Arkivi per April, 2012

Ligji i shtetësisë diskriminon familjarët e të arratisurve politikë

Postuar tek Komente me April 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Sulejman  GJANA

Shpeshherë kemi dëgjuar drejtues të shtetit shqiptar që gjatë takimeve me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, iu thonë se Shqipëria është edhe e tyre. Se mund të investojnë pa pengesa në Shqipëri. Se do t’u krijohen të gjitha lehtësirat e mundshme për çdo projekt që dëshirojnë të ndërmarrin në Shqipëri. Në fillimin e viteve ’90, këto deklarata të liderëve politikë ishin edhe më të bindshme dhe energjike. lexo me teper »

Rama letër Berishës: Dialog për zgjedhjen e presidentit

Postuar tek Politike me April 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryetari i PS, Edi Rama i kërkon kryeministrit Berisha dhe të gjitha partive parlamentare të nisin dialogun për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Nëpërmjet një letre të hapur, shpërndarë sot pas mesditës, kryesocialisti Rama i drejtohet nominalisht kryeministrit Berisha lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. lexo me teper »

Lind FRD,Oketa:Jemi djathtas,prioritet shtresa e mesme

Postuar tek Politike me April 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

“Fryma e re Demokratike” që prej ditës së sotme është partia më e re në politikën shqiptare. Grupi nismëtar i kryesuar nga Gazmend Oketa ka prezantuar piketat e partisë, në ambjentet saj pak metra larg sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.Sikundër ishte bërë me dije edhe më parë, Oketa do të jetë kryetar deri në vjeshtën e këtij viti, kur do të mblidhet Kuvendi Themelues, nga ku do të dalin edhe emrat e drejtuesve, përfshirë këtu pozicionin e presidentit aktual Bamir Topi. lexo me teper »

Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve

Postuar tek HISTORIA me April 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre gjykatësit ushtarak Bilbil Klosi i priste shpata në të gjitha anët duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe.

lexo me teper »

Truri i Thaçit bën parazgjedhje midis shtetit dhe pushtetit

Postuar tek Komente me April 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Gazmend  ISLAMI

Një fjalë e vjetër latine thotë: Është humane të gabosh, por të ngulësh këmbë në të gabueshmen është “çmenduri”: Kjo çmenduri e të menduarit dhe të vepruarit të qeverisë së Kosovës, në kohën kur vendi ynë përballet me jetë a vdekje, nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, veç faktit se kemi të bëjmë me një qeveri qyqare dhe të papërgjegjshme, e cila nuk mund të dallojë çfarë është shteti i së drejtës, çfarë është sovraniteti dhe si duhet mbrojtur shteti. lexo me teper »

Berisha në 100 vjetorin e Vatrës : Ngritët zërin e lirisë së shqiptarëve

Postuar tek Diaspora me April 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ceremonia festime e 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” mbylli vizitën zyrtare që kryeministri Berisha zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në këtë ceremoni kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar nderi dhe u shoqërua nga bashkëshortja etij, zonja Liri Berisha ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu. Festimet përkojnë edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. lexo me teper »

Mitet antinacionaliste në Shqipëri

Postuar tek Komente me April 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ergys  MERTIRI

Debati mbi nacionalizmin ka ndarë në dy grupe kryesore opinionin publik në Shqipëri. Ka një grup intelektualësh që, duke marrë shkas nga një rritje e shprehjes publike të ndjenjave nacionaliste të kohëve të fundit, shprehen të shqetësuar se këto dukuri dëmtojnë zhvillimin shoqëror, kulturor e politik në vend. Më i angazhuari në këtë grup, Fatos Lubonja, e shikon këtë si një dukuri që rrit mundësitë e abuzimit të politikës në raport me qeverisjen. lexo me teper »

Koha për modelin rugovian në Maqedoni

Postuar tek Komente me April 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Idriz  MORINA

Shqiptarët duhet t’i kërcënojnë hapur me braktisje, bojkot dhe me çdo masë tjetër institucionet në Maqedoni, jo më për të përmbushur Marrëveshjen e Ohrit, por për ta tejkaluar atë, duke kërkuar njohjen e të drejtës që kishin si popull shtetformues të barabartë me sllavomaqedonët.Shqiptarët duhet të tunden. Nuk është koha e pritjes dhe vëzhgimit. Këto kohë tashmë kanë kaluar. Kudo ndodhen shqiptarët duhet të lëvizin. Veriu i Kosovës është në rrezik. Ndërkohqë që situata vazhdon të jetë ë rënduar, për shkak aktit terrorist në veri, diplomacia ndërkombëtare vazhdon të ushtrojë trysni që Kosova të pranojë një zgjidhje të re për Veriun. Hyrja në bisedime me Serbinë nënkupton si pikë fillestare të bisedimeve vetë pakon Ahtisari, por rezultati i tyre është i nënkuptueshëm se do të jetë mbi ofertën e pakos Ahtisari edhe ashtu speciale për veriun.
lexo me teper »

Makina e kohës!

Postuar tek Komente me April 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Faik  KRASNIQI

Ata do të thonë se janë të shenjtë dhe nuk shkatërrohen kurrë dhe do të egërsohen. Qind për qind vështirë do t’a kem të shpëtoj prej tyre. Pastaj frriu do të kaloja në kohën e Ilirëve dhe do t’i kisha pyetur. Po nga e keni origjinën or shokë se ka njëmijë vjet, kush nuk ia qëllon! Kini mendjen se së shpejti do të vijnë romakët dhe sllavët dhe vaj halli për ju pastaj. Po përse nuk shkruani as edhe një fjalë të vetme në gjuhën tuaj or vëllezër, po kush do na besojë që ne jemi pasardhësit tuaj dhe flasim gjuhën tuaj pastaj? Do t’i them edhe Mbretëreshës Teutë se Dhimitër Fari do të të tradhtojë, por ajo nuk besoj se do të më zërë besë. lexo me teper »

“Vatra” dhe themelet e shtetit 100-vjeçar shqiptar

Postuar tek HISTORIA me April 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Beqir  META

Federata panshqiptare “Vatra” ka hyrë në histori si organizata më e fuqishme dhe më jetëgjatë e diasporës shqiptare. Ajo ka gati një ditëlindje dhe të njëjtën moshë me shtetin shqiptar. Por për më tepër, që pas themelimit të saj, ajo u shndërrua në një aktor të fuqishëm dhe të pazëvendësueshëm për sendërtimin e shtetit shqiptar dhe për mbrojtjen e tij. Shërbimet që ajo i ka bërë kombit dhe shtetit shqiptar janë të panumërta dhe të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, ajo përbën një nga pjesët më të çmuara të trashëgimisë sonë historike. lexo me teper »