Arkivi per November, 2011

Berisha: E shtuna – ditë zie, shqiptarët votuan për monarkinë, por referendumi u manipulua

Postuar tek AKTUALE me November 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit të mbajnë një minutë zi për pretendentin e fronit mbretëror, Leka I. Berisha e shpalli të shtunën ditë zie, ndërsa në fjalën e tij tha se në vitin 1997 atij iu vodh referendumi për monarkinë. Sipas Berishës, shqiptarët votuan masivisht që vendi të ishte monarki. lexo me teper »

Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar

Postuar tek LETERSI me November 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Albert  VATAJ

Pena magjepsëse e gjeniut rebel që do të shkundte nga themelet një epokë dhe do të kthente pasionet e tij në një lëndë vdekatare që ngjizej me helmin dhe paragjykimin,perceptimet e shoqërisë së atëhershme viktoriane.Moderimi është diçka fatale. Asgjë s’është më e suksesshme sesa teprimi. Përvoja nuk ka asnjë vlerë etike: ajo është thjesht emri që njerëzit u japin gabimeve të tyre,kjo maksimë e Oscar Wilde është, së shumti, tharmi që nxuni një nga tiparet më të pazakonta të artit. Pikërisht, teprimi dhe kryekëput, sentenca “Unë mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimeve”, përmbushën në perimetrin e së tërës, një gjeni kokëkrisur. lexo me teper »

Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu

Postuar tek AKTUALE me November 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare N.M.T. Mbreti Leka I . Pas një kohe trajtimi në spitalin Neorokirurgjik në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, N.M.T. Mbreti Leka I nuk ka mundur të kalojë gjendjen kritike në të cilën ndodhej dhe ka vdekur në reanimacionin e spitalit.Ndërkaq, nga ana e familjes mbretërore u bë një falënderim i veçantë për ekipin mjekësor nën drejtimin e prof. Mentor Petrela dhe dr. Kliti Pilika, që po asistojnë pretendentin për fronin mbretëror që nga shtrimi i tij në spital. lexo me teper »

Besa e shqiptarit, një strehë për hebrenjtë, kombin e përndjekur

Postuar tek HISTORIA me November 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Pregatiti : Maringlen  MULLAJ

Ekspozita me fotot e familjeve shqiptare që strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për ti shpëtuar përndjekjes naziste, ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve në Pittsburgh. Në një shkrim të ditëve të fundit www.pittsburghlive.com shkruan se në Shqipëri, një vend në Gadishullin Ballkanik, ti hapësh derën dikujt për atë që ka nevojë, është rrënjosur në një kod të lashtë nderi të quajtur “Besa”. Fjala përkthehet “për të mbajtur premtimin”. lexo me teper »

Desha te festoj 100 vjetorin e pavarsise ?!

Postuar tek Komente me November 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Ilirian  BLLOSHMI

Desha të festoj 100 vjetorin e pavarsise , por m’u kujtuan 50 vjetë të Partisë që ua shpërlanë trurin shqiptarëve duke propaganduar idetë më antishqiptare, për vëllazërimin me serbët, me grekët, me rusët e me proletarët e gjithë botës. M’u kujtua se populli shqiptar nuk ka pasur traditë për ta pritur e për ta kremtuar vitin e ri. Kjo festë pagane iu “imponua” nga ndikimi i TV-së nga ish-regjimi komunist! lexo me teper »

Enveri i Fevziut dhe komunizmi i Marksit

Postuar tek Komente me November 29th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Nga : Ermal  HASIMJA

Jo rastësisht përpjekja më e suksesshme për përshkrimin e veprimtarisë së Enver Hoxhës është bërë nga një gazetar, dhe jo nga një historian. Më tepër sesa mbush boshllëkun biografik të Enver Hoxhës, libri i Fevziut ndriçon boshllëkun e analizës së komunizmit. E kam fjalën për analizën historike, sociologjike, politike dhe filozofike të tij. Në 20 vitet e fundit kjo analizë ka dështuar pothuajse plotësisht dhe dëshmia më e qartë për këtë është injoranca e plotë e brezit të ri mbi atë që ka ndodhur gjatë komunizmit. Ajo që të rinjtë shqiptarë dinë sot për periudhën 1945-1990 është që një grup njerëzish me në krye një diktator vranë e prenë gjithë dynjanë pa asnjë arsye teksa vetë jetonin për shtatë palë qejfe te Blloku. lexo me teper »

Përdhosja e festës dhe i ziu flamur kuqezi

Postuar tek Komente me November 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Mentor  KIKIA

Një dalldi e madhe kapi për një javë rresht shumë shqiptarë, të cilët mbështilleshin me flamuj kuq e zi dhe bërtisnin rrugëve, sa në Shqipëri e sa në Kosovë. Një garë e paprecedentë nisi sa në Vlorë e sa në Tiranë, kush e kush të varë më shuma flamuj rrugëve e nëpër shtylla. Ishte 99 vjetori i shpalljes së pavarësisë, siç ishte një vit më parë 98 vjetori e katër vite më parë edhe 95 vjetori. Por çfarë kishte ndodhur sivjet, çfarë ndodhi që u prodhuan kaq shumë flamuj kuq e zi e u lidhën nëpër pemë e nëpër shytlla, në qytete e rrugëve të Shqipërisë e Kosovës? lexo me teper »

BANORËT E KOSINËS QË U RIVARROSËN SI USHTARË GREKË

Postuar tek AKTUALE me November 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Telnis  SKUQI

Eksperti grek: Ai ishte dhunim. Ministria e Mbrojtjes më kërkoi ndihmë

Nisi Ballabani, 83 vjeç, nga Kosina e Përmetit, kërkon të qajë sipas zakonit gjyshen dhe dy fëmijët e saj binjakë, por nuk ka varr, u zhvarrosën pesë vite nga Kisha e Shën Mërisë, u betonizuan nëntë muaj më pas nga Prokuroria e Përmetit dhe së bashku me të edhe 66 varre të tjera (eshtra skeletike), që u nxorën nga prifti i fshatit Atë Vasil Themollari, me justifikimin se atje ishin prehur ushtarët grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke, në periudhën tetor 1940 – prill 1941. lexo me teper »

Nëntëdhjetë e nëntë plus një

Postuar tek Komente me November 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Dorian  KOCI

Edhe 99 herë të rrëzohemi, prapë duhet të ngrihemi! – Petro Nini Luarasi

Numri 99 nuk është një numër me sens pozitiv në kulturën popullore shqiptare. Ai simbolizon persona dhe individë që nëpërmjet mënyrave të tyre për të përftuar në jetë, krijojnë një problematikë të madhe në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë. Mirëpo ky përcaktim, sigurisht që shtrihet vetëm në nivelin e marrëdhënieve individ-shoqëri sepse kur ai shtrihet në një nivel tjetër si është p.sh ai i përvjetorit të një feste të rëndësishme nuk ka të njëjtin kuptim. Sot në datën 28 nëntor shqiptarët kudo që janë festojnë 99-vjetorin e themelimit të shtetit të tyre kombëtar. lexo me teper »

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës më 28 Nentor 1912

Postuar tek Komente me November 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Jeton  AMETI

Populli shqiptar është pasardhës i Ilirëve dhe është autokton në trojet e veta etnike dhe nuk është i ardhur ashtu siç janë të ardhur fqinjët tonë shovinist në trevat e Gadishullit Ballkanik,gjithëashtu populli shqiptar dallon krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor,e atë kombëtar.Kryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë,kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane,dhe kundër politikës së vjetër të fqinjëve tonë shovinist,mbartë me vehte vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Lidhja Shqiptare e Prizrenit,Lidhja e Pejës,Kongresi i Manastirit,dhe kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911,të cilat pasuan me kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912. lexo me teper »