Arkivi per May, 2012

LUMJA TI, MOJ SHQIPËRI, FESTON 100 VJET PAVARËSI!”

Postuar tek AKTUALE me May 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Murat  GECAJ

1. Këto ditë, përmes kolegut e mikut tim, shkrimtarit e publicistit Viron Kona, mora këtë mesazh, në të cilin thuhej: “Përshëndejtje! Në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kolektivi i shkollës 9-vjeçare Babrru-Fushë e Tiranës, organizon një veprimtari kulturore-artistike, sipas projektit “Atdheu im”. Jeni të ftuar që të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj. Me respekt: drejtoresha, Mimoza Haxhiu”. lexo me teper »

Si të shkruhet historia?

Postuar tek Komente me May 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nexhmedin  SPAHIU

Gjithë kombet që kanë pasur fatkeqësinë komuniste kanë përjetuar edhe versionin komunist të të shkruarit dhe të mësuarit të historisë. Me të dalë nga komunizmi këto kombe iu kthyen versionit paraprak të të shkruarit dhe të të mësuarit të historisë.Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë më i rëndë. Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore. Historiografia pas Luftës së Dytë Botërore u shkrua nga komunistët sipas modelit sovjetik. Edhe në Kosovë u importua kjo lloj historiografie. lexo me teper »

Konsensusi i kënaqur dhe ultimatumi i frikshëm

Postuar tek Komente me May 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ndricim  KULLA

Eshtë dukur qartë gjatë gjithë këtyre muajve që qëndrimi i opozitës përballë çështjeve të reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare ka qenë i llojit maksimalist, d.m.th. propozime qartësisht në epërsi të interesit të saj dhe aspak të vetë përparimit të reformave. Megjithatë, diçka e tillë është brenda strategjive dhe të drejtave opozitare. Veçanërisht për zgjedhjen e Presidentit, qëndrimi i saj u shkallëzua dhe mori qasjen e skifterëve, që arriti deri në orvatjen (apo krijimin ende nuk e dimë), edhe të aleancave fluide, u tha kryesisht për të mirën e shoqërisë shqiptare dhe në përputhje me ndërkombëtarët, por u harrua të theksohej, kryesisht në optikën e zgjedhjeve dhe aleancave të ardhshme zgjedhore dhe marrjes së pushtetit me çdo kusht, edhe nën kurriz të moralit. lexo me teper »

Presidenti dhe llogaritë 2013

Postuar tek Komente me May 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gjergj  EREBARA

Në Romën e lashtë ka patur një ligj: Aktiviteti politik nuk mund të kryhej në rast se dielli kishte perënduar. Një sistem i tërë burrokratësh qe krijuar për të “matur”, vëzhguar e garantuar se dielli qe ende duke ndriçuar, pra politikanët mund të vijonin zënkat e tyre, apo pati perënduar dhe aktiviteti politik zyrtar duhej të ndërpritej.Hera e fundit që Shqipëria pati një proces normal të zgjedhjes së Presidentit të Republikës pra një president të zgjedhur nën dritën e bekuar të diellit, qe viti 2002. lexo me teper »

Aksidentet e politikës

Postuar tek Komente me May 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ilva  TARE

Përpara një tragjedie më shumë sesa fjalë të gjithë ndiejmë dhembje, frikë për veten e të afërmit tanë. Aksidenti tragjik i Himarës mori jetë vajzash të reja, por jeta vazhdon dhe në këtë shkrim dua të flas për atë që risolli në skenë ajo ngjarje e kobshme; baltën me të cilën jetojmë dhe hedhim hapat tanë ne si shoqëri. lexo me teper »

E djathta me teserë PPSH-je

Postuar tek Politike me May 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Bisedoi : Renato  KALEMI

Për Dashamir Shehin, duhet të jesh shumë naiv që t’ besosh dy forcave të mëdha politike, të cilat prej pak kohësh po përpiqen të hartojnë reformën zgjedhore, por ende pa sukses. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), në këtë intervistë, thotë se “puna e reformës zgjedhore është si ajo fjala e urtë: U mbars mali dhe polli një mi”. Lidhur me atë nëse Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike mund ta dëmtojnë mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme, Shehi gjykon se këto forca politike mund t’i heqin një pjesë të elektoratit. Kurse, për LZHK-në shton: “Jemi vetëm, do të mbetemi vetëm dhe kemi shumë dëshirë ta ruajmë pavarësinë tonë, sepse është një nga vlerat që kemi”. lexo me teper »

TIRANË: EKSPOZITA “LAHUTA E EPOSIT SHQIPTAR”

Postuar tek AKTUALE me May 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Murat  GECAJ

1. Marrin një njoftim ose një ftesë dhe njerëzit e interesuar shpejtojnë të shkojnë në vendin e një përurimi. Ata mund të jenë të ndryshëm: për libra të rinj, ekspozita me krijime në pikturë a skulpturë e tjerë. Por kjo e sotmja ishte e një lloji të veçantë. Pra, i kushtohej pikerisht Lahutës, një vegël e moçme shqiptare. Ajo e ka origjinën, sidomos, në trevat e Veriut të Shqipërisë e më gjerë, në Kosovë dhe te shqiptarët në Malin e Zi etj. lexo me teper »

Presidenti, pas negociatave fillojnë pazaret

Postuar tek Komente me May 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Mentor  KIKIA

Zhvillimet politike për zgjedhjen e presidentit të ri tashmë janë futen në hullinë e tyre tipike shqiptare. Partitë nuk na zhgënjyen as kësaj radhe. Zgjedhja e presidentit nuk do të jetë aq e lehtë sa e menduam, apo u përpoqën të na bënin të mendonim diplomatët e huaj, të cilët me lëvizjet e tyre mendonin se po mbillnin paqe në selitë e partive politike.Bathët tregojnë se nuk do të jetë aspak e lehtë (pasi të pamundur nuk ka në politikë) të arrihet një konsensus. Paketa e kushteve të Partisë Socialiste është e hartuar posaçërisht për të mos u pranuar dhe për të ndërtuar murin e ri të krizës mes palëve. lexo me teper »

Parlamenti 1924 – Fico kërkoi zi për Wilson, Erbera zi për Leninin dhe A.Këlcyra zi për Vani Kosturin

Postuar tek HISTORIA me May 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gezim  LLOJDIA

Në parlamentin shqiptar në vitin 1924 është mbajtur zi për tre personazhe krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Reuf Fico sapo ka filluar seanca e pasdrekes ka kërkuar që të mbahen 5 minuta zi për vdekjen e Presidentit amerikan Ëilson. Ndërkaq z.R.Fico ka kërkuar ti dërgohet një telegram në shenjë ngushëllimi familjes.Pas kësaj zie, parlamenti është mbledhur sërish. Jashar Erbera ka kërkuar që të mbahen edhe 5 minuta zi për vdekjen e Leninit. Duke e shqyrtuar këtë propozim me thëniet se Lenini do të fliste më tepër për një Shqipëri të madhe. Ky propozim ka bërë që në sallë të dëgjohen të qeshura. lexo me teper »

Shoqëria e dështuar civile

Postuar tek Komente me May 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Plator  NESTURI

Ditë më parë, ndërsa debati për përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit ish ngujuar vetëm në holle hotelesh në tryeza dyshe midis kryetarë partish dhe në studio televizive ku më qartë politikisht shprehen ambasadorët, në media u publikua një lajm në dukje joshës. Shoqëria civile, në një takim të saj, po në një holl hoteli luksoz, kish paraqitur një dokument me tetë kritere për presidentin e ri të vendit që duhen mbajtur parasysh nga klasa politike. lexo me teper »