Arkivi per June, 2012

Marshim madhështor në Qafë Botë, përkujtohen viktimat e gjenocidit grek

Postuar tek AKTUALE me June 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mijëra persona nga të gjitha trevat shqiptare, kanë udhëtuar drejt Kllogjerit e Qafë Botës për të marrë pjesë në marshimin e madh përkujtimor në nderim të viktimave të gjenocidit grek mbi popullsinë çame. Stacioni i parë kanë qenë varrezat masive të Kllogjerit, ku është përuruar një memorial, që shënon nisjen e punimeve për Varrezat Monumentale, në nderim të më shumë se 3000 shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr. lexo me teper »

Titaniku pa timonier!

Postuar tek Komente me June 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Faik  KRASNIQI

Duket sikur jemi, disa ”të shpëtuar”, nga varja kokëposhtë, të cilët shohin pas shpëtimit të tyre, çka ndodhur përreth…, ndoshta e pagjetur, kjo……! Më mirë do të besonit krahasimin, me ”Titanikun”. Ju kujtohet, kur në atë proces të pashmangshëm zhytjeje, jeta do t’i dhurohej vetëm disave, mbi varka shpëtimi, më së shumti femra, apo dhe ndonjë mashkulli të travestituar përkohësisht, sikundër ”disave”, që ligjet fizike dhe shoqërore nuk mund t’i përfshinin brenda rregullit universal. Pasi doli në tokë, e shpëtuara, na tregoi historinë emocionuese të katastrofës së ftohtë…! lexo me teper »

U fol!

Postuar tek Komente me June 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Artur  BAKU

U fol gjatë për Kanunin si kod mesjetar, për të drejtën pozitive, për gjykatat që lajnë duart si Ponc Pilati, kur japin dënime disamujore, për krime të cilat siç thuhet në gjuhën popullore i duhet tretur çelësi kriminelit, për drejtësinë e korruptuar, për mekanizmin e gjakut, që është kthyer në industri fitimprurëse nga disa pseudoshoqata pajtimi, për ngujimet, për fëmijë që kanë braktisur shkollën, për kthimin e dënimit me vdekje etj., fjalë të cilat i dëgjojmë sa herë ndodhin aktet të tilla barbare, nga shoqëria civile, mediat, politika, qytetarët, u fol… lexo me teper »

KONFERENCA E LONDRËS 1913, FILLIMI I TRAGJEDISË KULMORE TË ÇAMËRISË

Postuar tek HISTORIA me June 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Eugen  SHEHU

Në vështrim në thellësi të viteve,në historinë e brigjeve shqiptare të Çamërisë,anipse i shpejtë, na bën me dije rreth luftërave shekullore,midis shqiptarëve dhe grekërve,në jugun e ballkanit. Veçanërisht në periudhën e mesjetës kur princërit shqiptarë u bënë zot të trojeve amtare,këto beteja nuk u shmangën dot.Një ogur i bardhë për viset e Çamërisë dhe krejt ato shqiptare,paralajmëroi sigurisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878.Duke u vënë nën mbrojtjen politike dhe ushtarake të kësaj Lidhjeje,trevat shqiptare po shpallnin përpara Portës së Lartë,synimet e qarta të tyre,jetesën e viseve arbërore,si unitet tokësor,etnik dhe historik. lexo me teper »

O krah shqiponje!

Postuar tek Poezi me June 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Alketa Maksuti ka lindur më 18.04.1971 në Drithas të Korçës.Ka punuar nga 1993- 2005 mësuese matematikë – fizikë në Pirg të Korçës.Ka botuar në vitin 2000 librin me poezi ” Parametra”. I pëlqen tregimi, proza, publicistika, drama.Ka provuar të shkruajë në këto gjini.Është në pritje të botimit të romanit të pare ” Al”.Drama e shkruar prej saj, është vënë në skenë nga teatri i Korçës me regjisor Dhimitër Orgocka. Tregimet e saj janë botuar në shqipëri dhe jashtë saj.Diplomuar në master Fizike në fakultetin e shkencave të natyrës në Tiranë. lexo me teper »

Kushtrimi amerikan

Postuar tek Komente me June 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Grid  RROJI

Teksa dëgjoja ambasadorin Arvizu, i cili u bënte thirrje shqiptarëve të mos e pranojnë gjendjen e tyre të tanishme si të pandryshueshme, m’u kujtua kushtrimi i atdhetarit amerikan Patrik Henri në Asamblenë e Virgjinisë (23 mars 1775), në të cilën bënin pjesë edhe presidentët e ardhshëm Xhorxh Uashington dhe Tomas Xheferson: “Më mirë i vdekur, sesa në robëri” (Give me freedom or give me death). Në thelbin e vet kjo ide përmban çelësin e suksesit të Amerikës, i cili bazohet te liria e çdo amerikani për të shprehur vullnetin e vet politik e për t’iu kundërvënë tiranisë.
lexo me teper »

Trup e vetëdije

Postuar tek Komente me June 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Astrit  LULUSHI

Biseda të gjata – televizive -debate – më shumë politike –  sharje,rrahje – mendimesh dhe debatuesit ndahen më këmbëngulës, dëgjuesit ikin më të paqartë sesa më parë. Mospërputhje pikëpamjesh. Po të ishte kështu, çështjet me kohë do të ishin zgjidhur; përndjekja, hakmarrja,larja  e hesapit, si traditë ekzistojnë. Problemi mund të jetë shumë më i thellë dhe gjetkë, jo në mendësi, por në trup pa vetëdije, i pa parë ndonjëhere në pasqyrë. lexo me teper »

Edhe një fitore e Ramushit!

Postuar tek Komente me June 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Besnik  TAHIRI

Tribunali i emëruar gabimisht

Në rrethana ideale Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në hapësirat e Ish Jugosllavisë do të duhej të kishte një tjetër emërtim. Mund të tingëllojë jo natyrshëm, por ky do të duhej të ishte Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte të Republikës se Serbisë. Nuk synojë të injorojë krimet eventuale edhe në hapësirat tjera të vendeve të ish Jugosllavisë, por dihet botërisht që në kuadër të një lufte, është një palë ajo e cila kryesisht ngarkohet me përgjegjësi të drejtpërdrejt dhe parësore. Pastaj mund të flitet për përgjegjësinë e palëve tjera më përgjegjësi dytësore – të drejtpërdrejt apo të tërthortë. lexo me teper »

Shuplaka e nje miku

Postuar tek Komente me June 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Nga : Ilva  TARE
 
Alexander Arvizu i dha shqiptarëve një të shkundur të mirë të Enjten me nismën ‘Vepro tani”. Ambasadori amerikan bëri atë që në sallën e Teatrit Kombëtar nuk e ka bërë dot askush nga bota e politikanëve dhe shoqërisë civile. Na mblodhi të gjithëve për të na e thënë në sy se nuk jemi qytetarë të denjë të këtij vendi. E shpreh thjesht e pastër si kristal, sic shpesh janë mesazhet e amerikanëve. “Act now”! Këtë radhe Arvizu i mati mirë fjalët, por edhe kohën. lexo me teper »

Rexhep Qosja, apo Shaban Qosja i Kosovës

Postuar tek Komente me June 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Armand  MAHO

Në Tiranën e viteve ’70-’80 ka qenë një personazh me emrin Shaban Qosja. Për koincidencë, mbiemri përkon ekzaktësisht me akademikun e “nderuar” të Kosovës Rexhep Qosja, i cili dhe për çështje që s’i takojnë do të bëjnë komentet e tij, pavarësisht se prej kohësh ky njeri s’ka pikën e influencës në mendimet e shoqërisë shqiptare. Gjuha e tij kënaq vetëm një pjesë të nostalgjikëve të regjimit, të cilët edhe sot e kësaj dite kujtojnë me endje diktaturën e proletariatit. Po cili ishte Shaban Qosja në të vërtetë? Shaban Qosja shiste pemë, pra fruta-perime te Rruga e Kavajës. lexo me teper »