregoj në vazhdim pse asnjë shqiptar nuk duhet të vdesi  pa e lexuar romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Sapo kisha mbaruar shërbimin ushtarak. Një kombinim i largët krushqinor bëri që një Shefe Kuadri të shqiptojë para meje dhe për mua pohimin më paradoksal që më kanë zënë veshët: “Ti je yni. Eja të nisësh punë që nesër”. lexo me teper »

TAHIR SINANI DËSHMOR I ATDHEUT ETNIK

Postuar tek HISTORIA me July 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Eugen  SHEHU

Rritur erërash e stuhish, përkundur gjëmimesh e krismash, liria e shqiptarit ka ardhur së pari duke gjetur rrugën e zemrës. Mandej atdheun e kanë matur me largësinë prej vatrës atërore, në shënjestër të pushkës. Mandej fisheku i pushkës ka mbajtur turravarapin në brigjet e përgjakur të Shqipërisë etnike. Ky rit i lashtë nuk ka qenë askurrë legjendë. Përkundrazi një realitet sa i dhimbshëm aq madhështor, sa i prekshëm aq edhe fluid, ai do të egzistonte kurdoherë si kundërpërgjigje e mednimit dhe veprimit vrastar të fqiut të lindjes e perëndimit, të veriut dhe jugut.Kufijtë tanë etnikë të rudhur në decenie, nuk mund të na akuzojnë ne shqiptarët për sjellje burrecësh. lexo me teper »

Presidenca Topi” nga “çlirimi ” i Skraparit te Zenepe Luka

Postuar tek Komente me July 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  ÇIKA

Presidenca Topi ka marrë fund edhe zyrtarisht, edhe pse politikisht e moralisht ajo mund të quhet e përfunduar kohë më parë. Për nga emocioni dhe performanca politike mund të konsiderohet  si presidenca më bajate e Shqipërisë postkomuniste, jo më shumë për atë që bëri sesa për atë që nuk bëri kryetari i sapozëvendësuar i shtetit shqiptar. Këmbëngul tek ajo që nuk bëri, pasi ai u sponsorizua dhe u votua politikisht për të bërë diferencën nga presidencat e tjera të Shqipërisë pas viteve 1990. lexo me teper »