Arkivi per January, 2012

Pas fjalës së lirë

Postuar tek Komente me January 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edlira  GJONI

Media në Shqipëri duket se ka filluar të shtrëngojë veten në raport me lirinë e shprehjes. Kështu të paktën thotë raporti i fundit i “Reporterëve pa kufi”, që për indexin e lirisë së shtypit, e pozicionon Shqipërinë në vendin e 96-të në botë, ose 16 vende më poshtë sesa viti i mëparshëm.“Reporterët pa kufi” e bëjnë vlerësimin e lirisë së shtypit që prej 10 vitesh, e pavarësisht rezervave ndaj tij apo raporteve të ngjashme, Shqipëria e ka parë veten edhe shumë më poshtë se kaq në fillimet e vlerësimit për të. lexo me teper »

Miratohet rezoluta për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

Postuar tek Kosova me January 31st, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kuvendi i Kosovës sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi Rezolutën mbi përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, të iniciuar nga Grupi Parlamentar i Deputetëve të PDK-së.Për këtë dokument votuan 83 deputetë, kundër u deklaruan 13, dhe 1 abstenoi, nga 108 deputetët e pranishëm, sa kishte njoftuar kryeparlamentari se ishin në fillim të mbledhjes. Votimi u zhvillua pas një debati të përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare, pos atij të serbëve, SLS-së. lexo me teper »

Sovraniteti i kontestuar

Postuar tek Komente me January 30th, 2012 nga Lajmi – 1 koment
Nga : Ramiz  BOJAJ
 
Atë qe Kosova e fitoi në betejën ushtarake (NATO-UÇK) kundër Serbisë ish-pushtuese, po e humbë në tavolinën e bisedimeve. Lëshimet, qe Republika e Kosovës po i bënë Serbisë fqinje në rrugën e integrimeve evropiane, len përshtypjen e pafajësisë së shtetit serb, për luftën dhe krimet e saja kundër popullit tonë. Në shumë raste, vet ndërkombëtart, janë shumë më të zëshëm, (kundër praktikës milosheviqiane të politikëbërjes se Serbisë), se sa vet politikanët tanë, të cilët më të puqur me pushtetin, u bënë të “urtë” e të “butë”. GJND-ja, BE-ja (Gjermania zyrtare, Franca, Anglia etj.) dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, i treguan vendin e duhur qeverisë serbe për integrimet (kërkesat për heqje dorë nga Kosova dhe shpartallimi i bandave kriminalo-politike të Serbisë). lexo me teper »

Salvador Dali, miti i amshuar i penelit

Postuar tek AKTUALE me January 30th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Albert  VATAJ

Tash në përvjetorin e vdekjes së Salvador Dalisë, përulemi si nën peshën e një besimi dhe ndërsejmë në memorien e të tashmes këtë rrufe krijimi si përmendje e një vlere amshuese. Në fillimtarin e kësaj qëmtese mëtoj nji prej “predikimeve” të tij, që munet me ken dhe nervi i kësaj shtjelle rrapëllitëse, kësaj stuhije pasionante, e pse jo, të qasjes së gurëthemeltë të filozofisë që mëtoi: “Inteligjenca na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha për efekt kryesor të zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie gastronomike dhe superxhelatinoze, prustiane, të një loje parimisht të lartë. lexo me teper »

Miopia e pragmatizmit ekstrem në politikë

Postuar tek Komente me January 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Grid  RROJI

Njëri nga aspektet më të rëndësishëm në mbarë-vajtjen e një sistemi politik është roli i ideologjive në përcaktimin e kahut politik të palëve në sistem. Politologjia e përcakton rolin e ideologjisë si ndërlidhësi midis elitave qeverisëse dhe qytetarit. Një tjetër përkufizim e trajton ideologjinë si ndërlidhësi midis mendimit dhe sjelljes politike. Në këtë këndvështrim, ideologjia nuk përcakton vetëm programet e partive politike dhe përgjithësisht kahun e veprimit politik të tyre, por edhe i lejon qytetarit të ketë informacionin e duhur për të zgjedhur midis tyre. Përmbledhtazi, përqafimi i një ideologjie të caktuar kushtëzon veprimin politik të elitave dhe raportin e tyre me qytetarin, duke e bërë sistemin funksional dhe të parashikueshëm. lexo me teper »

Arben Imami, filo-rusi që kërkon të shitet si amerikan

Postuar tek Komente me January 29th, 2012 nga Lajmi – 1 koment

Shkruan : Ilir  VATA

Fatkeqësisht, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka nisur një fushatë sensibilizuese për kornizimin e figurës së tij si njeri i perëndimit, njeri i besuar i NATO-s, vizionar dhe madje edhe modern. Ka shfaqur kujdes për çdo detaje në konfidenca me drejtorin e kulturës, përpiqet të lançojë veten, përtej asaj që është, ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me perëndimin, por përkundrazi është një nga familjet më mercenare të komunizmit në veri, që ka vrarë me qindra nacionalistë. Kuptohet, që në fillesë përkushtimi fals dhe njëherazi falsiteti i një njeriu që kërkon të shitet me çdo kusht si amerikan kur është filo-rus, si në rrënjë të familjes ashtu dhe në jetën e tij më shumë të lidhur me krimin, sesa me devotshmërinë e një njeriu modern. lexo me teper »

Basille: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i pamundur me këtë liri shtypi

Postuar tek AKTUALE me January 29th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

“Me gjendjen e lirisë së shtypit në këtë moment është e pamundur që Shqipëria t`i bashkohet Bashkimit Evropian. Kështu është shprehur në një intervistë për Deutsche Welle, Shefi i Marredhënieve me Institucionet Europiane pranë “Reporterëve pa Kufij” Olivier Basille, duke shtuar se për Bashkimin Evropian liria e shtypit është shumë e rëndësishme,transmeton Oranews.
lexo me teper »

Lektorët e së keqes

Postuar tek Komente me January 28th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Kostaq  XOXA

Është një fatkeqësi kombëtare që tani, në prag të hyrjes në komunitetin europian, të bëjmë propagandën e diktaturës. E shpreh në vetën e parë të shumësit, si të thuash, për eufemizëm. Jo ne, po ata, në të vërtetë. E quajnë veten intelektualë, Por nuk janë intelektualë si at Zef Pëllumbi. Koha e ashpër e mësoi atin e pëndritur të bëhej jo vetëm një letrar i talentuar i dhembjes, që të “rrnojë për me tregue”, por edhe një lulishtar me projekte artistike kopshtesh pariziane, duke qenë në burg, jo në Francë… E mësoi të shndërrohej edhe zdrukthëtar që, me mjetet e punës të sajuara nga shpirti i vet krijues, të bënte jo vetëm orendi të habitshme shtëpiake, por edhe skakiera shahu, që ishin jo vetëm për dashamirët e shahut, por edhe për personat që kishin një shije fine artistike. lexo me teper »

Europa! Dy dekada ikën. Edhe sa…?

Postuar tek Komente me January 27th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Lutfi  DERVISHI

Shqipërisë i duhen 10-15 vjet për t’u bërë si Europa. – Kjo deklaratë është bërë para pak javësh nga një zyrtar i Komisionit që merret me Shqipërinë. Është një nga variantet optimiste, por premtimi nuk është i plotë. Pjesa e dytë e fjalisë është: “Nëse punët ecin mirë”. Por ky “premtim” është bërë edhe 20 vjet më parë nga lideri i opozitës së asaj kohe, sot Kryeministri vendit në një gazetë italiane. lexo me teper »

Ngushëllime, Shqipëri….

Postuar tek Komente me January 26th, 2012 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edlira  GJONI

Është humbje e madhe të të vdesë sistemi gjyqësor. Është tragjikë të mos kesh më as drejtësi, as shpresa të mbetura për të patur  institucione legjitime dhe të pavarura të një vendi për të marrë vendime të pa-ndikuara politikisht, humbja e aftësisë për të ofruar shërbim të besueshëm tek publiku si edhe mungesa e aftësisë për bashkëveprim progresues me vendet e tjera, janë karakteristikat që sipas gjuhës politike, dallojnë një shtet që është në rënie e sipër. lexo me teper »