Arkivi per February, 2012

Kë rrezikon realisht Kreshnik Spahiu?

Postuar tek Komente me February 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Arian  VASJARI

Jam në një mendje me Sokol Ballën kur thotë se, arsyeja e vetme e reagimit agresiv kundër kuqezinjve të Kreshnik Spahiut nga të mëdhenjtë e politikës, është frika. Nuk shikoj arsye të ndonjë lloji tjetër, për shembull, parimore, ose identitare apo qoftë edhe patriotike. Jo! Thjesht dhe vetëm kanë frikë nga shprishja e rendit (thuajse) organik të një bipolarizmi i cili, tashmë, nuk rezulton i keq vetëm për ata. Kanë njëzet vjet që përmes këtij bipolarizimi ekstrem ushqejnë njëri-tjetrin dhe riciklohen prej njëri-tjetrit. lexo me teper »

Bugajski: Pjesëmarrja pozitive, fusnota negative

Postuar tek AKTUALE me February 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Marrëveshja do ta sjellë Qeverinë e Kosovës në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Por, anë negative është fusnota, e cila është potencialisht dëmtuese, ka vlerësuar Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, me seli në Washington, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.Ai ka thënë se marrëveshja e vë në pyetje legalitetin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se paragjykon. Me fjalë të tjera, nëse diçka nuk paragjykohet, logjikisht do të nënkuptohet se nuk është zgjidhur. Ky është pozicioni i qeverisë së Serbisë prej fillimit. lexo me teper »

Kosova si ”Zulu-landi”!

Postuar tek Komente me February 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Faik  KRASNIQI

Thaçi hyri në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2007 me premtime të mëdha, dhe me ato premtime edhe i fitoi zgjedhjet atëkohë. Po filloi me disa gjëra të thjeshta. Hyri me qëndrim të zvogëlimit të veturave dhe përdorimit të telefonave zyrtarë.A e bëri këtë? Vetëm ndezja e mbi 1000 veturave zyrtare, nga institucionet qendrore, një herë në ditë, kushton shumë. Po lëvizja e tyre jo vetëm gjatë orarit të punës por 24 orë. Kjo shkakton shpenzime marramendëse për buxhetin e varfër të vendit. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat zyrtarë. Lufta ndaj korrupsionit!!! Sa është luftuar korrupsioni gjatë qeverisjes së Thaçit? lexo me teper »

Viktor Hygoi, gjithëkohësia e një kumtimi

Postuar tek LETERSI me February 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Albert  VATAJ

Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot 210 vjet nga tash. Franca priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti,Viktor Hygoin. Dashtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut.Përpos të gjithash ishte ati i romantizmit, si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një penelate tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. lexo me teper »

Komunisti

Postuar tek Komente me February 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

komunizem_karikature_2_206680377Shkruan : Edison  YPI

S’është e lehtë të flasësh për komunistin. Të kesh takat të flasësh për komunistin duhet së pari të kesh mbushur barkun, të kesh ngrënë paraprakisht. Në mungesë të një pjate me fasule, të paktën një Myzeqe me bukë, një tomorr me djathë, dhe, që të mos i mbetet qefi veriut, të kesh rrëkëllyer një Drin me ujë.Megjithatë le ta provojmë. Se s’bëhet qameti edhe po s’ja numuruam dot të gjitha bastardit. Mund të thotë dikush se sot në Shqipëri s’ka komunista. Por atij dikushi që thotë se sot në Shqipëri komunista s’ka, është vet’ një komunist i zi. Prandaj le të vazhdojmë të qetë.Ka pasur dhe ka dembelë. lexo me teper »

Çfarë Presidenti na duhet?

Postuar tek Komente me February 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Agim  BAÇI

Tashmë që kanë nisur debatet mes palëve, por edhe përmes angazhimeve të ndërkombëtarëve, me të drejtë shqiptarët pyesin: çfarë modeli do të kemi për Presidentin e ardhshëm? Do të jetë një President që do të marrë pagën si i tillë, apo një President që do të mundë t’u imponohet palëve për të gjetur rrugëzgjidhje në të mirë të shqiptarëve?Duhet pranuar se opozita deri diku ia ka arritur ta ndërkombëtarizojë çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm dhe se prej javësh ka kaluar në pritje të asaj që sugjerojnë ndërkombëtarët, duke shpresuar në shtimin e presionit që të kërkohet për një President me marrëveshje të përbashkët ndërmjet PD-PS. lexo me teper »

Kriza e përfaqësimit në PD

Postuar tek Komente me February 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Nebil  CIKA

Alo, Sherif Delvina? Jam Y. A., këshilltari i Kryeministrit. Keni pension të veçantë?
– Jo vetëm pensionin e zakonshëm!
– Mirë me porosi të Kryeministrit, sillni dokumente në Kryeministri, pasi jeni planifikuar të merrni pension të veçantë.
– Po më befasoni, si ka mundësi të kujtoheni për mua? Sinqerisht po më habisni!
– Jo, është një gjë serioze. Ju sillni vetëm dokumentet, me të tjerat merremi ne, është porosi e Kryeministrit. Edhe një gjë tjetër: a mund të vini nesër në Lushnjë me Kryeministrin? Është përvjetori i Kongresit të Lushnjës, do të jetë një ceremoni e madhe.
– Më vjen keq, por jam i sëmurë e nuk lëviz dot, po sinqerisht më befasoni me këtë interesim! Seriozisht e keni për pensionin e veçantë? Faleminderit shumë, por po më befasoni! lexo me teper »

Domosdoshmëria për të qenë i fortë

Postuar tek HISTORIA me February 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Amik  KASARUHO

Ishte dy marsi i vitit 1951. E kujtonte me një qartësi të jashtëzakonshme. Kur i thanë se e kërkonin për takim te hekurat, u habit. Në datën 16 shkurt kishte patur takimin me nënën dhe babanë. Duhej të kalonin edhe pesëmbëdhjetë ditë që të vinte takimi i radhës. Nëse kjo ishte një shaka e shokëve të kaushit, padyshim ishte një shaka e hidhur. Për të burgosurit, takimi me të vetët ishte ngjarja më e rëndësishme e muajit. Por nuk kishte qenë një shaka. lexo me teper »

Sforcimi i një vale: Ky kërcu qëndron mbi të gjitha valët

Postuar tek Komente me February 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Namir  LAPARDHAJA

Një valë e ndërkreyer deti, me origjinë nga thellësitë detiste, e mbushur me leshterik dhe gjithfarë hedhurinash zbarkoi në breg edhe një kërcu të zi. Ky kërcu kërkon sërish të kthehet në habitatin e tij ujor dhe dallga që e nxorri në breg kërkon të imponojë edhe dallgëve të tjera që nuk është më i së njëjtës valë, por qëndron mbi të gjitha valët, mbi të gjitha dallgët, dhe atë kërcu ta vendosë mbi piedestalin e kreshtës më të lartë.Në këtë peisazh të mbushur me kope dhe blegërima delore, bariu i urtë, shkëlqesia e tij ambasador Arviziu, takoi dy ditë më parë në një kafene të Tiranës Fatos Nanon, ish-kryetarin historik të PS-së dhe ish-Kryeministrin e vendit, i cili u fut në historinë 20-vjeçare të Shqipërisë si politikani që ngriti korrupsionin në sistem dhe si politikani që shpërblen me ofiqe të majme gjithë shpurën e tij klienteliste. lexo me teper »

Çfarë ndryshimi i duhet politikës shqiptare?

Postuar tek Komente me February 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Mentor  KIKIA

Shqipëria po bëhet gati të hyjë në një epokë të re zhvillimesh politike. Pas një periudhe sundimi të skenës politike nga Sali Berisha dhe Fatos Nano, ku me luftë e ku me paqe, dhe pas një një sherrnaje sfilitëse publike mes Berishës dhe Ramës, duket se njerëzit janë vërtet dhe realisht të lodhur. Gjatë gjithë këtyre viteve, shqiptarët kanë shkuar të votojnë duke zgjedhur mes dy të këqijave, atë qe mendonin se ishte e keqja më e vogël. Por në këndvështrimin biologjik, ajo e keqja më e vogël ka qenë e tillë pasi nuk ka patur kushtet për tu rritur dhe sapo është vënë në tokë pjellore, ka pushtuar dhenë. lexo me teper »