Arkivi per December, 2011

Përse enverizmi ishte rrënimtar për fatet e Shqipërisë?

Postuar tek Komente me December 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Kostaq  XOXA

Para disa ditësh vdiq njëri prej aktorëve më të bujshëm të Gjermanisë, Johanes Hester. Ishte këngëtar, prezantues programesh artistike, recitues i talentuar, aktor i shquar në teatër dhe në filma, i gjallë e me një temperament rinor, i njohur në të gjithë Gjermaninë. Kam shkruar edhe njëherë tjetër për këtë figurë të shquar të artit gjerman. Kjo ka ndodhur vite më parë. Me rastin e vdekjes së tij në një moshë që do t’ia kishin zili, se vdiq në këmbë, siç thuhet, nga një infarkt, në një moshë që mund të quhet e rrallë: 108 vjeç. Ishte i mirëpritur kudo në mjedise artistike dhe, në njërën nga intervistat e shumta që ka dhënë, ai pati pasoja që nuk do t’i ketë harruar gjer në ditët e dhjetorit të 2011-s, kur vdiq. lexo me teper »

Qeveritarët kosovarë – arti i të mashtruarit apo “con artists”

Postuar tek Komente me December 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Bekim  TOCANI

Asgjë e re që qytetari i Kosovës nuk e di nuk mund të thuhet në ndonjë fundvit tash e sa vjet…Befasitë e mira ndodhin tjetërkund, sidomos nëse ato duhet pritur nga udhëheqësit e vendit. Një kryetar, ai i Gjermanisë, kërkoi falje për një skandal financiar duke u shfaqur ashtu siç edhe e përshkruan mediet; “njerëzor dhe jo i shenjt’! Më kot mund të hulumtosh në faqet e internetit, materiale apo histori, nëse ndonjëherë, dikush nga udhëheqja aktuale e Kosovës (Qeveria apo Parlamenti) që për ndonjë skandal financiar (lexo: korruptiv që Kosova e ka me bollëk) të ketë kërkuar falje. Të jetë gjykuar jo se jo. Në Kosovë, fatkeqësisht edhe në gjithë Evropën, lajmi i keq vazhdon të jetë “lajm i mirë”. Ndërkaq që mediet përtej Atlantikut, janë duke e kërkuar lajmin në sukseset e njeriut, kreativitetin dhe inovacionet… lexo me teper »

A ka vend të flitet me kaq pesimizëm për krizën?

Postuar tek Komente me December 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ndricim  KULLA

Para disa ditësh, editoriali i gazetës më të madhe italiane (“Corriere della Sera”), titullohej “Kurthi i pesimizmit”. Të gjithë e njohin gjendjen të cilën po kalon Italia, apo dhe për tentativën e saj për ta kaluar gjendjen kritike nëpërmjet një qeverie teknike dhe “pezullimit” të përkohshëm të demokracisë. E megjithatë, si faktor thelbësor në kapërcimin e saj, artikullshkruesi vendoste mosrënien në grackën e pesimizmit, sepse atëherë “recesioni do të kthehej vërtet në një depresion, e kjo do të ndodhte nëse deluzioni që ka përfshirë vendin do të shndërrohej në dorëzim”. lexo me teper »

Dashuria ndaj atdheut, t’ia nisim nga e para

Postuar tek Komente me December 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Saimir  LLESHI

Është bërë pak klishe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në Bruksel. Ky lloj bashkimi, nuk është asgjë tjetër vetëm se “bashkim” si me shtetet e tjera të bllokut. Por të pretendosh të kundërtën në këtë moment, është “blasfemi” përballë ngazëllimit politik-gjerë për integrimit në BE.Në cilën Evropë? Shqiptarët do të kenë dy vota, apo dy e gjysmë? Do të kemi dy flamuj që valëviten mes thuajse 30 flamujve të tjerë? Të gjitha këto, nuk është se do të sjellin më në fund lumturinë tonë dhe brezi i “idhujtarisë” politike nuk do të ketë ikur ende. Zinxhiri nuk do të jetë shkëputur, e po kaq edhe afera që i mbështjell ata! lexo me teper »

Intelektualë… bëhuni inteligjentë

Postuar tek Komente me December 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Agim  BAÇI

Gazeta “New Jork Times” kishte piketuar në një shkrim të një dite më parë skeno-grafinë më të qartë që pushtoi një pjesë të konsiderueshme të globit për vitin 2011: protestat popullore. Ajo që veçohej në shkrim ishte fakti se inati popullor kishte mposhtur zërin e elitës duke marrë përsipër komunikimin e drejtpërdrejtë me drejtuesit e qeverive në çdo vend, duke vënë në vështirësi të majtë e të djathtë.Po në Shqipëri, a kemi ne elitë që mund të inatoset, që ngre zërin ndaj asaj që duhet të jetë ndryshe në një vend?Duhet pranuar fakti se elitat janë “negociatorë të pashpallur” mes qeverisë dhe njerëzve të thjeshtë, duke shmangur kështu nga njëra anë zemërimin e qytetarëve për situata të ndryshme dhe, nga ana tjetër, duke e detyruar qeverinë që të jetë më transparente me komunikimin me qytetarët, sidomos në lidhje me premtimet. lexo me teper »

Kosova në vitin që po lëmë pas

Postuar tek Komente me December 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Veton  RUGOVA

Viti 2011 do të mbahet mend, si vit kur kanë dalë në sipërfaqe probleme të shumta që i ka Kosova brenda vetes dhe në raportet me faktorin ndërkombëtar, që e bënë këtë vit të mirë, sepse shumë më mirë është që të shihen se cilat janë problemet reale që i ka Kosova sesa që ato të mbyllen apo të fshihen siç ka ndodhur me vite të tëra pas pavarësisë.Prej korrikut të këtij viti është parë që e kemi problemin e veriut të Kosovës, që ai duhet të zgjidhet. Që Serbia është në veri të Kosovës dhe jo strukturat paralele dhe kjo tash ka marrë dhenë. Prandaj, është shumë mirë që përfundimisht ka nisur zgjidhja e problemit të veriut. lexo me teper »

Guximi i dorëheqjes politike

Postuar tek Komente me December 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Edlira  GJONI

Dorëheqja në vetvete është shprehja më e lartë e moralit politik. Kështu thonë të paktën ata që me politikë kanë ndryshuar rrjedhën e historisë botërore. Dorëheqja shihet si akti më i lartë në zbatim të një marrëveshjeje, të shkruar ose jo, ligjore apo zakonore, që politikanët bëjnë në emër të guximit për të marrë përsipër përgjegjësi të ndryshme, që nga dështimi për të përmbushur ligjërisht e moralisht një detyrë, deri tek shprehja e pakënaqësisë popullore ndaj politikanit. Kjo e fundit po ndodh në Rusi me ish-presidentin dhe sërish kandidat për president. lexo me teper »

Kohë bilancesh

Postuar tek Komente me December 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Enxhi  KASTRIOTI

Fund i një viti, pavarësisht optimizmit të thellë që ekziston për lënien pas të një periudhe kohore dhe fillimin e një të reje, shoqërohet gjithmonë me mendime e refleksione të 365 ditëve të tij. Analizë situatash, veprimesh, zhvillimesh, të cilat pak a shumë të japin një rezyme me ngjarjet kryesore, pozitivitetin apo negativitetin e tyre. Shumëkush do ta quante “kohë bilacesh” e kur secili prej nesh bën bilancet e veta, ndoshta është radha e klasës politike shqiptare për të reflektuar e për të ndryshuar kursin e saj, i cili, për fatin tonë të keq, ka rezultuar të jetë krejtësisht i keqësishëm. lexo me teper »

Kur hajdutët e drejtësisë fshihen pas pavarësisë

Postuar tek Komente me December 26th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Mentor  KIKIA

Kontrolli që Ministria e Drejtësisë i bëri dosjes penale të një të pandehuri, Konstandin Xhuvani, shkaktoi tensione mes saj dhe prokurorisë e gjykatës. Sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, që kontrolluan dosjen, prokurori ka kërkuar një masë dënimi më të ulët nga sa parashikon ligji (Xhuvani u dënua nga shkalla e parë me 2 vjet për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij).Xhuvani është djali i deputetes Luiza Xhuvani dhe shpejt historia mori edhe konetacione politike. Ministri i Drejtësisë kërkoi nga presidenti, në cilësinë e kryetarit të KLD, marrjen e masave penalizuese ndaj prokurorit të çështjes dhe prokurorit të rrethit Tiranë. Prokuroria reagoi me nxitim pas kësaj, duke thene se po shkelet pavarësia e gjykatës dhe prokurorisë. lexo me teper »

Çfarë po ndodh me Veriun ?

Postuar tek Komente me December 26th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare
Shkruan : Ramiz  BOJAJ
 
Veriu i Mitrovicës, (si potencial krimi) mbetet “peshqesh” edhe për vitin 2012. Prolongimi i zgjidhjes së problemit në fjalë, hapë dilema me shumë të panjohura, rreth stabilitetit afatgjatë të kësaj pjese të shtetit të Kosovës, por edhe të rajonit. Veriu i Kosovës edhe më tej mbetet plagë e çelur (shteg i hapur), përmes së cilës Serbia keqtrajton shtetin e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar këtu. Duke mbetur jashtë kornizave unikate juridiko-kushtetuese (fillimisht nga OKB e më pas edhe nga Republika e Kosovës), veriu mbetet poligon që mblodhi në vete, bandat kriminale, mafiozët dhe trafikantët. lexo me teper »