Arkivi per March, 2012

KOHA KA ARDHUR

Postuar tek Poezi me March 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
koha_karikature_706636340Nga : Shahin  KOLONJA
 

Dy dekadat qe lame pas nuk ishin te ndryshme ne thelb me ato pese dekada tragjike te komunizmit antishqiptar.Ndryshim kishte vetem forma gjoja me liberale e te hapurit te gojes dhe fjaleve pafund,qe perfundonin si cdo fjale kur veshet nuk duan te degjojne…..Komunizmi dhe bartesit e tyre banale u hodhen ne mesymje per te kontrolluar cdo segment,cdo qelize dhe cdo boshllek qe qendronte hapur ne situaten e re te porsa krijuar.D.m.th mekanizmat e diktatures tragjike dhe johumane tashme do te punonin nen nje strategji te re duke sfumuar madje dhunshem,cdo tentative qe do te kerkonte ndryshimet radikale qe realisht do te krijonte nje fizionomi te re dhe permbajtje te ndryshme nga ajo qe ishim mesuar te kishim.Kesisoj nga diktatura e ideologjise se kuqe ne rame nen nje diktature tjeter,ate te demokracise se implementuar nga komunistet….. lexo me teper »

Bernd Fischer: Një libër për të kuptuar Shqipërinë

Postuar tek AKTUALE me March 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

“Ky është një libër i bazuar në dokumente, por dy dokumente mendoj se janë kryesore për të kuptuar Shqipërinë në atë periudhë. Janë të mbushura me statistika, por edhe i japin një pikëpamje të veçantë; atë amerikane dhe gjermane për Shqipërinë. Ajo që më bëri përshtypje është se këndvështrimet janë të ndryshme dhe parashikimet për të ardhmen janë të ndryshme. Mendoj se dokumentet na bëjnë të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të tyre”- kështu u shpreh historiani Bernd Fischer, një ndër ekspertët më të njohur për çështjet shqiptare, i cili promovoi dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës librin e tij më të fundit mbi Shqipërinë, “Shqipëria 1943-1945”, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore. Autori i ka vlerësuar si të dobishme dokumentet e huaja dhe ndër më kryesoret për periudhën në fjalë janë materialet britanike, gjermane dhe në një shkallë më të vogël disa materiale amerikane, pjesërisht sepse ai është shumë i gjerë. Po përse ka ngjallur interes kjo periudhë për studiuesin Fischer? lexo me teper »

“I mjeri unë për ty…”

Postuar tek Komente me March 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ilirian  BLLOSHMI

Fatbardh Kadilli në një artikull me titull “Borxhi ndaj të përndjekurve dhe e majta”, botuar në gazetën Panorama në 30 mars 2012. shkruan: “Shoqëria shqiptare vuan ende dhimbjen që ka lënë çarja e madhe më shumë se gjysmëshekullore e diktaturës komuniste. Çarje që e përshkoi mespërmes shoqërinë dhe që e ndau atë në dhunues dhe të dhunuar, në persekutorë dhe të persekutuar. Dhunues që, në emër të një ideali mashtrues, ende duan të mashtrojnë ata që dikur i dhunuan. Persekutorë që, nga etja për sundim, ende duan të sundojnë ata që dikur i persekutuan. lexo me teper »

Muharrem Bajraktari, përbashkuesi i 100 vjetorit të pavarësisë

Postuar tek HISTORIA me March 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Eden  BABANI

Komuniteti Shqiptar i Belgjikës e hapi serinë e veprimtarive për nder të Njëqindvjetorit të Pavarësisë me përkujtimoren kushtuar figurës dhe veprës së spikatur atdhetare të Muharrem Bajraktarit. Përkujtimorja u mundësua falë nismës së Musë Litës, Sulejman Gjanajt dhe Burim Demirajt, tre veprimtarë të njohur të mërgatës së këtushme, si edhe falë mbështetjes së pakursyer të z. Bernard Klerfei, Burgmestër (Kryetar i Komunës) i Skarbekut, ku Muharrem Bajraktari kaloi më se 36 vjet të jetës së tij në emigracion. Për të sjellë para bashkatdhetarëve me banim në Belgjikë figurën dhe veprën e Bajraktarit, ishin ftuar Prof. Dr. Shefqet Hoxha, nga Tirana, dhe historiani Qerim Lita, nga Shkupi, të cilët mbajtën dy kumtesa të veçanta me të njëjtën temë: “Muharrem Bajraktari – figurë e rrallë e Nacionalizmit Shqiptar”. lexo me teper »

Përmes Xheraldinës historia e Shqipërisë dhe e Ballkanit

Postuar tek HISTORIA me March 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Artan  KUTRA

Në Panairin Ndërkombëtar të Librit, i cili u zhvillua gjatë muajit mars në Paris, ndërmjet stendave të shumta të mbushura me libra, albume, enciklopedi e periodikë nga e gjithë bota, 2000 shkrimtarëve dhe 1200 shtëpive botuese, ishte i pranishëm edhe një botim, i cili hedh dritë mbi historinë e figurave të shquara të Shqipërisë. Është fjala pikërisht për autoren franceze Joséphine Dedet, e cila prezantohej me ribotimin e librit “Xheraldina, Mbretëresha e shqiptarëve”, botuar në Shtëpinë Botuese “Belfond” në Francë. lexo me teper »

“Vendlindja thërret”, fond përçarës dhe dështak

Postuar tek Komente me March 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Idriz  ZEQIRAJ

Me kohë është parë se ky fond, me emërtesë emocionale, nuk është për marshallah! Por, kemi heshtur, sepse kundërshtia e parë të jepte ndajshtimin e tmerrshëm “tradhtar”, sabotues të luftës, rrjedhimisht, të lirisë dhe të pavarësisë të Kosovës! Tani që është mbyllur lë ta bëjmë bilancin jo matematik, sepse ky ishte fond xhepash dhe do të ishte e pamundur, por moral e politik të tij.Fondi “Vendlindja thërret” u lind në ilegalitet, thonë në vitin 1993. Ndoshta themelimi ka qenë fisnik. lexo me teper »

Dosjet e spiunëve në politikë, nga agjentët e UDB me Sali Berishën tek spiunët e Sigurimit me Qemal Sakajevën

Postuar tek Komente me March 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ilir  BUSHI

Tolstoi thotë se “spiunët janë njerëz pa parime”, ndërsa Balzaku shkon edhe më tej, duke thënë se “spiunët janë njerëz pa seks”. Por kundër agresivitetit të tyre, janë hedhur me rradhë një grup politologësh të cilët kanë nënvizuar se, “nëse kolonat e një shteti mbahen fort, kjo tregon që prapa tyre qëndrojnë spiunë të devotshëm”. Sidoqoftë, sot dihet prej të gjithëve se tematika e spiunëve, është një shfaqje interesante për njerëzit të cilët janë kureshtarë të zbulojnë pseudonimet dhe emrat e tyre për të kuptuar se çfarë ndodhte gjatë jetës së tyre në anën e prapme dhe të padukshme të tunelit. Këtë fenomen të kureshtjes së madhe njerëzore e ka shfrytëzuar mjaft mirë ish kryeministri Berisha, për të mbuluar krizat ekonomike, Gërdecin, vrasjet e 21 janarit, etj, duke hedhur gjatë këtyre krizave debatin e projektligjit të spiunëve. lexo me teper »

Diktatura e homoseksualitetit

Postuar tek Komente me March 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ergys  MERTIRI

Ambasada Pink i ka kërkuar Kryeministrit që më 17 maj, të cilën lëvizjet gej e kanë shënuar si ditë përkujtuese kundër homofobisë, flamuri i kësaj lëvizjeje të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në institucionet shtetërore. Kreu i kësaj shoqate, Altin Azizaj, është shprehur se do t’i dorëzojë Kryeministrit Berisha flamurin e kësaj lëvizjeje për këtë qëllim. Mesazhi, në fakt, ngatërrohet disi. Në dukje ky akt përçon idenë se homoseksualët janë pjesë e kësaj shoqërie, në pavarësi nga orientimi i tyre seksual, i cili, tekefundit, është zgjedhje e tyre personale. Por në fakt nuk është kështu. Ajo që përcillet në këtë akt nuk ka të bëjë me individin, por me kauzën. lexo me teper »

Dilemat e hapjes se dosjeve

Postuar tek Komente me March 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ilir  KALEMAJ

Rihapja e debatit për hapjen e dosjeve, që merr shkas nga draftligji i ri që ka disa ditë që ka pushtuar faqet e medias dhe është kthyer në një lloj debati publik për të disatën herë gjatë këtyre viteve pluralizëm, është sa për t’u përshëndetur, aq edhe për të ardhur keq. Nga njëra anë duhet përshëndetur se jemi pothuajse i vetmi vend i Lindjes që deri tani nuk ka bërë as përpjekjet minimale për të bërë një lloj katarsisi, në mos shpirtëror apo individual, të paktën për hir të interesit publik. Por është edhe për të ardhur keq, pasi sa herë është iniciuar si proces, është bërë më tepër për të mbyllur gojë rebele, për të frikësuar apo përjashtuar kundërshtarë dhe është përdorur për qëllime politike, ndërkohë që askujt nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. lexo me teper »

Në kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga uria 300 fëmijë

Postuar tek AKTUALE me March 29th, 2012 nga Lajmi – 1 koment

Bisedoi : Nebil  CIKA

 Agim Musta rrëfen për kampet e internimit dhe sajimin e bandave diversante në diktaturë

Në emisionin “Rrno për me tregue” këtë javë ka qenë i ftuar studiuesi dhe ish-i përndjekuri i regjimit komunist Agim Musta. “Ngjarja që do të trajtojmë është shumë e dhimbshme për historinë e vendit. Bëhet fjalë për një nga krimet më të rënda që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri, madje mund të jetë e vetmja diktaturë komuniste në Europën Lindore që ka kryer të tilla krime: internimi, vrasja e fëmijëve dhe moshave të vjetra. Unë do ta përkufizoja si “holokausti shqiptar”. Krimet që ka kryer diktatura komuniste në Shqipëri mund të quhen të barasvlershme me krimet që ka kryer nazizmi në Gjermani. Në kampet e internimit si ai i Tepelenës dhe i Porto-Palermos kanë ndodhur vrasje makabre. lexo me teper »