Arkivi per October, 2011

Topi, betejë me PD për elektorat

Postuar tek Komente me October 31st, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Agim  BAÇI

Presidenti Topi ka vendosur përfundimisht të mos fshehë betejën me maxhorancën dhe të zbresë debatin edhe me institucione. Pas pohimeve publike nga njerëz pranë tij, se po ndërtohet një parti që do të synojë elektoratin e djathtë, Topi vendosi ta sfidojë ndarjen mes tij dhe PD-së përmes dy lëvizjeve të tij- kandidimit të Sali Shehut në krye të KLSH-së dhe dekorimin e Pjetër Arbnorit “Nderi i Kombit”. lexo me teper »

Ka kohë për liberalizim të vizave

Postuar tek Komente me October 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Veton  RUGOVA

Qytetarët e Kosovës duhet të presin akoma për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se Kosova tashmë ka marrë premtimin nga Komisioni Evropian se shumë shpejt ky institucion do ta nisë dialogun për liberalizimin e vizave, ky është vetëm ?llimi, dhe se për të arritur deri në “cak” nevojitet ende shumë punë.Ky paralajmërim se shumë shpejt do nisë dialogu për liberalizim është shenjë që Kosova ka punuar në përmbushjen e disa kritereve. lexo me teper »

Edi Rama dhe serbet e Veriut!

Postuar tek Komente me October 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Bekim  REXHEPI

Dy ngjarje të kobshme po sfidojnë shqiptaret, në Kosovë padyshim se janë serbet e veriut, ata që po bllokojnë rrugët për të penguar zhvillimin e shtetit të Kosovës. Dhe Shqipëria ka Edi Ramën, atë që po bllokon integrimin e vendit në BE. A s’ka ngjashmëri tendenca për të bllokuar shtetin? A s ‘janë këto sfida të rënda për shqiptarët? Padyshim se mund të ketë antishqiptar! Por, janë të identifikuar, janë serbet e Kosovës, kundër shtetit e pushtetit të Kosovës. Është identifikuar tashmë edhe Edi Rama, ky relikt i pa vlerë, që po sillet kundër shtetit e pushtetit në Shqipëri. lexo me teper »

Realiteti në sytë e kryetarit të PS

Postuar tek Komente me October 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Albert  AVDYLI

Më 5 nëntor do të mblidhet Kongresi i radhës i Partisë Socialiste. Qëllim nuk është zgjedhja e kryetarit. Socialistët e dinë që ai është aty, mes tyre, i paepur, duke mbartur disfata të njëpasnjëshme. Shqiptarët, po ashtu e dinë, që ky kongres mblidhet për të bërë disa kurban. Therorët (askush nuk do të theret), do të jenë disa nga emblemat e kësaj partie në 21 vite të pluralizmit politik. Atyre do t’u mbyllen dyert e asaj partie që vetë e kanë krijuar. Rekrutët pasanikë, udhëheqës të rinj, janë aq muskuloz në trurin dhe devotshmërinë e tyre sa as emri i Fatos Nanos nuk u krijon emocion. Të tjerët, pasues apo bashkëpunëtorë të tij, konsiderohen derivate të thjeshta që nuk mbartin pasoja, ndaj spastrimi është një procedurë e lehtë. Kurbanëve ua dimë emrat, gijotina quhet kongres, xhelati nuk është anonim edhe pse rituali e kërkon përherë me kapuç të zi mbuluar. lexo me teper »

Agresiv, pra i sukseshëm

Postuar tek Komente me October 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Renato  KALEMI

Debatet e fundit politike dhe polarizimi i tejskajshëm i shoqërisë sa majtas e djathtas, po gjenerojnë një fenomen i cili, në mos është pjellë e 20 viteve të tranzicionit demokrat, na vjen peshqesh nga fryma autokratike, dashuria pas kultit të “Njëshit”, e sistemit të kaluar. Politika shqiptare është ndoshta versioni më i egër i të bërit politikë sot në Ballkan, e për pasojë ne sot jemi kthyer në delen e zezë të opinionit ndërkombëtar, aq sa nuk do të ishte çudi sikur ndonjë ambasador, i ngarkuar me punë në Tiranë, të ketë shkulur flokët nga marazi në përpjekje për të pajtuar dy politikanë shqiptarë. lexo me teper »

Turpërimi moral i shqiptarëve ndaj të huajve në diktaturën komuniste

Postuar tek LETERSI me October 28th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Agron  TUFA

Krimet e komunzimit në Shqipëri përbëjnë një kapitull të pahapur, ndonëse për to është folur në këto 20 vjet pas rënies së diktaturës, kryesisht nëpërmjet kujtimeve fragmentare të atyre që kanë mbijetuar nga pesha e dhunës. Është folur në mediume të ndryshme në mënyra të ndryshme, me tone minimizuese e përkeqësuese, por gjithmonë, duke ndjekur sipërfaqën e sheshtë të gazetave dhe ekraneve, derisa perceptimi për komunizmin si e keqe shoqërore e kombëtare është reduktuar në një lloj ekzotike, pa e patur konkretësinë e duhur e as koordinatën. lexo me teper »

Beteja e humbur me moralin

Postuar tek Komente me October 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gentian  ELEZI

Në disa prej sondazheve të zhvilluara në Shqipëri nga institucionet ndërkombëtare rezulton se, krahas institucioneve të drejtësisë, qytetarët shqiptarë kanë një besim të dobët sidomos në partitë politike. Vlerësimi nuk ishte për parti specifike, por për spektrin politik në tërësi. Koncepti i besimit është shumë i gjerë dhe përfshin shumë elemente, por pa diskutim morali politik që mbartin dhe reflektojnë aktorët dhe partitë politike lidhet ngushtë edhe me nivelin e besimit. lexo me teper »

Krimet e stalinistëve shqiptare nuk janë dënuar

Postuar tek Komente me October 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Shaban  MEMIA

Historia ka treguar se përmbysja e vërtetë e tiranisë realizohet vetëm atëherë kur dënohen krimet e saj. Duke mos e dënuar diktaturën ke bërë një marrëveshje të heshtur me të dhe në këto rrethana i jep tiranisë së rrëzuar shpresën e ringjalljes. Duhet të jemi të qartë se dënimi i krimeve të një epoke është domosdoshmëri historike. Ky dënim nuk realizohet për hakmarrje dhe për të krijuar probleme, por për t’iu dhënë fund spekulimeve, mashtrimit, mjegullës së qëllimshme që po e trondit dhe do vazhdojë ta tronditë përherë e me tepër realitetin shqiptar. Ky proces është i dhimbshëm, por i shëndetshëm, ashtu siç është një ndërhyrje kirurgjikale e domosdoshme. lexo me teper »

Koha për kapërcimin e paragjykimeve

Postuar tek Komente me October 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Ndricim  KULLA

Të udhëheqësh një komb, nga këndvështrimi etik do të thotë të nisesh nga shpirti, duke kërkuar mënyrat që ky shpirt i kombit të arrijë të shfaqet sa më mirë. Nëse përvetësohet mirë ky parim, atëherë edhe kategori të tilla si e djathta, e majta, qendra, progresiste, konservatore etj., duhet të kenë kutin e matjes me atë që duhet të na interesojë parësisht: plani evolues i ndërgjegjes së kombit i lidhur me të mirën e përbashkët. Vlerësimi kësisoj do të ndodhë duke individualizuar ato forca evoluese ose kundërevoluese, që rast pas rasti e në përshtatje me “gjendjen e domosdoshmërisë historike” do të arrijnë të ndihmojnë ndërgjegjen e kombit të shfaqet me gjithë fuqinë e vet, të zhvillohet apo do ta pengojë atë. lexo me teper »

Pa qeveri, pa opozitë, pa shpresë

Postuar tek Komente me October 26th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Albi  XHUNGA

Profesionalizmi, nderi dhe ndërgjegjja e çdo gazetari (këtu futen edhe analistët e opinionistët) kërkon që puna e tij të fokusohet kryesisht në identifikimin dhe pasqyrimin e problemeve të vendit, në identifikimin dhe denoncimin e aferave të ndryshme korruptive që bëhen në kurriz të taksapaguesve, në sensibilizimin e opinionit publik për gjithçka nuk funksionon fare apo nuk funksionon siç duhet etj., etj. lexo me teper »