Arkivi per September, 2011

Uran Butka: Ja e vërteta e luftës civile në Shqipëri

Postuar tek HISTORIA me September 30th, 2011 nga Lajmi – 2 komente

Bisedoi : Ilir  BUSHI

Cili është mendimi juaj për luftën antifashiste të kombit shqiptar?

Lufta Antifashiste e popullit shqiptar lindi dhe u organizua si reagim patriotik i shqiptarëve kundër pushtimit italian dhe më pas gjerman të Shqipërisë dhe i shërbeu çlirimit te vendit dhe kauzës së përbashkët antifashiste të popujve gjatë Luftës II Botërore.Kam vlerësim për këtë luftë patriotike e çlirimtare si edhe për sakrificat e gjakun e derdhur për liri të luftëtarëve e të dëshmorëve nacionalistë e partizanë, ndonëse historiografia shqiptare e ka trajtuar në mënyrë të njëanshme, të politizuar dhe të tjetërsuar, ndërsa politika e ka fetishizuar dhe instrumentalizuar.Deri në Kuvendin e Mukjes, përgjithësisht zotëroi fryma e mirëkuptimit, shpesh edhe e bashkëpunimit, ndërmjet dy organizatave kryesore politiko-ushtarake: Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacionalçlirimtar. lexo me teper »

Regjistrimi, sa reale është frika e “tradhëtisë” sonë?

Postuar tek Komente me September 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Mentor  KIKIA

Pas muajsh të tërë debati politik e mediatik, rregjistrimi i popullsisë nisi. Më në fund do të na numërojnë. Sa jemi gjithsej ne që mbajmë pasaportë shqiptare? Sa meshkuj e sa femra? Çfarë rrace jemi, sa shqiptarë, sa grekë, serbë, romë etj? Sa të pasur jemi, sa shtëpi kemi, sa makina, vila, toka, kuaj e lopë? Këto dhe shumë të dhëna të tjera do të grumbullohen në një formular, ku janë përgatitur një mori pyetjesh. Të gjitha duken normale. Qeveria po tenton të mbledhë për herë të parë kaq shumë të dhëna për shtetasit e saj, për të plotësuar arkivin e Institutit të Statistikave, i cili asnjëherë më parë nuk ka patur kaq shumë informacion për shtetasit e Shqipërisë. lexo me teper »

FALEMINDERIT KOSOVË!

Postuar tek Komente me September 30th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan: Eugjen  MERLIKA*

“Po të na shtrëngonte fati me zgjedhë njânën dysh: a mâ mirë me humbun Kosovën apo lirìn, pëlqejmë mâ parë të humbasim lirìn, mbasi këtê, të bashkuem me Kosovën, jemi të sigurtë se dikur mund t’a fitojmë prap.” – Mustafa Merlika Kruja

Ka ditë në jetën e njeriut që mbeten të ngulitura thellë në kujtesë, me të gjitha imtësitë e tyre, duke filluar nga ngjyra e qiellit e duke përfunduar te veçoritë e rrugëve mbi të cilat ecet e fizionomitë e njerëzve me të cilët bisedohet. Një udhëtim i thjeshtë, në sajë të një episodi, të një gjesti, të një fjale, të një buzëqeshjeje, të një takimi, merr formën e një ngjarjeje të rëndësishme, një nga ato që i kalojnë caqet e bëmave të përditshme, që mbeten të veçanta, të shquara, të papërsëritshme… lexo me teper »

Të sillemi si shtet

Postuar tek Komente me September 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga : Adrian   ÇOLLAKU

Situata në veri të vendit çdo herë e më shumë po rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Serbët e asaj ane, përpos që po vazhdojnë të ndërtojnë barrikada të shumta, madje edhe mure, duke tentuar që të pengojnë në çfarëdo forme shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në atë pjesë, tani kanë filluar që të gjuajnë edhe me armë zjarri dhe me bomba.Ndonëse në barrikadat e vendosura serbët nuk kanë shënuar “STOP, ose do t’ju qëllojmë!”, ashtu siç e kishte vendosur KFOR-i në pikat kufitare 1 dhe 31 që i kishte shpallur zona ushtarake, ata kanë vepruar në atë mënyrë. lexo me teper »

Integrimi dhe viti i politikës së mbrapshtë

Postuar tek Komente me September 29th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Gentian  ELEZI

Ajo që pritej, po ndodh. Edhe pse akoma jo zyrtarisht, Bashkimi Europian po mbyll dyert edhe njëherë për Shqipërinë. Analiza paraprake mbi mungesën e progresit dhe hapat prapa në procesin e integrimit ka dalë nga vetë burimet e Brukselit. Nuk bëhet më fjalë për hamendësime dhe opinione gazetarësh dhe as për analiza e parashikime ekspertësh. Detyrat e këtyre 12 muajve ishin të qarta dhe nuk u përmbushën. Faji i këtij dështimi është larg të qenit jetim, përkundrazi. Ka një babë dhe një nënë të përcaktuar qartë. Në këtë vit të mbrapshtë të kësaj politike të verbër, palët politike treguan se janë gati ta mbajnë vendin në zjarr dhe larg progresit, për hir të marrjes ose ruajtjes së pushtetit politik personalo-klanor. lexo me teper »

Bilanci i korrupsionit, 217 shkelje në 306 tendera, Vasili dhe Imami kampionë

Postuar tek AKTUALE me September 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Artemisa  HOXHA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij vjetor për vitin 2010 thekson se janë zhvilluar 380 tendera nga ministritë dhe institucionet e tjera publike. Sipas raportit, nga 306 tendera të kontrolluara, janë konstatuar 217 shkelje. “Janë zhvilluar 380 tendera me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 9.904 milion lekë. Nga tenderat e zhvilluar janë kontrolluar 306 tendera ose 80% e tenderave gjithsej të zhvilluar, me një vlerë limit kontrate të parashikuar prej 7.393 milion lekë. lexo me teper »

Ja kush e pengon integrimin e të përndjekurve politikë

Postuar tek Komente me September 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Shkruan : Luan  MYFTIU

Mëkatarët e diktaturës nuk e durojnë dot dinjitetin e viktimave. Ata nuk kanë pranuar as pafajësínë e tyre. Por, meqë këtë e bëri realitet demokracía, janë sulur t’i trajtojnë viktimat si të jenë ca mjeranë, që shoqërísë iu dashka t’i mëshirojë. Jo! Integrími i ish-të përndjekurve politikë nuk mund të jetë një “lëmoshë” e altruizmit të aristokracísë së tranzicionit, qoftë kjo dhe e veshur me kostum demokrati. Se, në radhë të parë, janë ata që pengojnë sot integrimin e Shqipërísë në Europë, që nuk duan dhe integrimin e të përndjekurve të diktaturës. lexo me teper »

A kemi të ardhme evropiane?

Postuar tek Komente me September 28th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Iliriana  KACANIKU

Evropa është gati të dështojë në Kosovë. Po t’ia thuash këto cilido zyrtari evropian në Kosovë, natyrisht se pak nga ta do të pajtohen. Megjithatë, ekzistojnë një sërë arsyesh për këtë: 1. Që nga viti 2003 kur Bashkimi Evropian i premtoi perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor, shumë shtete të rajonit kanë avancuar drejt anëtarësisë. Kroacisë tashmë iu premtua data e anëtarësimit për korrik 2013, Serbia po lufton me mish e me shpirt që të marrë statusin e kandidatit në takimin e radhës të Këshillit, Shqipëria duhet të plotësojë 12 kushte para se të marrë statusin e kandidatit, Maqedonia dhe Mali i Zi tashmë janë kandidatë, ndërsa Bosnja-Hercegovina është duke zbatuar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. lexo me teper »

Konsensus emrash apo parimesh?

Postuar tek Komente me September 27th, 2011 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare

Nga: Ina  ZHUPA

Këto ditë po diskutohet gjerësisht për paketën e propozimeve që paraqiti kryetari i Partisë Socialiste në lidhje me arritjen e një kompromisi pozitë -opozitë me emrin Pakti për Shqipërinë. Kjo paketë erdhi si një ofertë e opozitës kundrejt mazhorancës me qëllimin për të lehtësuar procesin e marrjes së statusit kandidat nga Bashkimi Evropian. Të paktën kjo ishte arsyeja publike që paraqiti Partia Socialiste. Por në këtë histori për mendimin tim ka shumë hapësirë për të cilën mund të gjykojmë në disa drejtime. Së pari për mendimin tim duhet të gjykohet koha e zgjedhur për paraqitjen e kësaj pakete konsensusi nga opozita. lexo me teper »

Dekontaminimi kulturor

Postuar tek Komente me September 27th, 2011 nga Lajmi – 1 koment

Nga: Nexhmedin  SPAHIU

Shqipëria, përveç se komunizmit më të egër, ka përjetuar edhe ndalimin total të fesë dhe persekutimin e tmerrshëm të klerit. Edhe pse në Kosovë feja nuk ishte e ndaluar, shqiptarët e Kosovës, duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Jugosllavi, importuan nga Tirana letërsinë, muzikën, historinë dhe shumë gjëra tjera. lexo me teper »